DOSIER/ Lushnjë: Kronikë plot nerv e 24 orëve të 6 prillit 1939, prag pushtimit fashist

3 Prill 2016, 14:51Dossier TEMA
DOSIER/ Lushnjë: Kronikë plot nerv e 24 orëve të 6 prillit

Një qytet në ankthet e pushtimit…

Nga Andrea Liko dhe dr. Niko Ferro

Këto kanë ndodhur në qytetin e Lushnjës më 6 prill 1939, plot 77 vite më parë, në ditën e fundit të lirisë, në orët e pragpushtimit fashist. Kronika është e plotë, e dokumentuar, e ruajtur mirë. Është një kronikë plot nerv në rritje me një ankth përcëllues…

Pamje nga qendra qytetit e Lushnjes viti 1941. Nga e djathta ushtaret italiane.

Shënimet nisin në orën 9 të mëngjesit të së enjtes së madhe, asaj para Pashkëve. Në pijetore flitet vetëm pë Italinë e italianët, të cilin “ishin ashtu” e “janë kështu”. Çaste të tilla u hapin rrugë muhabeteve me heroizma të së djeshmes. Midis folësve kishte dhe pjesëmarrës të Luftës së Vlorës, të cilët më shumë mbanin mend përzënien e “pepinove” dhe e thjeshtonin gjëmën tek pragu i derës…

Dhe befas shfaqen dy skuadrilje të aeroplanëve italianë, të vendosur në formacion luftimi, që ecnin mjaft ultë, pak mbi lartësitë e pemëve. Njerëzit prisnin kthimin, por ai vonoi. Gjatë tërë ditës, guida u përsërit edhe dy herë…Sakaq, fusha e vogël e shkollës plotore u mbush me fletushka të verdha, me shkrim në gjuhën shqipe. Mjetet të propagandës fashiste bënin thirrje për moskundërshtim, pasi “po vinin vetëm për të ndihmuar” dhe se “Italia ishte një mike e madhe e Shqipërisë” etj., etj. Mësimi u ndërpre, nxënësit vrapuan për në shtëpi t’u tregonin prindërve pë “zogjtë e hekurt” dhe përmbajtjen e fletushkave…

Kaq u desh dhe koha e ankthtë e pritjes mbaroi. Vala e zemërimit lindi vetiu në shpirtin e të gjithëve dhe dallga e njerëzve u grumbullua para nënprefekturës. Tërë sy e vesh, lushnjarët prisnin ndonjë lajm nga Tirana, në mos, po, nga Durrësi. Në mesditë, nënprefekti i Lushnjës, Tafil Boletini organizoi një takim me personat më me ndikim në popull. Njëri nga dëshmitarët, mësuesi Ahmet Shehu, ka lënë këtë shënim: Nënprefekti tha se Lushnja dhe lushnjarët janë ndeshur edhe tjetër herë me italianët, madje u ka bërë ballë në kohë edhe më të këqija. Tash Shqipëria po është në po ato kondita. Them se flota italiane do zbarkojë në skelat e vendit tonë…Të pranishmit i drejtuan pyetjen sa retorike, aq edhe plot tension: E zotëria juaj, çfarë këshille na jepni; çfarë urdhëroni të bëjmë ? Nënprefekti nuk u mendua dy herë: duhet një fuqi luftuese nga e gjithë nahija e Lushnjës.

Aeroplanet italian te perdorur ne pushtimin e Shqiperise

Atij iu kërkua të njoftonte të gjitha komunat dhe kështu u bë…

Nuk dihet se si, por në darkë, rreth orës 17.00, në Lushnjë sollën ca armë – ndofta nga Tirana -, kryesisht pushkë, bashkë me fishekët. Trimi i njohur Rrahman Uruçi, i cili më vonë komandoi grupe e brigada partizane, veçonte se “…binte në sy mungesa e armatimit të rëndë dhe fakti që pushkët ishin thuajse vjetërsira”. Sidoqoftë, sipas kujtimeve të vet nënprefektit Boletini, “…rreth 3000 vet u turrën kush e kush me marrë nji pushkë. Më është dasht me ndërhy shpesh me ja dhanë armën ma të zotit…Më bante çudi një farë entuziazmit të miletit. Kishte raste që vinin edhe 2 a 3 veta për derë, sikur po shkonin me festu e jo me luftu…”.

Ende pa u errur, tek Çesma e Kalifasë u grupuan vullnetarët e parë. Vetëm nga Karbunara ishin 2 “batalione” me 150 vetë secili; rreth 200 pushkatarë erdhën nga Darsia. Të shumë ishin ata nga zona e Libofshës, mbi 500 vullnetarë. Ata i komandonte patrioti Zoi Ndreko. Luftëtari i regjur Llazar Bozo u printe kolonjarëve. Pasi u bë ndarja e armëve, nënprefekti dhe komandanti i xhandarmërisë u sugjeruan luftëtarëve që të vendoseshin përgjatë bregdetit Seman – Karavasta – Divjakë – Shkumbin. Pati nga ata që donin të niseshin për në Durrës apo Vlorë, por autoritetet nuk ishin të këtij mendimi.(!).

Por kjo situatë tensioni solli edhe surpriza aspak të mira. Aty para mesnatës, nga Lushnja u larguan pikërisht më të nevojshmit, nënprefekti dhe komandanti i xhandarmërisë.(!). Ikën fshehurazi, me nxitim të madh, gati hajdutshe…Kjo solli një heshtje të qelqtë në qytet dhe një pikëpyetje me goditje këmbane tek njerëzit. Mësuesi patriot Ahmet Shehu, tashmë komandant i pushkatarëve të Karbunarës, tregon se “atë natë askush nuk e vuri kokën në jastëk”…

…E premtja shpirtakullt e 7 prillit 1939 u gdhi me fytyrën e trishtimit. Zyrat kryesore të shtetit ishin boshatisur. Në qytet kishte qendruar vetëm kryetari i gjyqit, Teki Libohova. Ai së bashku me Arif Kurtin morën në dorë zyrat e lëna bosh. Ndërkohë u zbulua se centrali telefonik ishte shkatërruar. Në mjedis kishte edhe telegrame të djegura…(!).

Në gjuhën e liturgjisë, e premtja para Pashkëve të Mëdha quhet “e premtja e zezë”. Më 7 prill 1939 ajo ishte tamam e tillë. Ndërsa u rreshtun mbi kodra dhe dëgjonin bombardimet e Durrësit, lushnjarët e ndjenin se goditja e vezëve të kuqe të Pashkës këtë radhë do të ishte ndryshe…/tiranaobserver

7 komente në “DOSIER/ Lushnjë: Kronikë plot nerv e 24 orëve të 6 prillit 1939, prag pushtimit fashist”

  1. Moisi Golemi says:

    Trimi i madh, Tafil Boletini, nipi i Isa Boletinit. U tha lushnjareve “Rrembeni armet”. Dhe per vete iku naten, si lepur i eger, ne drejtim te paditur, pa lajmeruar askend
    .
    Ik Tafil, ik, se te shqeu lepri.

    1. me thene te drejten says:

      Ai dhe funksionaret e tjere shteterore kane marre urdher nga naltbythnia e tij,Amut ZoGomarit qe te braktisnin detyren ?

  2. ANALOGE ME ATE CFAR NDODH SOT NE POLITIKEN SHQIPTARE

    DHE TE HUAJT

    TE CILET KANE ARDHUR NE SHQIPERI E VAZHDOJN E BOMBARDOJNE SHQIPERINE

    ME TRAKTE ” QE I NDIHMOJN SHQIPERISE ”

    DHE QI POPULLIN IDIOT E BEJN INTELIGJENT NE VRYMEN BYTHES

  3. rezart says:

    Ja si e la Shqiperine tradhetari satrap Ahmet Zogolli para pushtimit nga Italia fashiste!
    Dhe per keto “merita” prej tradhetari sot shtatorja e tij ngrihet ne mes te Tiranes!
    Ja kjo eshte Demokracia FASHISTE qe sot pas 26 vjetesh e ka kthyer vendin ne MJERIM mesjetar!

  4. krysho ludovik says:

    Dihet qe lushnjaret jane trima, si prove per kete kemi qe ne 1997 e rrezuan shtetin me gure.
    Po nuk po thote sa italiane vrane ne 1938 Ahmeti, Tafili e Rahmani.
    Se kjo po ngjan si historia e UCK qe vrau me pak se 2 ushtare serbe ne gjithe luften.
    Shkurt muhabeti ky duket si pompim patriotik ose si kofini pas te vjelit (sic thote edhe populli jone i zgjuar edhe dembel)

  5. Drini says:

    Falenderit dy autoreve te shkrimit. Kam lexuar edhe me perpara shkrime te tilla per historine e myzeqese dhe me kane pelqyer. Duket se muzeu i lushnjes ka bere nje pune mjafte te mire per te mbledhur dhe ruajtur materiale historike te treves se myzeqese. Ne kemi nevoje te dime me shume per historine e pa politizuar te shqipersie dhe te reflektojme se kush na ka udhehequr. Ata qe i ngrene permendore mbretit zog sot ne tirane e kudo nuk jane shqiptaret e vertete. Vetem me zogun e zi (qe mund te nenkuptoje edhe mbretin tradhetar) jam dakord te qendroje si emer rruge

    1. uhahahaa says:

      Lale,Zogi i Zi ka kuptimin e rrockes se zeze ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje