Ai ka një zyrë gjigante, në kullën më të bukur të Tiranës, në vendin më të mirë. Nuk dihet se e ka të blerë, apo ia ka falur ndërtuesi, që i ka falur edhe shtëpinë e vet dhe të së bijës te rruga ‘Mustafa Matohiti”, vetëm disa qindra metra më poshtë.
Aty u zhvendos pasi dha dorëheqjen publikisht si kryetar i PDsë, në 26 qershor 2013 dhe aty pret dhe përcjell shqiptarë dhe të huaj. Dhe ai ka një zyrë shumë të bukur, e cila prezantohet për publikun gjatë konferencave të shtypit të ish-kryeministrit, takimeve me të huaj dhe shqiptarë.
Nuk dihet nëse e ka dizajnuar vetë, apo të tjerë, por zyra gjigande e Sali Berishës është e mbytur në luks. Divanë, kolltukë dhe karrige të veshura me lëkurë, me punim chesterfield dhe vintage, të stilit klasik dhe neoklasik, tavolina dhe biblioteka druri, kryesisht dru arre, akacie dhe qershie, piktura dhe aksesorë të tjerë janë ato që mbizotërojnë në zyrën luksoze të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Televizori i vendosur në njërën nga libraritë që ndodhen në zyrën e ish-kryeministrit është objekti i vetëm me më pak vlerë, i cili kushton nga 800-1.000 euro. Të gjitha orenditë e tjera variojnë nga 1.000-10.000 euro. Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur që në zyrën e tij të mobilojë tre ambiente: personal, mbledhja dhe pritja e miqve. Në ambientin e pritjeve janë të vendosur një divan tresh dhe dy kolltukë lëkure.
Modeli i tyre është britanik chesterfield dhe vintage, ndërsa stili neoklasik. Këmbët e divanit dhe kolltukëve janë dru qershie. Sa i përket çmimit të divanit, ai varion nga 4.000 deri në 10.000 euro. Minimalisht, pa asnjë aksesor shtesë, divani kushton 4.000 euro. Por ky model që ka zgjedhur ish-kryeministri është i dizajnuar me gurë “SWAROWSKI”.
Ndërsa kolltuku vintage kushton nga 1.350 deri në 2500 euro. Tavolina e vendosur në këndin e pritjes është drejtkëndore, materiali dru arre, sërish e stilit klasik. Ajo kushton nga 500-1.500 euro. Po në këtë ambient, janë të vendosura tri piktura në mur.
Njëra është e piktorit shqiptar Ibrahim Kodra, i cili nuk jeton më. Përmasat e saj janë 100×80 cm ose 120x100cm. Nëse piktura është origjinale, kushton mbi 3.000 euro. Nëse është riprodhim nga studentë apo piktorë të tjera, vlera e saj mund të variojë nga 500-1.000 euro. Dy pikturat e tjera kanë një vlerë më të vogël. Në pikturën ku paraqitet një figurë femre, çmimi është mbi 300 euro (me përmasa 50×80), ndërsa piktura tjetër (50x85cm) kushton mbi 400 euro.
Nëse do të bëjmë një llogari totale të këtij ambienti, vërejmë se shuma minimale arrin deri në 10.900 euro, ndërsa shuma maksimale 20.200 euro. Ambienti ku bëhen mbledhjet përmban një tavolinë ovale, me 12 karrige (ose më shumë) dhe një bibliotekë me kristalier, modeli i të cilës është special dhe i veçantë, që mund të jetë realizuar me porosi. Karriget janë i njëjti model si kolltukët, të veshura me lëkurë, me punim chesterfield të stilit neoklasik.
Çmimi i një karrigeje është 900 euro, shumëzuar me 12 karrige që janë në total, shkojnë 10.800 euro. Tavolina ovale prej druri të mirë kushton 4.000-6.000 euro. Ndërsa biblioteka me kristalier mbi 4.600 euro. Shuma totale minimale është 19.400 euro deri në 21.400 euro.
Ndërsa qershia mbi tortë e të gjithë zyrës së doktorit është ambienti personal ku ish-kryeministri punon. Karrigia e punës e shefit, në këtë rast e doktorit, lëkurë me punim chesterfield të stilit neoklasik kushton 1.500 deri në 3.000 euro, e dizajnuar me gurë “SWAROWSKI”. Tavolina e punës prej druri të mirë (dru arre) kushton mbi 2.600 euro. Biblioteka ku është i vendosur edhe televizori kushton mbi 3.800 euro, ndërsa televizori rreth 800 euro.
Kompjuteri i punës i markës iMac kushton 1.800- 2.300 euro pa aksesorët shtesë (së bashku me aksesorët shtesë, çmimi i iMac shkon 4.300 euro). Piktura e varur (portret femre) në murin pas tavolinës së ish-kryeministrit është e përmasave 40×50 dhe kushton rreth 250 euro. Ndërsa perdet kushtojnë rreth 150-200 euro. Në total, shuma e mbledhur është 12.900 euro (ndërsa shuma maksimale është 14.950 euro)./Shekulli
keni harruar te shikoni rubinetat e banjos se mos jane prej floriri,nuk jam simpatizant i berishes por lajme te tilla ta shpifin po ta krahasosh me miliardat euro te zhdukur nga pasurite e shqiperise e qe vazhdojne te zhduken ne forma te ndryshme
nga e nxorret ate iMac-un 3800 – 4300 Euro sepse mua me del 1300 USD qe eshte 1/4 e cmimit tuaj shikojeni vete : http://www.bestbuy.com/site/apple-21-5-imac-intel-core-i5-2-8ghz-8gb-memory-1tb-hard-drive-silver/3094013.p?id=1219570896831&skuId=3094013
NUk kontrollova te tjerat por keto jane shkrime kot. Une jam shume anti-Berisha dhe mendoj qe vendin e ka ne burg por ky shkrim me ngjason me akuzat kunder Nexhmies per abuzimet me kafene.
E ka zbukurar si sadami e Gaddafi putana islamike e shpelles dhe po si ata ka me e pas fundin .
Malok -mysliman i shkerdheni rbt ci permban ,
zhdukini nga ajotoke te shpetoje Shqiperia
zgjidhje tjeter nuk ka ,prendryshe do zhdukeni te gjithe nji dite dhe ajo ska me qen e larget
Ferma me qafe te gjate eshte e piktorit Lin Delija mor Tema lexoni pak artikullin qe keni shkruar para disa vitesh …vlera e piktures eshte e caktuar nga ministria italiane dhe varion nga 15.000 euro minimum..
kto gjona skan shum problem por esht gjithe kompleksi i ktij njeriu qe eshte problem.
Ky njeri eshte shkaktari kryesor per gjendjen e prapambetur qe gjendet Shqipria sot e 26 vjet..
DO TE THONI JU POR KA 2VJET E GJYS QE ESHTE PS.
Po eshte e vertete, por duhet te shofim me vemendje menyren qe perdor per te mos eci Shqiperia perpara..
si reforma ne drejtesi, ceshtja e Gerdecit, Lazarati dhe te ardhment e tij, 21 janari etj..
Une them vetem kaq:
SHPORRU “FARE E KEQE”
Problemi eshte qe Gedhafi e Sadami dolen para ligjit kurse ai vazhdon te jete perseri.Eshte i vetmi shtet ne bote ku asnje nga zyrtaret e shtetit parlamentaret apo politikanet kuadroti qe kane shkelur ligjin nuk eshte denuar.Besoj eshte faji edhe i popullit qe nuk di ti vendosi fajtoret ne vendin e duhur
Mosi i gzofte se shpejti e pafshim ne burge
Se shpejti si Gadafi. Po trembet shume lidhja e shlgjatit (Kryeministrit Edi Rama) me FBI amerikane. Vetem kjo dhe Edi Rama ishalla e shpetojne shqiperine nga ky cjap plak serb.
I bashkohem mendimit te 17 prillit.Nuk shikohet se cfare eshte vjedhur dhe cfare po vidhet por shikohet ajo qe ne cdo vend te botes lejohet me ligj.Kur nje president APO udheheqes shteti del ne pensjon ose nuk ushtron detyrat qe ka pasur i takon zyra si dhe nje sekretare.Dhe keto nuk cojne peshe fare ne shqiperine e super korruptuar!
Ne foton qe keni paraqitur, vetem Berishen e keni lene pa i vene nje cmim! Vertet qe nuk e ble kush, po verini nje cmim ta kete!
Sala me Imac…i lumte nga bjeshket e nemura ne Apple ….. i nderron si mbreti grate… Saliu kshte plan te dixhitalizonte Shqiperine por derrat e PS nuk ja mundesuan.
Merruni me qindarkat e Salit se milionat e Shkelzenit, floriri i Likes, milionat e EDRAMES rriten per brezat e ardhshem te familjes ne Qipro e Katar, a Zvicer.
Kjo foto nxjerr dukshem,karakterin e ketij personi. Kriminel,po. Hajdut, po. Mashtrues,po. Hipokrit,po. I mbarsur me te gjitha te keqiat.
Dhe thone :”nuk mban qeni breke”.
Shihja mbretin e Jordanise ne nje emission per Jordanine. Nje njeri qe bente gjithcka per ta rrojtur jeten si njeri. Bridhte neper kanionet e lumenjeve te vendit. Merrte gruan dhe femijet ne tricikel dhe dilte per te kaluar kohen si cdo njeri. Dhe te mos harrojme, eshte pasardhes nga familja Hashemite, direkt gjenealogjia e profetit Muhamed.
Mua sinqerisht me vjen keq per Berishen, ai nuk di te jetoj ndryshe, vec politikisht. Berishen nuk mund ta perfytyrosh jashte zyres, ai nuk di te jetoj jashte saj. Edhe kur bene not, ai noton politikisht, thyen rekorde thjesht per arsye politike. Dasma, fejesa, fushe golfi,stadiume, pallate sporti xhiro me shoke nga liqeni, ulje per te pire ndonje shishe birre me shoke, e ku di une, te gjitha keto qe bene nje njeri normal, per te jane te pa konceptueshme. Ai pret e percjell njerz vetem politikisht, ju rezervon vetem nje takim politik te programuar. Bota e tij eshte zyra, jashte saj ai nuk di te sillet dhe te jetoj. Une nuk jam shkrimtar, por po ta shikosh me kujdes kete aspect te jetes se tij, perben nje fabul per te shkruar dicka qe do te linte mbresa te pashlyeshme tek lexuesit. Ai nuk eshte asgje tjeter, vec nje i vetburgosur, pa me te voglen jete njerezore, por vec politike. Kenaqet si femije kur I hapin deren e makines, I cili e shoqeron deri ne zyre kur hyne dhe pas gjashtembedhjet oresh, kur del. Kujt mund te mos I kete bere pershtypje kur hynte ne mbledhjet e qeverise, duke i lene ministrat te prisnin 20-30 minuta dhe me ate dosjen ne dore ngadale derejtohej tek kolltuku, ulej dhe duke buzeqeshur dukej sikur u thoshte sklleverve te tij: he more muter, u merzitet ndopak qe u lash te prisnit? Po na plasi bytha, te prisni qe cke me te, e keni per detyre te prisni, sepse duhet te mos harroni kurre, qe nuk jemi njelloj. E plote marrezira te tjera te nje specie absolutisht politike sic eshte ai. Ju I numeroni shpenzimet per zyren. Dashkeni qe edhe ato pak metrakatror vend te mos I lulezoj sipas marrezise se tij. Lereni ne vetmine e tij. Vdekje per te eshte vetem te mos zihet ne goje. Por ju gazetaret tere diten e mbani koken tek bytha e tij dhe lumturoheni nga era e qelbur e pordheve te tij te plevitosura. Ju nuk rroni dot pa te. Ashtu sic eshte ai nje njeri-zyre edhe ju jeni gazetar zyrash. Ne nje fare forme jeni pothuaj e njejta gje.
E pastaj………djali i Edi Rames mban syze 60 mije euro…..
I ka te trasheguar nga viçidoli
Gazeta ! Pse nuk e keni nxjerr komentin tem ?! Nuk e pelqeni dialektin gege ?!
po dikujt nga krahu tjeter vetem syzet e diellit i kushtonin 60 mije euro dhe ju po flisni per nje arredim zyre qe nuk i kalon 15 mije euro total. mjaft perbaltni te tjeret por shikoni hallet e popullit qe nuk i zgjidh kjo qeveri dhe vuajne cdo dite more gazetare m..i sahan lepires
Po diskutoni luksin e plakut mere, ne si popull jemi te bindur se ai i ka siguruar nja 10 breza, shikojeni e bija e gazetarit ka hap nje dyqan ne qender te bllokut, merr pjese ne shume sfilata mode,vilat nga me te shtrenjta ne gjirin e Lalzit, etj etj,. po me cfare, kesaj le ti pergjigjen ata qe bejne be per naltmadhninen e tij, jemi ketej jashte dhe nuk jetojne ne kete luks qe jetoni ju aty, po mire jua bejne, kur ai nuk rresht se llapuri poshte e perpjete dhe ju rrini goje kycur, hajt tyrqeta moli.
Apple desktop 3800-4500 euro. O gazetari te te sjell une nje maune me 1100 euro do i marresh dhe bej biznes. ja dhe linkun se late nam late.
http://www.apple.com/ca/shop/buy-mac/imac/215-inch-imac?afid=p238|s3o0iuOz2-dc_mtid_1870765e38482_pcrid_46967570323_&cid=aos-ca-kwg-pla-mac-slid-
Hahaha…fantastike.e ka kursyer Mero se ne zyre ka nje pikture qe ja ka dhene vete Ibrahim Kodra kur ishte president dhe ka vleren e 150 mije euro.Ato qe ka ish presidenti,kryeministri ne zyre i kam dhe une qe 100 euro kam ne xhep dhe i mbaj per burreri se qellon qe paguaj kafe diku.
hallall te gjitha.E ka thene vete,GUXOVA DHE FITOVA.
Ky ambjent,realisht eshte Presidenca !
Prej ketej komandohet shteti , nepermjet strukturave dhe emerimeve berishjane.
Shpenzimet e luksit,sigurisht jane “dhurata” !
Por nuk eshte shqetesim luksi i 2-3 zyrave,por perse sherben ajo ?!
Perplasja midis Berishes dhe Shullazit, tregon se Berisha i njeh dhe i kontrollon bandat kriminale ne Tirane.Informacioni zyrtar i vjen nga te punesuarit e tij besnik, ne Presidencen formale te Nishanit
Kercenimi i Berishes tregon se ai menaxhon bandite te tjere,te gatshen per ti hedhur ne frontin e te forteve.
po z.Lu shikon vetem oret e gjyqtareve…..por per luksin e ketij krimineli,ska bere ndonjehere koment,apo ja pret koromanen Podesta.
UJKU ..UJKU…..ndersa çakenjte po bejne kerdine kendej(keta rilindasit e kam fjalen)…vazhdoni ju me ujkun..keni mbi 3 vjet qe merreni me Berishen dhe kendej Rama po ben kerdine….
KJO ESHTE VLERE E PESEFISHUAR E PARA DHE PSE E NXIRNI TANI QE DENONCOI SHULLAZIN KAQ SHUME JU DOGJI ARRESTIMI ATIJ NE DORE TE ATIJ KISHTE NGEL RILINDJA