“Të qash me lot Enverin dhe diktaturën”

14 Prill 2016, 10:49Dossier TEMA

Andrea Stefani ka bërë një koment sot tek gazeta Dita, në lidhje me Enver Hoxhën dhe diktaturën.

“Të qash me lot diktaturën”, shkruan Stefani, duke argumentuar pse sipas tij, politikanët e sotëm kanë bërë që njerëzit të kenë nostalgji për Enverin.

“Sikur 25 vjet pas rënies së diktaturës komuniste të ishte ndërruar sistemi i demokracisë liberale me mirëqenie, të drejta dhe liri të garantuara institucionalisht; pra, sikur Shqipëria të ishte bërë ashtu si shqiptarët e shpallnin se e donin, si Europa, me kohë do kish vdekur, bashkë me nevojën për një shpëtimtar (Mesia), edhe nostalgjia për komunizmin dhe diktatorin Enver Hoxha.

Mjerisht në Shqipëri është instaluar një surrogato e shtetit pa shtet, ku bën kërdinë diferencimi i skajshëm pasuror, varfëria, padrejtësia, mafia dhe korrupsioni i pandëshkuar. Prandaj edhe nostalgjia për Enverin shpaloset në çdo përvjetor të vdekjes së tij si një ofshamë që shpreh nevojën për rikthimin e modelit qeverisës që ai përfaqëson, që të mund të vendosej pak rend në këtë rrëmujë ku edhe më i pastri shpallet i kriminalizuar pikërisht se të gjithë kriminelët shpallen të pafajshëm.

Një nostalgji për diktatorin që nxjerr kokën jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë, ku drejtori i një institucioni që merret me ruajtjen e monumenteve, në përgjigje të një pyetjeje nëse e lejon ligji që të ngrihet një monument për Enver Hoxhën në Kosovë (edhe atje aspirata glorifikimi për diktatorin) shprehet si do kish dashur që “Enveri” (kupto, modeli i tij) të mund të kthehej që të qeveriste qoftë edhe për një vit në mënyrë që t’i jepte fund vjedhjeve.

Pesë vjet do më qani, pesë të tjerë do më shani dhe pastaj do më kërkoni – qarkullonte që pas rënies së komunizmit një fabul lidhur me Enverin. Por që sot po rezulton një profeci. Edhe i vdekur Hoxha vazhdon të sfidojë rivalët e tij të gjallë. Jo se janë ndryshe nga ai. Por pikërisht se janë si, veç më të paaftë se ai. Enveri e mbyti lirinë me shtet. Sharlatanët e sotëm të politikës, liderët e lavdishëm po e mbysin lirinë me padrejtësi, korrupsion dhe antishtet. Dhe nuk ka më keq se antishteti. Ndërkaq, e keqja më e madhe është se liderët tanë ngrehalucë, të korruptuar dhe mediokër, pasi kanë krijuar këtë gjendje kritike për Atdheun, këmbëngulin të ofrohen si shpëtimtarë unikalë të tij!

Shkurt, nostalgjia e ringjallur për Enverin, është kryesisht revoltë për gjendjen e varfërisë kronike dhe korrupsionit po ashtu kronik dhe në një kontekst më të gjerë, e mungesës së shtetit real. Edhe në kohën e komunizmit shqiptarët dhe Shqipëria nuk i shpëtuan varfërisë. Por atëherë, për shumë vjet, shfaqeshin të kënaqur ngase nuk kishin parë më mirë. Sot shfaqen të pakënaqur se kanë parë më mirë. Është fakt se kur Enveri mori pushtetin Shqipëria ishte thuajse një fshat i prapambetur ballkanik me tradita të theksuara anarkike. Enveri e vuri theksin tek shteti duke sakrifikuar në themelet e tij lirinë e njeriut. Dhe është fakt se konsolidoi një shtet diktatorial i cili gëzonte njëfarë dinjiteti në botë sepse ishte i mbyllur ndaj Botës. Shqiptarët ishin të lumtur jo se ishin të pasur, por se ishin barazimtarisht të varfër. Padyshim edhe pse ishin më mirë se në vitin 1938 të cilit, propaganda e regjimit kish kujdes t’i referohej pafundësisht.

Me rënien e komunizmit, dështimi themelor i elitave politike nën mediokre, është fakti se nuk arritën të bëjnë shtet. Shteti, sundimi i ligjit, demokracia kanë qenë, dhe mbeten, të gjitha një butafori sa tallëse aq edhe vrasëse. Nëse Enveri sakrifikoi lirinë për shtetin, këta të sotmit sakrifikuan shtetin në emër të “lirisë”. Në fakt të një anarkie që, e maskuar me ligj, jepte mjaft dorë për pasurim korruptiv. Me rënien e diktaturës, bashkë me akujt e saj, shkrinë edhe gjarpërinjtë e anarkisë, korrupsionit, evazionit dhe vjedhjeve që kanë bërë kërdinë duke rrënuar jo vetëm mjedisin natyror (plazhet, shtretërit e lumenjve, parametrat urbanistikë) por edhe mjaft nga ato shpresa të mëdha se një ditë edhe Shqipëria do të bëhet shtet. Aq e madhe është uria për shtet sa tashmë jo vetëm nostalgjikë të diktaturës, nuk kundërshtojnë nevojën e ardhjes së një dore të fortë që do të bëjë shtet. Si dikur Enveri. Aspirata për një shtet me liri e demokraci po tretet si kripa në ujë”, shkruan Stefani për gazetën Dita.

Edhe nostalgjia për diktatorin është e sinqertë. Sepse kanë parë më mirë. Në dy kuptime: Kanë parë shumë më mirë në Perëndim. Por kanë parë më mirë edhe në kohën e Enverit ku nuk kishte krim rrugës (vrasja ishte monopol i shtetit), gjakmarrje, mafie, korrupsion, kontrabandë, drogë, diferencim të skajshëm pasuror, rrënim të mjedisit dhe të jo pak vlerave morale. Kanë parë më mirë kur kishte ca fabrika ku një pjesë e shqiptarëve bëni sikur punonin dhe shteti sikur i paguante, ca kooperativa që nuk linin copë toke pa mbjellë deri edhe në kodra dhe kooperativisti nuk ishte i lirë ta linte djerrë tokën si sot.  Kanë parë më mirë kur shteti të jepte një apartament falas (qeraja ishte tejet modeste), mjekimin falas, shkollimin falas apo një pension që, për nivelin e atëhershëm, nuk e flakte pensionistin në mizerje. Prandaj sot, janë shtuar radhët e atyre shqiptarëve që e qajnë me lot diktaturën”, vijon Stefani.

29 komente në ““Të qash me lot Enverin dhe diktaturën””

  1. Kostandin says:

    …kur shteti te jepte nje apartament falas, mjekimin falas, shkollimin falas apo nje pension qe..nuk e flakte pensionistin ne mizerje..? Sa para duhen sot per ti siguruar te gjitha keto? Sa zhvillim duhet te arrije ky vend i shkrete, akoma i mbyllur e i perbuzur nga te tjeret?
    Po mungonte Pippo Baudo e Kisha antikomuniste e Krishtit – Komunistit te Pare ne Histori..
    Nuk kishte Parlament (demokratik) po kishte Theater..
    ..Sot ka Parlament (tragjik-komik per tu zgerdhire me kuje) po nuk ka Theater..
    Skishim breke ne bythe, po nuk kishim borxh.
    Sot kemi shume borxh, politikane me shume pale breke po bytheshitur, e shumicen e popullit pa breke e me borxh..
    ..Si rrjedhim edhe Andrea dishepull i Edrames – Zogu i Dyte, qenka kthyer me Enverin..

  2. Devoll VARDARI says:

    ENVERI nuk lejonte asnjë lloj konkurrence.
    Ai vjidhte vetë, ishte i vetëmjaftueshëm në këtë fushë.

    1. cane says:

      Koment pe koti.Nuk kuptoke fare se çfare sistemi ngriti Enveri.Enveri ishte novator,beri reforma per 15 vjet i shkembeu faqen nje vendi te prapambetur e te shkaterruar.Kur vdiq ai ,vdiq edhe sistemi socialist qe ngriti.Shqiperia si nje vend i vogel nuk kishte nevoje per nje qeverri te madhe siç ka tani,as dhe nje parlament me 140 hajdute a kriminele quaji si ti duash po populli i ka ne maje te hundes dhe nuk i duron dot.Shqiperia kishte nevoje per nje menaxher.Kur menaxheri vdiq pasardhesi,Ramizi. nuk ishte i tille dhe e la vendin te precipitonte ne renie te lire drejt anarkise.Kaq kisha shkurtimisht si pergjigje per fjaline e pare.Per fjaline e dyte do ti thosha komentuesit qe nuk te ngjit fare.Kam nje lutje per zoterine qe me mire te mos komentoje se sa tja fuse kot.

  3. Petro says:

    E c’fare kerkon te thote Stefani me keto? Perse nuk thote qe pikerisht keta qe moren persiper te drejtojne sistemin e ri, s ishn gje tjeter vec komuniste te pikur te Enverit, apo bijte e tyre.Nuk e thote se ne baze te mentalitetit kishin: luftuam, fituam luften dhe na takon gjithcka neve.Nje makuteri pushteti qe coi ne vrasjen nje nga nje apo ne grup te gjithe petritave.Klasa e permbysur as qe vihej ne numer.Edhe rrobat e trupit ia rrembyen.Ky mentaltet i percjell nga te pabreket, si ketu ashtu edhe ne Kosove(sot) po rrenon gjithcka.S degjova qe ne kete katrahur Stefani apo dikush tjeter te fajesoje klasat e permbysura, te burgosurit politike, apo pronaret e vjeter.Bla bla bla-te e Stefanit jane bla bla bla.Ai gjer dje ka qene si shumica e gazetareve konjuktural, qen qe lehe aty ku paguhet.Sic duket po e konstaton qe dhe rilindjes po i rreshqet kontrolli i shtetit , ndaj shprehet keshtu.Kjo klase politike eshte tashme e deshtuar dhe Stefani duhet te kishte thene se nuk mund te ndertohet demokracia dhe shteti i se drejtes me mentalitet komunist te pervehtesuar brenda nates.Tashme e gjithe kjo klase, me ndonje perjashtim te vogel duhet te rreshtohet para drejtesise.Po a do te ndodhe kjo?Te presim SHBA si do te operojne ne te ardhmen e afert.

    1. Beny says:

      O zoterinje nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete akoma ne te ardhmen per shume vite demokraci ne shqiperi ndajeni mendjen. Vriten 4 te pafajshem ne mes te dites ne bulevard, po ishin fajtor se dolen te protestojne ky ishte faji i tyre .demokracia shqipetare kjo eshte. normale do shkruajme se do kalojme kohen.

    2. feniks says:

      Pasi CLIRUAN Shqiperine nga pushtuesit,doamos qe PARTIZANEVE u takonte te merrnin pushtetin ,ndersa ju bashkepuntoreve me pushtuesit u takonte PLUMBI PAS KOKE,BURGU dhe INTERNIMET!
      Edhe pas 90-tes,ata qe e rrezuan SOCIALIZMIN ishin po bijte e komunisteve,se studentet qe u ngriten nuk ishte njeri nga te persekutuarit!
      Keshtu qe prap komunistet e moren ne dore pushtetin ,ndersa ju kelyshet e armiqve,dikur burgaxhinj,prap trapin e sumes moret!
      A ke degjuar njeri nga ish te burgosurit te behen ministra apo kryeministra???
      TRAPIN!
      Asnje nuk u be e as qe ka per t’u bere ndonjehere!
      Mire atehere nuk ju linte Enveri,po keto 26 vjet cfare ju ka penguar o kerma te shqiptareve???
      Se keni 26 vjet qe po na cani TRAPIN me MUKJEN,sikur ajo do bente cudine,por ju pikerisht pas MUKJES u bashkuat me fort me pushtuesit!
      Po keto 26 vjet,pse nuk keni bere ndonje gje te mire per popullin,por keni bashkepunuar prap me ARMIKUN E POPULLIT SHQIPTAR Sali Berishen per shkaterrimin e vendit???
      Si e spjegoni ju qe gjithmone ju bashkoheni me ARMIQTE e Shqiperise gjoja ne emer te ANTIKOMUNIZMIT tuaj te shpifur???
      Kjo ndodh se ju vete keni qene dhe jeni ANTI SHQIPTARE!!!
      Prandaj populli per 26 vjet NUK JU KA VOTUAR ASNJE HERE dhe as ka per t’ju votuar ndonjehere!
      Gjeja me e mire qe mund te beni ju eshte:
      -Te pranoni hapur TRADHETINE e te pareve tuaj ne bashkepunimin me pushtuesit,pas lufte per rrezimin e pushtetit te popullit dhe pas 90-tes per mbeshtetjen qe i keni dhene AGJENTIT TE UDB-se,armikut te poshter Sali Berishes!
      Me kaq mbyllet historia e juaj dhe lejini femijet tuaj te nisin nje epoke te re pa nostalgjite antishqiptare te Ballit kombetar apo te Legalitetit!
      NDRYSHE:Vetem se do shtoni URREJTJEN e mbare popullit tone kunder jush!

  4. Mokja says:

    Andrea Stefani jeni shum i perpikt dhe i sakt ne ate qe shkruani dhe transmetoni .Jeni shume objektiv dhe realist dhe ne diskutime televizive te cilat i kam par.Ju jeni zeri jon qe trasmeton ato qe ne nuk mundemi ti themi .Te uroj shendet dhe gjithe te mirat.

    1. joel shkodra says:

      Keni te drejte, me ka pelqyer pothuajse i gjithe shkrimi. Them “pothuajse” sepse ne fund kur permend “falas” shtepite, shkollat, mjekesine etj. duhet te thoshte se nuk ishin “falas”. Ato ishin te paguara nga ne me pjesen e pages qe nuk na e jepte. Na paguante pak sa per te ngrene, per t’u veshur (edhe veshja nuk ishte aq e lehte). Nuk e di a i tepronte ndonje gje Stefanit kur mbaronte 15-diteshi (e me vone muaji)? Sa muaj apo vite duhej kursyer per te blere nje lavatriçe, nje televizor etj.? Keshtu pagesa per ato “falas” ishte bere nga ne me pjesen e pages qe nuk e merrnim dhe na dukej “falas”.

      1. antonio says:

        Burgaxhiut i internuar “joel shkodra”!
        Ja llogaite e mija familjare:
        -Punoja puntor me kategorine e 7 dhe merrja mesatarisht 8-10 mije leke ne muaj,Gruaja ime mesuese merrte 8 mije leke ne muaj,gjithsejt si familje merrnim rreth 18 mije leke te vjetra ne muaj!
        Vetem per ushqim shpenzonim ne muaj rreth 3-5 mije leke,qeraja ishte 200 leke,per dritat me 30 qindarka kw/ore paguanim ne muaj rreth 200-300 leke ,ndersa te tjerat ishin per fruta,embelsira,teater,estrade,kinema,rrobe,kepuce e sandaLE DHE VINIM NE bANKEN E kURSIMIN CDO MUAJ NGA 2000 LEKE.
        PRA HARXHONIM GJITHSEJT RRETH 6-8 mije leke dhe te tjerat i kursenim!
        Ne vere harxhoonim me shume se shkonim ne plazhe ne Divjake,Golem,Pogradec etj!
        Per familjen time nje jetese e tille ishte jo vetem e mjaftueshme,por ishgte LUMTURI!
        Ndersa ti lumturine e kupton ndryshe sot:Qe ti te kesh miliona dhe te pushosh ne Karaibe,ndersa shumica e shqiptareve te mos kene buke t’u japin femijve ne mbremje,por i trembin me GOGOLIN,qe t’i zere gjimi vetem me nje gote uje me sheqer!
        Ti nuk e njeh realitetin e sotem te shumices cse shqiptareve,prandaj je mllefosur keq me SOCIALIZMIN!
        Prandaj ju duheshit pushkatuar te gjithe qe shuumica e popullit te jetonte me mire!

        1. poli says:

          antonio ti paske qen shtres e pasur ne at koh. po koperativisti qe u conte ne pik te mjesit dhe i binte shatit gjith diten tu prashit token sa merrte? 4000 lek te vjetra ne muj i merrte apo jo. edhe per te ngrene hanin buk e hirr se qumshtin, djathin e gjalpin ja merrte qyteti.

  5. kolonizimi says:

    Ja mero si antikomunist qe eshte ose ndryshe fashist apo demofashist qe i ngjan dhe duces e urren enverin. Mire ben.
    Kurse nastrudini po e kerkon zogun edhe pas 70 vjetesh se ka pas bo ligje.
    Kur pyesin, more qa ka ba ky zogu.
    Pergjigja eshte ka bo ligje. Hahahahaaa
    Edhe pandeli majko qe esht toc ka bo ligje.

  6. neki says:

    E keqja me e madhe e shqipetareve e ka emrin sali.Ne momentin qe shqiperia doli nga Komunizmi duhesh nje dore e forte ne krye te vendit.Duhesh te mbante ato uzina,fabrika vende pune qe mund te pershtateshin ne kushtet e reja. Avash-avash ti modernizonte ato.saliu shkaterroj c’do gje,u bene ndertime kuturu pa plan duke prishur qytetet,ambientin,bregdetin.U mbush tirana me qoska vinte lana ere shurre.Levizje e popullates pa asnje studim.Le mos te flasim per politiken e jashteme ku Shqipetaret humben dinjitetin dhe krenarin e tyre.

    1. katarakti says:

      Neki ke 100% te drejte. Monstra e Viçidolit nuk diti ta kalonte ekonomine e centralizuar ne ekonomi tregu. Por shkaterroi, vodhi dhe shiti gjithçka. Dhe keshtu mori fund Shqiperia. Shikoni Kinen e pafund. Nje Ten Hsiao Pin arriti qe ekonomine e gjithe ate vendi dhe ate populli ta transformonte nga nje ekonomi e drejtuar komuniste ne nje ekonomi dinamike kapitaliste. Dhe tani Kina pretendon te behet fuqia e pare ne bote. Ate qe i ka bere Saliu Shqiperise, nuk ia ka bere as turku.

  7. Tirana says:

    Devoll VARDARI nga emri dhe shkrimi dukesh qe je nje njeri i pagdhendur ,- e para meso drejtshkrimin nuk shkruhet ne shqip vjidhte por lakimi i fjales vjedh eshte une vjedh ai vidhte me gjate ku e din ti mor kokepalare qe ai paska vjedhur dhe keta miliarder te sotshem 23 vjecar ti i paske harruar fare! Shqiperine si nje shtet te pavarur me nje bujqesi kudo , fabrikat, hidrocentralet,shkollat,universitetet, keto fakte jane shume bindese per punen e tij 40 vjecare ne pushtet! Por demutokratet si puna jote preferojne skandalet e Gerdecit dhe shitjet e hapesirave detare prandaj edhe ne Shqiperi gjendja ka mbetur 6% te pasur dhe shumica te varfer dhe te denuar me vdekje ne emigracion nga degradimi i nje vend ku fjala shteti Shqiptar eshte shume neveritese dhe e pa denje per identitetin tone! Enver Hoxha ka qene nje burre dhe ata mikrobe te kamufluar si mjek te Bllokut si shembull S.Berisha e transformuan Shqiperine ne nje vend plehrash per Evropen dhe Kamorren Italiane per tu bere miliarder mbrenda pak vitesh!

  8. k says:

    POSHTE DIKTATURA (ATHERE)
    RROFTË DIKTATURA (SOT)

  9. Drogaxhiu says:

    Enveri s’kish nevoje te vidhte se gjitheçka ishte prone e tij.
    Nga ana tjeter Ndrekua i Stefaneve thote se njerezit jane nostaligjeke per kohen e Enverit se kane pare me mire. Ai harron ose ben sikur harron se ajo qe thote ai mund te jete e vertete por vetem per ate pjese te popullsise qe banonte ne qytete ose qe ishte e punesuar ne shtet dhe qe sipas shifrave zyrtare te pushtetit dhe partise perbente rreth 1/3 e popullsise pasi 2/3 jetonin ne fshat, hanin buke misri dhe kooperativat me te mira qe numuroheshin me gishtat e dores nuk e kalonin 100 leke per dite pune nderkohe qe shumica merrnin nen 50 leke, nderkohe qe rroga baze minimale ne shtet ishte 144 leke dita. Kishte plot nga fshatare qe rropateshin gjithe diten e dites neper ara dhe per dreke merrnin me vehte buke me uje dhe me shaqer. Kjo pjese e popullit qe ne mos 2/3 perben te pakten gjysmen, sot nuk do ta kujtoje as ne enderr ate kohe te ndyre megjithe urrejtjen qe mund te kete me plot te drejte ndaj klases politike shqiptare te sotme, te qelbur me korrupsion , qoshin keta te majte apo te djathta.

    1. ortes says:

      Eh more drogaxhi trapi!
      Ti i ben llogarite me metrin e sotem e jo me ate te SOCIALIZMIT!
      Ne te ardhurat e njeriut ne SOCIALIZEM nuk hynin vetem rroga mujore,por edhe shume te tjhera qe sot as ne enderr nuk i sheh dot!
      Ja disa prej tyre:
      1-Lagja te jepte SHTEPI DHE PUNE,ndersa sot keto nuk t’i jep as QEVERIA!
      2-Ne shkolla,spitale etj nuk paguaje asnje qindarke,por gjithcka ishte vertete falas.Vetem librat blinin prinderit dhe deri ne Universitet nuk paguaje asnje qindarke!
      Ne spitale kurre nuk mungonte asnje ilac,bile ilacet ishin te gjitha te kontrolluara e jo si sot qe vertet te te imbursohen liacet ,por vetem me ato me cilesi te dobet sa per t’u tallur!
      Operacionet beheshin pa leke dhe askujt nuk i thoshte njeri qe kur aksidentohej te blinte hekurat e kembes apo te dores ne farmaci!
      3- Ne se te behej nje padrejtesi kishte dhjetra rruge dhe institucione ku mund te ankoheshe dhe te zgjidhej halli!
      Asnje njeri nuk pushohej nga puna se donte drejtuesi,pa marre mendimin e kolektivit te punes!
      Drejtoret dridheshin nga kolektivi i puntoreve dhe nga Kontrolli puntor e Fshatar!
      4-Pushimet me cmime te lira beheshin ne Kampet e puntoreve!
      Vetem me 80 leke te reja pushoje per 10 dite ne kampe me ushqim te bollshem!
      5-Femijet i conim ne kopshte dhe cerdhe vetem kundrejt nje pagese prej 80 leke te reja ne muaj,ndersa familjet me te ardhura me te pakta paguanin vetem 50 leke te reja ne muaj!
      6-Pas mbarimit te Universitetit ASNJE I DIPLLOMUAR NUK MBETEJ PA PUNE!
      7-Me qindra studente te dalluar dergoheshin per studime jashte shtetit me bursen e shtetit.
      8-Ne shkollat ushtarake cdo gje ishte falas,qe nga ushqimi,unifoprma,librat etj,etjPra per 6 vjet shkolle familja jo vetem nuk paguante asnje lek,por nuk kishte nevoje edhe t’u dergonte leke femijve se shteti u jepte nga 40 leke te reja leke xhepi ne muaj!
      9-Elektrifikimi i vendit u be plotesisht deri ne shtepine me te larget te fshatit,pa asnje lek dhe cmimi i energjise ishte vetem 0.3 lek per kw/ore!
      10-Qerate e shtepive pothuajse ishin falas!
      Nje hyrje 2+1 e kishte qerane 20 leke te reja ne muaj!
      Vetem per ushqimin e nje 15 diteshi mjaftonin vetem 120 leke te reja,kur rroga e nje mesuesi ishte 800 leke,plus rrogen e gruas!
      Pra jetesa ishte mjaft e lire!
      11-Te gjitha ushqimet ishin BIO dhe nuk njihej KANCERI,SIFILISI,DROGA,PROSTITUCIONI etj!
      12-Nuk njihej fare se cdo te thoshte fjala STRES dhe KORRUPSION sepse nuk ekzistonin kurre!
      14-Pasdite njerezit bisedonin me njeri tjetrin vetem per sportin,filmat,estraden,te dashurat,tregonin barsaleta etj,por kurre nuk diskutonin per VJEDHJET,VRASJET,rrembimin e femijve etj!
      Vetem diten e pare te shkolles ne klasen e pare fillore shoqeroheshin femijet ne shkolle dhe deri sa mbaronin gjimnazin nuk e bente njeri kete pune sic e bejne tani qe me qindra e mijra prinder,gjysher,daja e xhahallare etj percjellin dhe presin femijet nga shkolla nga frika e rrembimit apo shtypjes nga makinat e terbuara!etj,etj!
      A nuk ju mjaftojne kaq sa shkruajta per ta ndare SHAPIN NGA SHEQERI??

  10. Vezhguesi says:

    Po pse mos ta kerkojme Enver Hoxhen ? A nuk e meriton ? Plotesisht kemi te drejte ta kerkojme sepse:
    + Krijoj nje parti ,e cila nuk u mor me llafe po me aksione,deri , udhehoqi popullin ne lufte per clirimin e vendit nga pushtuesit e tradhetaret e vendit. + Ishte kjo parti ,Partia komuniste e me vone PPSH, qe rindertoi vendin e shkaterruar nga lufta. Ishin vite qe qegjohej fjala pune ,arsim,kulture….+ Ishte PPsh ,mene krye Enver Hoxhen qe fliste per vepra industriale, per hapje shkollash,per zhvillim bujqesie.
    + Ishte ajo Parti e drejtuar nga Enver Hoxha qe i dha populit Arsim e kulture. U hapen shkolla ne te gjitha fshatrat ,fillore e 8 vjecare sa e sa shkolla te mesme. universiteti ,akademia, teatro e kinema….. Spitale e ambulanca , doktor e stomatolloge, . Kujtoni veprat industriale . Sa kombinate tekstile : Tirane,Berat,Korce ,Shkoder. Uzinat e fabrika : Kavaje, Tirane ,Korce ,Gjirokaster Lac, …….. Kudo. + Hekurushat, SMT,Bonifikimi , ndermarrje ndertimi ……. pra kudo pune., kudo arsim e kulture. PO bujqesia ku ishte e ku e coi ajo PPSH dhe Enver Hoxha ? Me nje bonifilim te shkelqyer, me ujitje edhe ne maje te malit. Sa e sa traktore ,po ne maje te malit. Pra kemi te drejte ta kerkojme. Ka vrare thot dikush ,ka burgosur …. PO , A nuk duhen burgosur ,a duk duhen varur prej gjuhe ata drejtues te Komunes Velcan ,ku nga 7 shtepi te rreshkitura i cuane ne 27? JO vetem i cuan ne 27 ,po ata fatkeqet nuk muaren asnje leke … KU shkuan leket…….. . Degjoni parlamentin keto 25 vjet ? C,kane thene ‘ kORRUPSIN,KURVERI, KRIMINEL, . kONCESIONE,KONCESIONE. VJEDHJE ,VJEDHJE E SHKATERRIM. Ja pra pse e duam Enver Hoxhen. E duam per berjen e shtetit,eduam per xhvillimin industrial,bujqesor, arsimor e kulturor,e duam per rend e qetesi, E duam per sigurine qe kishte per shendetesine e pensionet. Beni krahasimin e flisni. C;ila eshte liria ? Te vrasi shteti ne meste bulevardit, JO ne por edhe Kosova po e kerkon…….. Po ai nuk vjen me,sepse nuk ka zot qe e ngjall. Ketw sistem e duan vetem hajdutet e kriminelet. Kudo degjenerim. Vete ish ministri i mbrendshem e rreh policet ,u thyen dhe krahun. DEl presidenti eben dmostrat TURP.

  11. Para Laci says:

    O Stefani, jam dakort me ty. Atehere ne kishim shtepi te vogla dhe familje te medha. Sot kemi famile te vogla dhe shtepi te medha dhe shumica ose jane bosh ose jetojne vetem 2 pleq. Atehere po te ishe i shendoshe ndiheshe i privilegjuar, pra kishim stomakun me te madh sesa syrin, kurse sot kemi syrin me te madh sesa stomakun.

    Ne kto 26 vitet e fundit ja kemi falur shpirtin satanit, sepse i kushtojme me shum vemendje jetes materiale sesa jetes shpirterore. Ne fakt, jeta materiale e ka pushtuar njeriun, dhe e terheq per hunde, prandaj pakenaqesia esht shum e perhapur tek njerzit, sidomos ne vendet kapitaliste (vetem lexo sesa vetvrasje behen apo sa njerez me semundje mendore ka ne kapitalizem) sepse sa me shum te kesh, aq me shum deshiron dhe jeta materiale esht nje vrime qe s’ka fund. Pra jemi te identifikuar me sendet dhe anen materiale, dhe shembulli me i mire esht TRUMP qe eshte miliarder, ndihet shum superior, dhe ka nje ego shum te madhe dhe eshte i pashpirt me kundershtaret, dhe njerzit e gjykojne sesa sa shum ka nga ana materiale dhe jo nga ana shpirterore, ashtu sic te gjykojne sot ne shqiperi..

    Sipas nje studimi te fundit, doli se disa nga njerzit me te lumtur ne bote jane nje fis ne ameriken e jugut. Ne kohen e Enverit ne nuk kishim ndonje pasuri, por cfare do qe kishim e ndanim me njeri-tjetrin dhe njerzit ishin me te lumtur. Prandaj njerzit sot e dijne se dicka nuk shkon mire nga perbrenda vetes, por nuk e kuptojne se cfare eshte apo nga vjen kjo pakenaqesi. Shume njerez sot kane plot nga ana materiale, por ndihen bosh nga ana shpirterore. Jo se e dua ate regjim mbrapsht, por sot per shume shqiptare te qash per Enverin, esht si te qash per “ZOTIN”.

  12. kopshtari says:

    enverit I honshit bolet te gjith se ai ishte I drejt dhe I nershem.
    beri ate qe se ka bo kush. ndertoji nji shtet.
    dhe I beri majmunat njerez.
    por cedo.
    shqiptaret po shkojn perseri ne gjenez dhje majmunat po rikthehen perseri ne shqipni

    1. Jeronim de Rada says:

      Duket qe ty shoku Enver nuk paska mundur qe nga majmuni te te beje njeri. Sa keq!

      1. atdhetari says:

        JERONIM Ndersa ty Enveri te beri njeri por u ktheve perseri ne majmun pederast Urime

        1. Jeronim de Rada says:

          Po cfare “atdhetari” je ti kur vellezer i kishe serbo-malaziasit Popoviq, Rankoviq, Mugosha , Vukmanoviq…

          1. Antifashisti says:

            O jeronim,intelektu-HALJA,Tartufi e tarmuti!
            Ty te ka mbetur ora ne vitin 1947,o koqe gomari!
            Si more harrove te permendesh edhe Bahri Omarin???
            Te gjithe keta qe thua ti,i ka vleresuar Enver Hoxha ne veprat e tij dhe nuk ka lene gje per ta gjetur rradakja jote prej tallashi!
            Rankovici,Tempoja,Dushani,etj ishin miqte e tu e jo te Enverit!
            Megjithate Enveri i provoi ata deri ne 1948 dhe pastaj ju tregoi vendin me gjithe tradhetaret e Shqiperise qe punonin per ata qe nga Koci Xoxe etj!
            Se kujt i sherbeu Enver Hoxha e tregon e gjithe jeta e tij:
            -AI I SHERBEU VETEM POPULLIT SHQIPTAR!
            Asnje FUQI NE MADHE nuk guxoi te nenshtronte Shqiperine!
            4 Here e priti STALINI ne Moske,Titua ne Beograd,Dimitrovi ne Sofje,Hrushovit i CORRI MASKEN ne mes te MOSKES para 181 partive KOMUNISTE nga e gjithe bota dhe i VETEM pa asnje mbeshtetje!
            Ishte po ai ENVER HOXHA qe mbrojti me ZJARR Shqiperine ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1946!
            Ishte po ai Enver Hoxha qe SHPALLI DALJEN E SHQIPERISE NGA TRAKTATI I VARSHAVES,rast i pa precedent edhe sot ne bote!
            AKT I RALLE TRIMERIE DHE BESIMI TEK MBESHTETJA E POPULLIT SHQIPTAR!
            Miqesine me Kinen nuk e perdori per t’ju nenshtruar Kines,por ka patur maredhenie te nje PARTNERITETI TE NDERSJELLTE!
            Enver Hoxha,PPSH dhe SHQIPERIA respektoheshin ne Kine si nga udheheqja,por sidomos nga i gjithe POPULLI KINEZ sikur te ishin PERENDI!!!
            Atehere sot pas 26 vjetesh a gjen dot nje shembull te perafert nga sundimtaret e Shqiperise qe te kene patur kete performance si Enver Hoxha???
            Eshte ngjarje e pa PRECEDET qe Shqiperia e vogel ndihmoi KINEN 1 miliardeshe,qe vaporret e saj te lundronin neper oqeane me flamurin shqiptar para pranimit ne OKB!
            Por me MADHESHTORJA KA QENE ROLI KRYESOR I SHQIPERISE PER PRANIMIN E KINES NE OKB,qe edhe sot ata e mbajne si nje nga ndihmat me te medha qe i ka bere Shqiperia Kines!
            A keni ndonje vrejtje per te gjitha keto,zoterinj FASHISTE dhe anti shqiptare???

  13. kasneci says:

    o Jenver o “dictator”
    edhe tash po t han at’ kor
    se kur ishe gjall ta lpinin
    tamam si jevgu shalqinin

  14. Baba says:

    Andrea stefani llumi dhe jashtqitja me e madhe e shqiperise. Kurse enverit i hengert shpirti pleh bashke me ju qe jeni pro tij.

  15. saniteri says:

    a keni lpi nanjiher akullore?
    freskuese n vap,e embel mjalt!
    ashtu ja lepijn edhe enverit barominen e tij bollshevike ata qe e kan inat.
    baromin si topi I skenderbeut n kala t krujs.
    hajde akullore enveri hajde!!!
    po thrriste gega duke shit akullore n pazar t ri.
    dhe njerzit “bisnesmena” demokratiksa turreshin me lpi ato akullore se I kish xon vapa.
    lepijani enverit lepijani o demokrata
    se e kish hajdarin te embel si marmallata…
    haaaaa…………aaaa………………………………………………………..

  16. Proletar says:

    Problemi eshte qe Shqiperia nuk eshte fenomen I izoluar. Ne boten islame demokracia nuk ecen dhe diktatura eshte alternativa me e mire. Irak, Siri, Libi, Shqiperi bile edhe ne Turqi (qe ishte perandori, pra SHUME me e zhvilluar se Shqiperia) Jane prova qe demokracia nuk ka qene rezultative dhe kompatible me kulturen. Imagjinoni si mund te perfundoje Arabia Saudite nese vendos nje sistem demokratik. Pra Enveri nuk ka asnje merite te vecante. Edhe Causeshku do bente te njejten gje ne kuadrin e nje diktature. Dhe nese Enveri nuk do ishte mjaftueshmerisht kriminel ai do dilte jashte loje e zevendesohej me nje tjeter. Gjithsesi diktatura e proletariatit sic quhej asaj kohe eshte me e mire se llojet e tjera te diktaturave pasi ajo ka ne themel barazine keshtu qe njerezit ndiheshin me mire.

  17. rakipi says:

    po,a ka me mir se t jen njerzit te barabart?
    edhe n perndim pretendohet qe te gjitjh jan t barabart para ligjit.
    n komunizem duhet t jen t barabart edhe para prones.
    shum mir esht kjo. esht nje zhvillim I barazis.
    ne kapitalizem s ka barazi,sepse njerzit ngaqe duan t ja hypin njeri tjetrit prishin rregullin e barazis,por shumica perfundon e hypur nga pakica,si ne bixhoz,shumica humbet pakica fito.
    I rre menija njerzit ne fillim,por perfundojn si shkerdhata ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje