Çifti i gjetur i vdekur në pyll, dyshohet se burri është i shumëkërkuari Agim Madani

18 Prill 2016, 09:04Politika TEMA

Agim Madani, i shumëkërkuari në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasje, përdhunim e grabitje, dyshohet të jetë një prej viktimave të gjetura dje në një fshat të Tropojës.

Bashkë me burrin e dyshuar si 50-vjeçari Madani, u zbulua dhe trupi i një femre.

Burime të Express ndërkohë bëjnë me dije se dje kanë dëshmuar në polici familjarë të tij dy motra dhe vajza, pasi në rrobat e gjetura në vendin, ku u gjetën kufomat kanë qenë edhe dy foto.

Sipas të njëjtave burime rezulton se fotot kanë qenë të djemve të Agim Medanit. Ai ka qenë në kërkim nga policia për kryerjen e një vrasje dhe disa grabitjeve.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes në këtë mënyrë, teksa po priten edhe përfundimet e ekspertizës nga ana e autoriteteve përkatëse.

Sipas “Panorames” të dy kufomat dyshohet të kenë ndërruar jetë para 6 muajsh nga gjetja e tyre mëngjesin e djeshëm.

Çifti ka jetuar së bashku, nisur nga provat e gjetura në vendngjarje, por për policinë është ende mister shkaku i vdekjes. Nga të dhënat paraprake nuk ka shenja për vrasje, edhe pse ekspertiza pritet të tregojë arsyen e vdekjes.

Çifti u gjet i vdekur brenda një kasolleje të ndërtuar prej tyre, në një fshat të Tropojës.

Kufomat, një mashkull dhe një femër, me moshë të pacaktuar ende saktësisht, u zbuluan ditën e djeshme nga një bari, i cili është tronditur nga skena.

Agim Madani ishte në kërkim prej dy vitesh në Tropojë pasi dyshohet për vrasjen me plumb në kokë të 40 vjeçarit Shpëtim Sinani po në Tropojë në gusht 2014.

Madani kishte ikur me leje nga burgu për të mos u kthyer më.

Ndërkohë pas vrasjes ai shkoi në Pejë ku kreu dhe plagosjen e një polici dhe kreu disa grabitje, duke u kthyer në tmerrin e banorëve të zonës.

1 komente në “Çifti i gjetur i vdekur në pyll, dyshohet se burri është i shumëkërkuari Agim Madani”

  1. anticensurë 543234 says:

    dhe ju shani atë bullicën deputete të PDsë!?
    nuk e shikkoni si e shkruani shqipen?!si e ndërtoni fjalinë pa llogjikë!?nuk e shikoni se e përsërisni të njëjtën gje disa herë!?
    skeni faj dipllomat jua ka dhënë ajo debillia eksellente!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje