“Si e arrestuan ‘ujqërit” Sherif Merdanin krah të fejuarës së tij, të cilën nuk e pa më”

18 Prill 2016, 10:11Dossier TEMA

Kurt Kola ka nxjerë një libër, ku rrëfen krimet në burgjet e komunizmit.

“Në Shqipërinë burg. Çfarë ndodhi?! Çfarë pashë?! Çfarë hoqëm?!” titullohet libri i ri i “Uet Press” nga Kurt Kola.

Në libër, Kola rrëfen dramën e këngëtarit të njohur Sherif Merdani.

Ja çfarë shkruan ai:

“Sherif Merdani ishte pjesë e shtresës së deklasuar, por goditjen politike e mori si artist. Nuk kishte studiuar për muzikë, por ishte talent dhe talenti i hapi rrugën për në Universitet. Me shumë peripeci mbaroi studimet për histori-gjeografi. Mbrëmjeve të fundjavës këndonte në dasma, që të nxirrte lekët për të vazhduar studimet. Pati fat se nuk e pikasi Sigurimi dhe arriti të merrte diplomën. E morën ushtar dhe shërbimin ushtarak në dallim nga të tjerët e kreu në repart pune dyvjeçar! Pra, nuk ia njohën universitetin në shërbimin ushtarak, ashtu siç ishte në praktikën e regjimit… Sherifi u bë i famshëm në muzikë, sidomos me këngët anglisht, të cilat zgjuan sigurimin për ta vënë në vëzhgim. U godit festivali i këngës si fenomen liberalizimi në art dhe, doemos, si këngëtar do ta pësonte Sherifi, i deklasuari pa përkrahje… Fama e muzikës, Sherifin do ta ndiqte edhe në burg. Të dënuarit i luteshin të këndonte dhe ai nuk ua prishte qejfin, edhe pse e dinte se ishte e ndaluar dhe dënoheshe. Ai këndonte në galeri këngë shqip e anglisht, dhe ndiqej nga policia. Nuk kishin arritur ta kapnin duke kënduar se rrinin roje, por ishin të informuar dhe të sigurt se këndonte.

Për sa i përket punës, Sherifi punonte gjithmonë mbi normën, edhe pse në punën e vështirë si minator dhe nuk mund ta kapnin apo të gjenin shkak për ridënim. Ndonëse i deklasuar, nuk e njihte fare sistemin, mekanizmat e funksionimit, organizatat, lidhjet ndërmjet tyre… Ndërsa për anën juridike ishte krejt naiv. Ai kujtonte, se edhe pasi të kanë arrestuar mund të shpëtosh me anë të dëshmitarëve. Ishte dënuar një herë, kishte kaluar hetuesi, por asgjë nuk kishte mësuar. Ai mendonte se dëshmitari ka fuqi të influencojë në mbrojtje të akuzës, ndërkaq, dëshmitari në rastin më të mirë të mundshëm mund të tërhiqte dëshminë e tij, raste sporadike këto, shumë të rralla. Sherifin, në arrestimin e parë e kishin kapur në një moment tepër delikat. Sapo ishte duke u fejuar me një vajzë që dashuronte. Sigurimi, që po e ndiqte, si organ kriminal që qe, ruante rastin që ta godiste të piketuarin për arrestim, aty ku e shkatërronte më shumë shpirtërisht. Edhe Sherifit këtë lloj goditje donin t’i jepnin. Madje, ky ishte artist, i ndjeshëm edhe më shumë se një qytetar i zakonshëm. Ia kishin aprovuar dashurinë njëri-tjetrit dhe ishin në prag të kurorëzimit, kur hijet e zeza të Sigurimit e ndiqnin hap pas hapi.

Ishte një natë me hënë, teksa ecte rrugës së Dibrës, krah për krah me të dashurën; ai duke kënduar lehtë melodi italiane e ajo duke qeshur e duke iu varur në krahë, ndërsa një plakë në sfond përpara, pëshpëriste: Mos u paftë syri i keq! Plaka e mirë lutej për gëzimin e çiftit të ri, teksa njëqind metra më tutje, në një rrugicë të fshehur nga hëna, para portës ku do të hynte çifti i gëzuar kishin zënë pritë “ujqërit”. Me instinktin e rrëmbimit tërheqin vajzën dhe prangosin Sherifin… Eskorta e terrorit kaloi afër plakës, që vazhdonte të lutej për lumturinë e çiftit, pa i shkuar në mend se djali i rrëmbyer kaloi pranë saj e vajza pat ngrirë, mbështetur në portën e shtëpisë! Mbase plaka vazhdonte të lutej, edhe kur Sherifi ishte dënuar dhjetë vjet. Dhe plaka e mirë iku nga jeta e gëzuar, se nuk mori vesh kurrë prishjen e lumturisë së çiftit, dhe të mijëra e mijëra çifteve të tjerë, para e pas Sherif Merdanit!

Tani, i ri-arrestuar në kampin e terrorit, ku jeta e njeriut është gjëja më e pavlerë dhe ridënimi ose shtimi i viteve të burgut praktik e preferuar e regjimit, Sherifi kërkon të thërritet në hetuesi për të dëshmuar në mbrojtje të tij, një të burgosur nga Saranda, i cili kishte rënë në burg qysh në moshën 20 vjeç. Ky kishte bërë 20 vjet burg dhe, tani, që ishte 40 vjeç i kishin mbetur ende edhe vetëm 40 ditë për të dalë nga ferri… Ky rrezikzi, që gjatë 20 viteve s’i kishte ardhur as nënë e as baba, as i kishin çuar një letër apo telegram, ky i vdekur i harruar, që po gdhinte net pa gjumë për të parë një ditë pa polic e ushtar nga pas, e sheh veten, çuditërisht, përballë hetuesit kriminel: “Të mbroj Sherifin duke gënjyer e të marr 10 vjet dënim, apo të them të vërtetën e të shkoj në shtëpi?” Në këtë mëdyshje, aq sa e lehtë ishte zgjedhja, po aq i rëndonte në karakter rrezikziut… Hetuesi, i ngazëlluar mendonte: Me një gurë po vras dy zogjtë…

– Sherif, pse më ke thirrur mua këtu? – e pyet burri nga Saranda. – Grigor Xarxo më akuzon se kam folur kundër pushtetit filan ditë, që ishim bashkë në tarracën e apelit. Të kam thirrur ta përgënjeshtrosh si shpifje. – A e di se kam bërë 20 vjet burg, kam 40 ditë për të mbaruar dhe ti më thërret të më implikosh e të më rrezikosh në një dënim tjetër? Ti do që të them të vërtetën, apo të gënjej? – Unë, të kërkova që të thuash të vërtetën, – i thotë Sherifi. – E vërteta është siç ka thënë Grigori! Grigor Xarxo, ishte një spiun që deklaronte publikisht: Unë jam gati të shkel mbi eshtrat tuaja (të burgosurve), veç të dal nga burgu! Ishe më i sigurt të flisje kundër në sy të operativit ose komisarit, sesa në sy të Grigorit. Sherifi u ridënua me dhjetë vjet burg, ndërsa sarandjoti plotësoi 20 vjetët dhe iku në shtëpi”.

9 komente në ““Si e arrestuan ‘ujqërit” Sherif Merdanin krah të fejuarës së tij, të cilën nuk e pa më””

  1. artur says:

    Kurt Kola paska vajtur per lesh.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sherifi ka qene dhe do mbetet ,artisti qe beri per vete rinin e viteve 70-te,me zerit te tij te magjishem !

  3. Moni says:

    Ore Kurt. Paske nxjerr nje liber te dobet. Bile edhe ne kundershtim me at qe ka deklaruar vete Shqerifi.
    Ti thua se nuk kishin arritur ta kapnin duke kenduar. Ndersa vete ai ka thene se, kur kendoja une ne burg, edhe vete gardianet vinin dhe degjonin me kenaqesi.
    Ndonjehere, kur mundoheni ta beni sa me dramatike, ju del komike.

  4. kazaz llamarina says:

    po pse s po na thu ti qe kte e paska arrest “sigurimi gjakatar” ne menyr krejt demokratike! elegantshe. pa dhun.
    se ne neper boten perndimore po na shtrijn pertok ne mes te rruges me pistolet ke koka policit e demokracis,po na shqelmojn neper trup me shqelma ashtu te shtri pertok dhe me pranga ne duar duke thrrit si kafsh “ti je kriminel!” dhe vu bjer m shkelm e bjer m grusht..
    po na marrin pasandaj dhe po na fusin neper qeli nentoksore ku s ka dritare fare po vec nji aspirator qe qarkullo ajrin e qelis dhe qe bo zhurm motorri dit e nat,na I arrestojn edhe grat dhe na I fusin neper burgje duke na bo presjon “fol ti qe te shlojm grun”! kto gjona bohen n perndim.
    edhe te tjera edhe me t kqija ka. se dihet qe ka edhe tortura elkektroshok,apo tortura uji,e t mos flasim per “avokatin” qe esht nji spiun shteti,apo per gjykaten qe esht nje “prokurore e hetuesis”,dhe kur perfundo gjyqi e shef veten te denu pa faj.
    demokracija osht shkerdhat more. demokracija osht krim. shifni se ca thot ai shiksi per demokracin :”vret kryeministrin”!!!
    dhe kur shteti demokratik vret kryeministrin e vet kur si duhet,vaj hallit se ca bo me njerzit e thjesht. I degjenero fare. bo ca t doj me ta .
    pranej. ,I morrshi t ligat komunizmit se si komunizmi nuk ka!
    kush shkeli ligjin e hongri.
    s binte kot n qaf shteti,sikurse se te bje ne qaf sot shteti demokratik,ti pa bo gjo fare,ata t godasin.
    sot ,diskutohet jo qe t mos ket krime,por sot esht lufta se kush ben krime me shum dhe t ja kaloj tjetrit. esht si te thush nji “gar atletike kriminelash” dhe fiton garen kush “perdor doping”,pra kush kriminel lidhet me shtet.

    o sa shume drog
    ka demokracija
    o sa shume kurva
    hajna dhe mafija.
    dhe mos beni krime
    pa u lidh me shtet
    se s ju bejn leshime
    ne burg ke me mbet!
    dhe sa shum po gzojm
    ne demokraqi
    pidhi po han kar
    kari,pidh po qi.
    eshte argetim
    pidhin kur e qin,
    kur bythen shkerdhen
    tjetrin ben legen.
    sa shum democrat
    jane shqipetaret
    hane kar te gjat
    dhe thon “vari karet”.
    tej ke kallamishtat
    po pallohen kurvat
    kembet dhe dy gishtat
    ngrihen si parrullat.
    kemi edhe shikun
    “heronjte e heshtun”
    bythqire te njohur
    vrasin duke qeshur……

  5. capi says:

    Fantazi sigurimsi ky fragment libri i : Kurtit te Koles.
    Sepse Sherfi rinte e pinte birra me korieret diplomatik te restorant “DRINI”, sapo ishte hapur restoranti.
    Sherifi rreshqiti ngaqe goja i kendoi bukur ne skene, dhe pastaj mori kot, pa qellim te keq, jashte skene. Pra, goja e vet e tradhetoi padashje, Sheron. Ku dinte Sherifi nga politika. Nuk di as sot. E perdorin.
    Sherifi ishte djale mamaje, naiv, bukurosh … ia futi vet vetes.
    Ishte xhins tregtaresh te medhenj ne Korce. Po ama deren e skenes, shkolles, nuk ia mbylli njeri.
    Gjynah te vjen. Se ishte i ri dhe i padjallezuar, perkrahes i sistemit, po, po; dhe me pak kujdes “hafijet me sy te errura” mund te mos e conin ne burg, ti prishnin tere jeten.

  6. vedati says:

    Sherifin e kemi degjuar te thot te kunderten e ketij te lajthiturit, se e kane arestuar ne Qukes te Librazhdit. Qenke i mbrum o Kurt.

  7. PeDe-isti i Rilindjes says:

    pir..o Kole ne prill pir… e pare e punes or Kole mashturesi eshte se kete kengetarin e famshem e kane arrestuar se shkonte me nxenesen e vet qe ishte 16 vjece ne vit te dyte ne nje gjimnaz te Librazhdit ku ky kengetari ishte mesues. Kurse ti Kole edhe sikur per kete rast te thoshe te verteten perseri mbetesh nje kurve burgjesh qe me vone shiste “diplloma” te persekutuarish politike per cdo njerin qe te paguante tarifen. Ata qe ben burg per politike ne kohen e Xhaxhit nuk u perzjene me politike pas 1991 se pane ne duart e kujt ra vendi dhe llumin qe kishin njohur ne burgje, si ty Kole, Sherifin dhe plote legena te tjere qe lepite by.. e komunistit Sali. Prandaj mbylleni halene dhe boll genjyet or legena dhe pedera birucash.

  8. Mira says:

    Sherifi u arrestua ne Qukes te Librazhdit , duke shkuar me autobuz ne Prrenjes per te marre grupin artistik te zones.

  9. Benedikt says:

    Ka trimeri dhe mendjelehtesi (naivitet).
    Sherifi kendonte kenge anglisht ne dasma shqiptare?
    Po sa veta dinin anglisht ne kohe te komunizmit ? 000. 5%. Edhe sot e kesaj dite dine (me te vertete) anglisht jo me shume se 1 perqind e shqiptareve..
    Per ke kendonte ai anglisht? Per veten e tij, megjithese as vete nuk i kuptonte fjalet qe kendonte (snobizem i paster).
    Me thoni a ishte trim apo mendjelehte Sherifi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje