Artan Xh. DUKA
Po bëhet bozë kjo puna e parkut të lojrave tek liqeni. Po vjen 1 qershori dhe do vinë fëmijët gjithë qejf tek Liqeni e do gjejnë goxha milet e do mendojnë se paska rradhë! E ata që shtyjnë më shumë janë ca pa kalamaj fare!
Nuk ia vlen të merresh më me këtë teatër “mjedisor” por ja që duan ta mbajnë lajm me zor e si për “rastësi”, sa më shumë ngushtohet “laku” i reformës në drejtësi, aq më shumë bie në sevda me pemët takëmi “blu” politik. Do, s’do, rri lajm. Si kur rritet “pjaca” e “mjedisorëve” me të “Parin” e vëndit që vjen me makinë dhe flamur kombëtar (!) ashtu dhe kur paralajmëron deputeti “ishull më vete” i PS, me forcën e “lëvizjes mjedisore” si me armët kimike!
Me kë jeni zotërinj? Me “shoqërinë civile” apo me fëmijët? Mirë kundër Ramës dhe Veliajt, por kundër fëmijëve! I jeni qepur si “mizë kali” parkut dhe nuk lini “bletë” të punojë. Yçkla mund të ketë por jo kundër në parim! Lërini fëmijët të gëzojnë! Merruni me projektin, koston, mirëmbajtjen dhe mos bëni sikur u preu barku për mjedisin se këtu u “plugua” Shqipëria 25 vjet e tani lebetiteni për një pemë! Po a ka “pemë” e “lule” më të këndëshme se fëmijët që do mblidhen atje çdo ditë? Cili është përkufizimi juaj për “fëmijërinë”? Hamburgera, playstation, celularë, xhiro me makina…!
Protesta pa kauzë (sepse ka kosto të rikuperueshme e përfitime të dukshme) e pa moral (sepse kriza mjedisore u braktis nga ky takëm prej 25 vjetësh) kompromenton të ashtuquajturën “shoqëri civile” surrogate që sot i vë gjoksin pemës por dje la “pyllin” ta marrë sëpata! Mos bëni teatrin shëtitës për të justifikuar para sponzorash me “kauza” që lindin kur PD bie nga “fiku”! Mos vallë prisni ndonjë reagim prindërish që të zbytheni nga kjo palo-protestë?
“Ipari” me tesër!
“Ipari” i shtetit shqiptar që sot i bën “serenatë” pemës, nuk i ra “mandolinës” si politikan as kur i nxorrën “zorrët” digës së liqenit për të tentuar pallate, as kur i futën një “kaç” Botanikut për unazën, as kur i vunë duart në “fyt” Lanës dhe parqeve urbane etj pafund. E kur siguria e vëndit kërcënohet nga kriza e refugjatëve, takimi i lobit grek me kryeministrin “hije” etj, “Ipari” i vëndit bën “ekologjistin”!
Ndryshe nga paraardhësit, Ipari aktual nuk e ngriti “pjacën” e postit por po konsolidon preçedentin se si nuk nuk duhet të jetë një president. Vërtet që presidentët tek ne janë zgjedhur disi “aksidentalisht” por ama në atë karrike (me përjashtim të 92-96) dëshmuan integritet dhe ikën të respektuar.
Me Kushtetutë “Ipari” është uniteti i kombit por sot nuk po sillet si i tillë sepse nuk po i del boja “blu”. Ndaj kur nuk respekton veten e kombin, interesi i vëndit e kërkon t’i kontestohet mandati sepse zhbërja e standartit të unitetit është antikushtetuese, sikurse është dhe vetë formula “Rama-Berisha” për zgjedhjen e tij (shumica e thjeshtë nuk “gatuan” unitet). Ish-presidentët nuk mund të futen të gjithë në një “thes” dhe kur abuzohet me postin, duhet krijuar preçedenti i kontestimit – rrugë parlamentare, gjyqësore etj.
Parku i lojrave në një “thes” me armët kimike!
Lëvizja anti-armë kimike që i referohet deputeti “ishull” socialist nuk është moment krenarie por njollë për “civilët” tanë agresivë. I vumë “llozin” derës kur trokiti miku historik duke i kthyer shpinën dhe e fyer se na e kish me hile!
Armët kimike ishin “tranzit” dhe “mjedisorët” delirantë që iu imponuan shoqërisë, spekulluan për interesa krejt të tjera përveç atyre mjedisore. Ato ishin fat i artë për të pastruar mbarë mjedisin shqiptar dhe rast historik për të dëshmuar besë ndaj mikut shekullor por që u anatemua nga e ashtuquajtura “shoqëri civile” dhe “politika” blu pas saj me kryeministrin taze të pafuqi të bëjë burrin e shtetit (klithmat në bulevard nuk ishin argument dhe nuk duhet të servireshin si të tilla). Refuzimi i bashkëpunimit për armët kimike ishte jo vetëm refuzim i mjedisit të pastër por dhe provokim i gjeopolitikës proshqiptare në rajon.
Mjedisorët nuk kanë punë me lojrat e politikës dhe pemët e prekura mund të mbillen gjetiu. Sa për “mjedisorët” mish për top, keni qënë vetë fëmijë. Nëse keni luajtur plot, sot e kanë rradhën të tjerët. Nëse nuk keni gëzuar dot si fëmijë me shpërfytyrimin urban pas 90, mos lejoni marazin t’u zhbëjë si njerëz sepse edhe nëse është vonë për ju, nuk është për fëmijët tuaj. Kur imitoni “hipitë”, bëjeni me dashuri dhe paqe si ata dikur.
Eliminimi i plote, vullnetar, i te menduarit nga artikull-peshtyresi i mesiperm, dhe kalimi ne “on” te sekrecioneve te gjeneruara nga bythelepirja, është e barasvlershme me eliminimin e arsyes: tredhjes masive mandatore intelektuale te haremit te fiqve. Ky Duka paska kaluar te dy llojet e tredhjes, mashkullore dhe femerore
Si ka mundesi? Artan Duka me tregonte para pak ditesh qe ti Muza i pate thene dikur:”Mashkull si ti,nuk kam provuar!!!”…
Te me kete genjyer valle???…
Po shume mire e ke thene A Duka eshte nga ai lloj brumi pervers. Por kaq sakte shkurt dhe bukur sa Muza popullore nuk ja ka thene ndonje komentues ketij zagari. Aq rende eshte mafia ne pushtet sa ka hedhur ne skalionin e pare te artikullpershtyresve bythelepires nje si ky Duka qe edhe naivet e kuptojne qe eshte vertet nje artikullpeshtyres me sekrecione te gjeneruar nga bythlepirja -fantastike.
Arsyetim i drejte, por nje konstatim i dhimbshem se deri ku ka arritur te veri thonjt ne fyt ketij Shteti, krimi i organizuar, deri ne absurd edhe kunder brezit te foshnjeve e femijeve qe po rriten. Pra krimi ndaj shqiptareve nuk njeh kufi.
Bashkia te vere forcat qe ta mbaroje sa me shpejt dhe ta gezojne femijet.
Muza e leshit.
O rrota e jarit qe degjon, po e vertete eshte kemi provuar gruan motren dhe gjithe pragun tend te shtepise
Pune Rrumpallash
Qe behet nje park per femijet eshte nje gje shume e mire, sepse te shkretet jane mbyllur ne shtepia dhe po rriten me femijeri te muguar. Ne mes te ketij llumi politik, le te behet parku, por te sigurohemi qe asnje bisnes nuk po perfiton ne kete mes pervec femijeve. Ne politike eshte thuajse e pamundur te kete te pakorruptuar, por per sa i perket PD qe populli i pat dhene simpati per dekada, na e neveriten vendin dhe jeten aty, dhe tani qe bejne sikur ua ndjen per ate cope parku, sinqerisht qe na i sjellin zorret ne fyt. Nuk gjej fjale sh te pershtatshme ne shqip, keshtuqe po jua them anglisht: Come on, get a life!(PD-istave)
Autorit: Faleminderit qe jepni kontibutin tuaj intelektual me artikuj te tille. Sikur te beje nje artikull edhe per zgjedhjet e rektoratit se besoj e njihni me nga brenda ambientin dhe e dini cfare pislleqesh behen. Gjithe te mirat.