Rrahman Parllaku i përgjigjet Uran Butkës: Fadil Hoxha ishte për bashkimin e trojeve shqiptare

29 Mars 2016, 07:27Dossier TEMA
Rrahman Parllaku i përgjigjet Uran Butkës: Fadil Hoxha ishte për


Faksimile e kërkesës së Akademikëve kosovarë drejtuar Presidentit Bujar Nishani për dekorimin e Fadil Hoxhës

Duke iu referuar dokumenteve arkivore, Butka do të mbronte idenë se Hoxha ka qenë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare një nga zbatuesit e urdhrave të Enver Hoxhës për eliminimin e kundërshtarëve të tij politikë, edhe brenda radhëve të komunistëve. Gjithashtu, ai e akuzon atë për vrasjen e Shaban Polluzhës dhe sipas Butkës, nuk mund të jenë edhe vrasësi, edhe viktima heronj.

Gjithashtu, Butka e përfshin Fadil Hoxhën edhe në masakrën e Tivarit, në mos në mënyrë të drejtpërdrejtë, me heshtjen e tij, ndaj gjithë asaj çka po ndodhte mbi rekrutët shqiptarë. Shkrimi i Butkës erdhi pas botimit të një shkrimi homazh të Rrahman Parllakut, me rastin e 100-vjetorit të Fadil Hoxhës.

E tashmë është sërish Parllaku, që i përgjigjet Butkës, jo më vetëm, po i mbështetur nga akademikë dhe historianë të Kosovës, që dalin kundër pretendimeve të Uran Butkës.

RRAHMAN PARLLAKU*

Nga bataku i përbaltjes së historisë së Luftës Nacionalçlirimtare, ku ka rënë prej vitesh, Uran Butka hodhi shashkat e fundit për të denigruar një nga figurat e shquara të kësaj lufte, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Si bashkëkohës, bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i Fadil Hoxhës, kam shkruar dhe kam folur shumë për vlerat e tij, këtu në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Gjakovë, dhe kudo jam mirëpritur e duartrokitur fuqishëm. Ndaj dhe këtë radhë vendosa t’i përgjigjem z. Butka, këtij misionari të shtrembërimit të historisë, jo me rrëfimet e mia si dëshmitar okular, por me ato ç’kanë shkruar e kanë thënë për Fadilin, autoritetet, akademikët dhe profesorët e shquar kosovarë.

Duke e parë figurën e Fadil Hoxhës në kontekstin historik, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari – akademik, shprehet se “S’ka dyshim se figura e Fadil Hoxhës është në krye të listës së personaliteteve që personifikojnë periudhën 50- vjeçare të historisë së Kosovës në regjimin komunist në ish-Jugosllavi. Prandaj edhe interesimet dhe interpretimet e rolit të tij janë trajtuar nga këndvështrime të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve me nota të subjektivizmit të tepruar nihilist, çka për mendimin kritik historiografik nuk përkon me të vërtetën, e aq më pak me realitetin shoqëror të Kosovës”.

Ish- Drejtori i Institutit të Historisë të Prishtinës vlerat e këtij burrështetasi i shpreh edhe te dhimbja që ndien për mungesën e madhe të intelektualëve e të veprimtarëve të shquar dhe të njohësve të jetës dhe veprës së Fadil Hoxhës, si: Vehap Shita, Pajazit Nushi, Mark Krasniqi, Esat Stavileci, të cilët me angazhimet dhe kontributet e tyre e nderonin opinionin e Gjakovës në këso raste kujtimesh e përkujtimesh.

Duke u mbështetur në burimet e shumta dokumentare që rrëfejnë jetën e Fadil Hoxhës dhe kohën e tij, akademiku i mirënjohur kosovar, J. Bajraktari, konkludon se “të arriturat, por edhe gabimet e mundshme të bëra nga ai, paraqesin një tërësi (materie) interesante për historinë. Ato argumentojnë përkushtimin e tij për dy çështje fondamentale:

1) për idenë e bashkimit të viseve shqiptare në një shtet, që ka qenë dhe është ëndrra e të gjithë patriotëve tanë dhe

2) për ngritjen dhe avancimin e Kosovës në shkallën e barazisë me të tjerët në ish- Jugosllavi në aspektin pragmatik, sipas rrethanave të kohës që i është imponuar”. Pikërisht, nisur nga ky këndvështrim, edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, vlerëson se “Fadil Hoxha, me kontributin dhe angazhimin e tij patriotik ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe pas çlirimit, ku si një burrë shtetas ka vendosur themelet e para të shtetësisë së Kosovës”.

Sipas numrit një të qytetit historik të Gjakovës, “Shembulli që politika mund të marrë nga veprimtaria e Fadil Hoxhës është largpamësia e tij. Ai ia ka dalë me sukses që të paraqesë, të mbrojë dhe të avancojë kauzën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe të shqiptarëve jashtë Kosovës”.

Madje, është ky vlerësim real dhe objektiv mbi të cilin Kuvendi Komunal i Gjakovës ka vendosur të ngrejë përmendoren e Fadil Hoxhës në qendër të qytetit historik, për të cilën tashmë është shpallur konkursi dhe është miratuar vendi ku së shpejti do të vendoset aty ku e meriton.

Ky vlerësim u shpreh më së miri në Akademinë përkujtimore që u mbajt në Gjakovë, nga përfaqësuesit legjitimë të këtij Kuvendi, z. Armend Vokshi e znj. Edlira Bejtullahu. Por le të ndalemi dhe në referencat e akademikëve dhe profesorëve të tjerë kosovarë. Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, akademik Besim Bokshi, është shprehur se

“Fadil Hoxha në ato kohë të vështira ishte si ajo bora e bardhë që zbret nga lart për të mbrojtur tokën nga acari. Njerëzit besonin se në shpirtin e tij qëndron e strukur rrufeja, ajo që shpërthen qiellin nga hidhërimi, rrufeja e kohës së rinisë së tij. Dhe e donin Fadilin edhe si mundësi, si shpresë…”. (Libri: “Fadil Hoxha, një jetë në shërbim të atdheut” fq. 3).

Po ashtu, Prof. Dr. Masar Rizvanolli – Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, ndër të tjera vlerëson se “Fadil Hoxha ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe arradhave partizane, në krye të së cilës ishte vetë ai… gati në të gjitha betejat ishte luftëtar me armë në dorë, duke u treguar strateg i niveleve të larta ushtarake. Ai ishte iniciues dhe organizator i Konferencës së Bujanit, nga ku u konkludua se pas mbarimit të luftës, populli i Kosovës do të deklarohet për bashkim kombëtar, dëshirë dhe e drejtë kjo legjitime dhe e kahmotëshme”.

Ndërkohë, në optikën e Prof. Dr. Masar Rizvanolli, “Një ndër arritjet më me vlerë të udheqësisë së Fadil Hoxhës është Kushtetuta e 1974, me të cilën Kosova bëhet element konstituiv brenda Federatës jugosllave, që ishte bazë e shtetësisë së Kosovës, e që sot është realitet”. Më tej, Prof. Rizvanolli konkludon se “Fadil Hoxha duhet kuptuar dhe çmuar si vizionar, largpamës, i cili me vendosmërinë e urtinë e një politikani të spikatur mundi të arrijë këto vlera për vendin dhe popullin e tij.

Ai nuk e njihte veten ndryshe, veçse si një qelizë në zemrën e popullit, për të cilin duhej sakrifikuar gjithçka nga vetja, duke pasur parasysh përgjegjësinë për punën që ushtronte në emër të popullit”. Po në këtë linjë shprehen edhe akademikët e njohur kosovarë Ekrem Murtezai, Minir Dusha, Luan Mullaqi, Rexhep Ferri, Feriz Krasniqi etj. Përcaktimin më të saktë e gjejmë nga akademiku Ekrem Murtezai, sipas të cilit “Fadil Hoxha ka bërë për Kosovën optimumin e asaj që ka qenë e mundur në kushtet, rrethanat dhe në situatën e atëhershme brendapërbrenda sistemit socialist e monist”. (Libri “Fadil Hoxha, siç e njoha unë”, fq. 105).

Ndërsa shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirën mbarëshqiptare, Veton Surroi, e vlerëson Fadil Hoxhën si figurën më të rëndësishme shqiptare të Kosovës në shekullin XX.

“Pjesë kyçe e idesë prijëse të luftës së Fadil Hoxhës ka qenë besimi se fitorja e forcave antifashiste do të sillte bashkimin e kombit shqiptar, dhe këtë e ka shprehur më së miri duke i prirë organizimit të Konferencës së Bujanit më 1943/ 1944, në të cilën u aprovua Deklarata që shprehimisht përcaktonte të drejtën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si një rezultat të dëshiruar në fund të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare…

Fadil Hoxha ndërtoi një politikë të ruajtjes së substancës shqiptare në Kosovë e Jugosllavi dhe avancimit e emancipimit të popullit shqiptar, brenda kushteve të së mundshmes”, shprehet ndër të tjera Veton Surroi në letrën drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me anën e së cilës mbështet iniciativën e Kuvendit Komunal të Gjakovës dhe të një grupi akademikësh e profesorësh kosovarë për t’i akorduar Fadil Hoxhës titullin “Nderi i kombit”.

S’ka dyshim se këto vlerësime të akademikëve e profesorëve të shquar kosovarë hedhin poshtë me neveri përpjekjet e Uran Butkës për të cilësuar Luftën Nacionalçlirimtare si Luftë Civile dhe në këtë kuadër për të denigruar edhe figurën e Fadil Hoxhës.

Ndërkohë, për sa u përket shpifjeve të ulëta e monstruoze për Masakrën e Tivarit, nuk dua të zgjatem, pasi ia kam dhënë përgjigjen publikisht në disa emisione e debate televizive, si dhe ballë për ballë në Konferencën e organizuar para dy vitesh në Ulqin, ku ai s’pati kurajën civile të përballej me mua, që si dëshmitar okular jam prirë dhe i përmbahem vetëm së vërtetës.

Unë që pata fatin të jetoj kaq gjatë dhe të përjetoj gati një shekull të historisë sonë kombëtare, e ndiej për detyrë që sa të kem frymën ta mbroj këtë histori nga shtrembërimet me dashje të pseudohistorianëve të tillë. /Panorama/

*Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit

11 komente në “Rrahman Parllaku i përgjigjet Uran Butkës: Fadil Hoxha ishte për bashkimin e trojeve shqiptare”

  1. e verteta says:

    Slexova dot kete histori, por duhet theksuar se sot bashkimi i trojeve eshte shume larg si koncept vecanerisht nga vete Kosovaret, te cilet flasin Kosovarisht, dhe jo Shqip, dhe jane Kosovare e jo Shqiptare.Qe sduan te kene te bejne me Shqypnine e cila popullohet nga Serbe e Greke, magjype dhe jo te gjithe jane myzlimone si puna e tyne. Kurre ndonjehere me pare , tani nen udheheqjen e Isa Mustafes, ketij armiku numer 1 te Shqiperise , dhe me pare te Hashim Tac serbit me origjine, ideja e bashkimit te trojeve ka qene kaq larg dhe e parealizueshme.
    Bota sdo qe ne te bashkohemi por ajo e ka me te lehte kur vete shqiptaret ne te dyja anet e kufirit jane me shume kundra .Ata qe enderrojne smund te kerkojne bashkim kur populli jashgte kufirit nuk njeh si te vetin kristianet shqiptare.Pra bashkimi jo vetem sdo ndoshe kurre por edhe ne qofte se ndodh nje dite , percarja dhe urrejtja do jete e pranishme perhere.Per Shqipfolesit e Maqedonise as qe behet fjale , se ata jane krejtesisht te asimiluar ne Turq , dhe skane asgje te perbashket me Shqiptarin e Shqiperise. Prandaj, kurte degjoni se do bashkohemi merreni si shaka dhe estrade te politikaneve tane te shitur dhe aspak patriote te vertete.

    1. xxx says:

      Populli i Kosoves nuk e don bashkimin,kemi nji te kaluar qe nuk du ta permendi,jeni te mentalitetit rpimitiv(perpos shqiprise te mesme)ju me dy parti qe 30 vite po luftoni mes veti,qka mendoni ju edhe kta hajnit tane mju bashku salihit,pastaj nji bashkim eshte edhe zhdukje e minoriteteve,sepse minoritetet nen 3% do tu zhdukeshin,po ma mire do te ishte nji referendum i cili do te tregonte se jena larg,po te rishikohet historija do te largohemi edhe me larg,si mund te bashkohemi kur femrat i martoni per hasmin tone.Shqiptart e Kosoves hasem e kan shkaun dhe bullgaromaqedonin,ju i martoni qikat per ta,benu real,sa femra keni per shqiptar te martuara ne Kosove,sdalin as dhjet.

      1. ay qe pallo racen tende says:

        E mer xxx tyrceli muti,pse ca kujtove ti se shqiptaret jane palla cari si puna jote e!? Po mer merhum po,te jesh i sigurte se ne s’kena asnje lidhje me faren tate te shpifur, me tyrcelinjte e Kosoves apo Maqedonise apo kudo ku kane mbet ata. Ne kena lidhje vetem me SHQIPTARET e Kosoves,Maqedonise apo kudo ku jetojne ata!
        A mure vesht merr xxx koktrekonc imam bajalldi ?

    2. I.Hoti says:

      Po pse lodhesh kot o grekezi!!! ‘Ujku’ po te ha bythet…ti ruaj kuken… Shqiperia nuk ka kuptim pa pjeset be saj natyrale sic e ka krijuar ZOTI e NATYRA Nga bjeshket e Rugoves Sharrit ne Janine e Preveze… Kjo eshte e VERTETA Mbi 10 milion shqiptare do bashkohen aq shpejt sa nuk keni kohe te mendoheni GJITHE BOTA E DI … Kemi njeri tjetrin dhe USA EU.. Po kush ju pierdh… Dialektet e SHQIPES jane bukuria e gjuhes ..si kudo ne EUROPE!

  2. shqiptari says:

    ky ish komunist qe ka luftuar krah jugosllaveve kunder shqiptareve te kosoves sot eshte rreth 100 vjec,thua te kete kete memorie brilante?apo i ben lavde regjimit te vete?poshte komunistat dhe kelyshit e tij,poshte lepirsit e bytheve

    1. shqiptari says:

      Ky NDER I KOMBIT ka luftuar fashizmin dhe KOLABARACIONISTET (qofte sllave apo shqiptare) ashtu sic bene te gjithe atdhetaret e vertete shqiptare edhe ne Shqiperi gjate Luftes se II Boterore! Ashtu sic bene te gjithe forcat antifashiste demokratike kudo ne Evrope dhe ne Bote!
      Ju ndyresirat,pinjollet e kolaboracionisteve te felliqur dhe bythcpuar keni vetem nje te drejte,TE HANI MUT dhe te pellisni si gomeret ?

      1. poshte e me poshte komunizmi says:

        Dushan Mugosha…Miladin Popovic…ah more Turko-Mongole-Slavo-Komuniste…ah te poshter qe i rate per fat popullit tim

  3. xixellonja says:

    Dokumentat historike të botuara nga Butka , Ju i quajtet “shashka”.
    Po si nuk gjetet ju ndonje dokument historik per te kundershtuar Butken , duke i dhene mundesine çdo lexuesi që te vleresonte në base të dokumentave.
    Shkrimit tuaj mund ti vesh shume emra , por shkrim historik nuk ishte.

    1. ay qy says:

      Nuk ka asnjefare “dokumenti” te Butke Koqes! Jane thjesht “shtjellime” te Butke Loqes,me fantazi rinoceronti ? ? ?
      Ti kerkon dokumente!? Mos se na flliqe fare! Ka dokument me te mire se pallimi qe ju be kolaboracionisteve ne 1944 ?
      Jeni palluar dhe perjetesisht do ngeleni te palluar, e di pse!? Sepse jeni kolaboracioniste bythcpuar ?

  4. lexuesi i irrituar says:

    Edhe Butkes mund ti vesh shume emra ,por jo historian . Nje njeri qe hedh poshte historine e nje kombi per te reabilituar vetveten .

  5. Lipe gremi says:

    Ballistë trima,yxhym se mbaruan pulat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. H
    Hasi

    Ne kohen kur ka udhequr z fadil Hoxha ka qen koh shum e veshtir qe nga lufta e dyt boterore e deri ne vitin 1974 kur kosoves e fitoj autonomin gati si gjysme republike sepse z fadil Hoxha ka pas pun me nji jugosllavi te cilen e ka pasur mbi krye pra ajo plejad ajo garniture ka qen e art per kohen si fadil Hoxha mahmut bakalli ilaz kurteshi veli deva ymer pula ne kohen e fundit azem vllasi e shum e shum te tjera te gjith keta e kan pas mbi krye shum politikan serb malazez maqedon disa kroat slloven boshnjak por edhe disa shqipfolsa

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje