Britaniku i vetëm i mbijetuar në një kamp përqendrimi nazist ka dhënë një dëshmi rreth horrorit që ka përjetuar në të.
Harold Osmond Le Druillenec ishte ndër të paktët persona që mbijetuan në kampin e Bergen-Belsen.
Në një letër ku ai kërkon kompensimin për vitet që kaloi në kampin e përqendrimit, ka bërë edhe një rrëfim për kohën e kaluar atje.
“Gjatë natës do vrisje ose do të vrisnin, ndërsa gjatë ditës kanibalizmi ishte i pandalshëm”, rrëfen i moshuari britanik.
Në vitin 1964 Republika Federale Gjermane pranoi të paguante 1 milion paund për dëmshpërblimin e të mbijetuarve, rreth 17 mln paund me vlerën e sotme.
Britaniku Le Druillence u dërgua në kampin famëkeq pasi u arrestua në 1944 për mosbashkëpunim me nazistët dhe ndihmoi disa të burgosur rusë të arratiseshin.
“Tmerret që kam përjetuar atje më kanë lënë pasoja, megjithëse nuk dua ta pranoj. Shpesh shkoj për vizitë të doktori. Duhet ta pranoj, ishte shumë me fat që mbijetova”, rrëfen ai.
“xik” halea e botes!
Nuk e di a i lexon keto Butka,Ypi,Berisha,Fevzo dhe Deva.Keta duken sipas Butkes komuniste dhe anglezet si balliste.