FOTO/ Molenbek, aty ku terroristët ndjehen si në shtëpinë e tyre!

23 Mars 2016, 18:12Dossier TEMA
FOTO/ Molenbek, aty ku terroristët ndjehen si në shtëpinë e

Një komunë e vogël në mes të Brukselit, interesante, por edhe e frikshme!

Interesante, pasi në disa pjesë të saj si Chausée de Gand, kur kalon, duket sikur kapërcen në kohë, sepse të krijohet përshtypja se u fute në Arabinë Saudite, apo në ndonjë vend tjetër mysliman. Një Pazar interesant, kryesisht me veshje dhe produkte të vendeve arabe. Gra të mbuluara me perçe të zeza. Kokë e këmbë. Në të shumtën e kohës në shoqërinë e fëmijëve. Nëse janë vajza të vogla edhe ato i gjen të mbuluara po me perçe. Klube çaji, ku rrinë vetëm meshkujt myslimanë. Pinë çaj. Tërë ditën. Meshkuj të tjerë rrinë grupe-grupe, në qoshe të pallateve apo cepa rrugësh, me veshjet e tyre karakteristike fetare dhe vështrojnë ngulazi rrugën, dhe çdo person që kalon. Herë-herë, duket sikur kontrollojnë zonën.

E frikshme, pasi siguria nuk është optimale. Duket sikur hyn në një zonë, që sundojnë rregulla dhe norma të tjera. Konflikti është më i kollajtë, sidomos kur nuk i përket komunitetit të tyre. Nëse një femër e veshur në mënyrë perëndimore kalon e vetme, shoqërohet me një sërë ngacmimesh, fyese, përçmuese. Kjo, sepse në mendjen e tyre një femër, që nuk mban perçe nuk është e ndershme dhe se duhet të mbulohet që të konsiderohet e tillë! Edhe nëse je në çift, mund të konfliktohesh fare lehtë. Në rast se dëshiron të mbash larg konfliktin, duhet të shfaqësh shenja të lexueshme që je shqiptar. Si, simbole kombëtare lehtësisht të identifikueshme! Kjo, pasi është krijuar një histori “vendosje rregulli” teksa ngacmimet ndaj shqiptarëve, kanë përfunduar shpesh në dhunë si kundërpërgjigje. Dhe brenda këtij komuniteti, siç duket është konfirmuar bindja se me shqiptarët “sherri është i humbur”!

Po, si është arritur deri në këtë gjendje, ku kjo Komunë në qendrën e Evropës po merr famë ndërkombëtare si foleja e terroristëve? Nga buron gjithë kjo urrejtje e verbër për të goditur vendin ku u lindën, janë rritur dhe jetojnë ?!

Një komunë prej vetëm 5,9 km², që shtrihet nga pjesa perëndimore e Brukselit, duke krijuar horizontalisht një lidhje me qendrën, tërheq vëmendjen për shumë faktorë.

Komunë që njeh dendësinë më të lartë të popullatës për m², përqindjen më të lartë të papunësisë në rang kombëtar (30%) sidomos tek të rinjtë (41,6%), nivelin e arsimimit më të ulët prej disa gjeneratash, si edhe me numrin më të lartë të institucioneve të besimit fetar (22 xhami). Në këtë Komunë, janë instaluar fillimisht një pjesë e madhe e krahut të punës apo imigracionit të ardhur nga Maroku dhe vende të tjera të Afrikës së Veriut, si edhe nga Turqia kryesisht përgjatë viteve ’60-‘70, kur shteti belg lidhte kontrata me qeveritë përkatëse të këtyre vendeve.

Përgjatë viteve ‘60, administrata e Brukselit e kushtëzonte këtë imigrim nëpërmjet pajisjes me leje pune të dyfishtë, pra për punëtorin, por edhe leje për punëdhënësin, që do të punësonte imigrantin. Kjo leje trevjeçare krijonte edhe kushtëzimin e instalimit të punëtorëve në zona të caktuara industriale.

Por, kriza ekonomike e viteve ’70, filloi të reflektohej edhe te kjo kategori imigrantësh, të cilët u detyruan për arsye mbijetese të largoheshin nga zonat industriale ku ishin instaluar fillimisht dhe të drejtoheshin drejt zonave urbane, me shpresën për të siguruar një vend pune. Mundësitë e pakta ekonomike e bënin të pamundur për këtë kategori, që të vendoseshin në komuna të tjera të Brukselit, ku standardi i jetesës ishte më i lartë dhe jetesa më e shtrenjtë.

Molenbeku i asaj kohe ofronte çmime të lira, por edhe kushte më pak të përshtatshme. Pavarësisht aspektit ekonomik, që kushtëzonte instalimin e tyre në një zonë të caktuar, studiues të ndryshëm ekspozojnë nga njëra anë edhe faktin e një barriere administrative me orientim politik, që pengonte instalimin e tyre në komuna të tjera, duke nxjerrë arsye të ndryshme të nivelit burokratik.

Por, nga ana tjetër, edhe një lloj refuzimi nga vetë shoqëria për të lënë shtëpitë e tyre me qira këtyre imigrantëve, të cilët nuk kishin siguri për shlyerjen e saj, për shkak të profilit që përfaqësonin por edhe karakterit të paqëndrueshëm të punëve, që iu ofroheshin.

Ky fenomen solli gradualisht edhe përqendrimin e tyre të lartë, në komunën e Molenbekut. Iniciativat shtetërore për lehtësimin e bashkimit familjar, ndikuan në shtimin apo rritjen e numrit të këtij komuniteti, që po popullonte zonën perëndimore të Brukselit.

Me kalimin e kohës, me rritjen e vështirësive socio-ekonomike, barrierave që po krijoheshin në tregun e punës, por edhe niveli i tyre i ulët i kualifikimeve, e bëri thuajse të pamundur që të dilnin nga kjo komunë, dhe të instaloheshin në komuna të tjera.

Me instalimin e tyre të vazhdueshëm në të njëjtën zonë, fillojnë të shfaqen gradualisht edhe shenjat e para të diversitetit kulturor dhe fetar. Nisin kërkesat e para për krijimin e vendeve të lutjes dhe organizimin e kurseve fetare, për të transmetuar tek fëmijët e tyre kulturën e fesë, si edhe organizimi i mësimit të gjuhëve të tyre kryesisht arabe dhe turke. Kërkesat fillojnë të orientohen edhe ndaj shijeve krejtësisht të ndryshme gastronomike, që ekspozojnë nevojën për pasjen e produkteve të tyre ushqimore, duke filluar gradualisht hapjen e një sërë dyqanesh, kryesisht me ushqim hallall, si edhe dyqane të specializuar për veshjet e tyre karakteristike, etj.

Kjo periudhë njihet edhe për nisjen e një sërë problemesh nga ana e autoriteteve lokale, të cilët duhet të adaptonin mënyrën e tyre të organizimit të jetës së komunës, në përshtatje me këtë diversitet kulturor. Nisi hasja me një sërë problemesh për shkak të riteve, zakoneve dhe traditave krejtësisht të ndryshme, që jo vetëm kërkonin një menaxhim më të mirë të hapësirës publike por edhe krijimin e kushteve të reja, për lehtësimin e tyre (si p.sh, krijimi i thertoreve të veçanta për të shmangur therjen e kafshëve në apartamente, apo në vende publike të papërshtatshme, devijimi i transportit publik përgjatë festave fetare nga mbipopullimi i zonës, etj)

Radikalizimi

Kërkesat për pasjen e institucioneve fetare, apo vendeve të përshtatshme për lutje, fillojnë të shfaqen përgjatë viteve ’70, sepse më herët ky fenomen ishte thuajse i pamundur. Praktikimi ishte kryesisht i një niveli personal, privat dhe i paekspozuar në shoqëri. Vitet ’70, njohin hapjen e institucioneve të para fetare të fesë Islame, kryesisht në formën e kulteve dhe të asociacioneve. Ky do të jetë dhe momenti i parë i shfaqjes së praktikës të fesë Islame në shoqërinë belge.

Por, ky ekspozim apo shfaqje hasi në një lloj rezistence në opinionin publik belg, një lloj reagimi refuzues, që vlerësohet se, ka krijuar edhe hendekun e parë të madh mes palëve.

Përgjatë viteve ’80, do të kemi shfaqjen e xhamive, si edhe rritjen e nivelit të politizimit të fesë islame. Politizim, që rrotullohej rreth dy rrymave konkurruese, salafizmi dhe vëllezërit myslimanë. Kjo periudhë vlerësohet se, nuk ka njohur rryma me tendenca moderne, duke e kanalizuar besimin fetar vetëm drejt tyre. Çka gjykohet se ka sjellë një këndvështrim tek praktikantët e kësaj feje, një perceptim dhe vizion tërësisht të brendshëm fetar, në lidhje me leximin apo deshifrimin e çdo fenomeni, apo problematike, që ndodhte në shoqëri.

Jo rastësisht, edhe terroristi i shumëkërkuar Abdelaslam, i përket gjeneratës së lindur në fund të viteve ’80, i rritur në mes të një Islami i vlerësuar si i politizuar.

Paralelisht me këtë ndikim të lartë të nivelit fetar, dhe rrymave konservatore të forta, kemi edhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikojnë në procesin e radikalizmit të të rinjve, duke e thjeshtëzuar atë. Janë një sërë studimesh, që konfirmojnë të njëjtat tendenca, ku më të rëndësishmet janë pabarazia sociale, diskriminimi si në sistemin arsimor, por edhe në tregun e punës, padrejtësia, që ushqehet si ndjenjë e vazhdueshme tek individi nga format e ndryshme të përjashtimit, mungesa e perspektivës, ndjenja e braktisjes, ndjesia e të mos qenit i nevojshëm për shoqërinë ku kanë lindur, kriza e identitetit, fakti i mos përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror, humbja e kuptimit për jetën në vazhdim, mos realizimi arsimor, profesional, eksperiencat dështuese të familjarëve apo rrethit social, presioni apo frustrimi, që ndjejnë mes asaj çka dëshirojnë të bëhen dhe pamundësisë reale për ta realizuar atë, mosha delikate e adoleshencës, apo mosha e hershme e rinisë, etj.

Por, në fakt ka edhe një argument shumë interesant, që vjen nga ekspertë të fushës, që duan të kuptojnë shkaqet e frakturës, që ekziston në shoqërinë belge, duke ekspozuar elementin e padrejtësisë, si një variabël shumë të rëndësishëm dhe përcaktues të radikalizmit dhe jo shkallën e besimit fetar. Është padrejtësia, sipas tyre, dhe humbja e shpresës në një sistem të lirë dhe demokratik, që i bën këto të rinj të “kërkojnë fajtorin” diku gjetkë.

Janë gjithashtu po këto argumente, që janë baza e filozofisë së përdorur nga rekrutuesit në terren. Fakti, se sistemi është përjashtues, mospërfshirës dhe diskriminues, pra argumente që krijojnë klimën e duhur për një viktimizim personal, por që përzihen me një nivel më të lartë viktimizimi ndaj shoqërisë myslimane në përgjithësi, në përdorimin e argumenteve si Guatenamo apo padrejtësitë në konfliktin izraelito-palestinez. Pra, thellohet fraktura e një konflikti, në një binom të thjeshtë, “Ne dhe Ata”, “Myslimanët dhe Perëndimorët”.

Një sërë rastesh të studiuara, që lidhen me persona të rekrutuar dhe zhvendosur në zonat e luftës, tregojnë se niveli i tyre i besimit nuk ishte as i një niveli fillestar. Duke përforcuar bindjen se, kemi të bëjmë me probleme më të thella në integrimin shoqëror. Po të njëjtët ekspertë dhe studiues konfirmojnë faktin se, shteti islamik quhet i tillë, pikërisht për të ofruar një sistem “mbrojtës” ndaj individëve që nuk ndjejnë mbrojtje nga shteti ku ato kanë lindur dhe janë rritur, ofron mundësi për identifikim dhe përkatësi në një grup, si edhe një ndjesi të mirë sigurie, pagë dhe të mira materiale, etj. Pra, u krijon atë çka ato propagandojnë se, shtetet përkatëse ua refuzojnë apo mohojnë.

Një pjesë e rekrutimeve kryhen në xhami, si vend që frekuentohet nga një numër i lartë personash, por kryesisht ai kryhet jashtë saj, në zonën ku banohet, në lagje, në ambiente sociale, në klube sportive, në ambiente shkollore, etj. Një nga organizatat me karakter terrorist me shtrirje më të gjerë në territor dhe e përqendruar në aktivitetin e saj, pikërisht në Molenbek “Sharia për Belgjikën”, (tashmë të arrestuar-46 persona) kishte një aktivitet shumë të lartë në fushën e rekrutimeve të luftëtarëve të huaj, që niseshin për në Siri. Por, fenomeni ka formën e një zinxhiri, pasi edhe pse të ndaluar nga drejtësia belge, aktiviteti nuk rresht. Personat tashmë të rekrutuar dhe të zhvendosur në terren, paguhen për vazhdimin e rekrutimeve të miqve, shokëve apo familjarëve të tyre.

Molenbeku, bastioni i radikalizmit belg, është shndërruar në modelin e padëshiruar të një shoqërie, me linja të forta ndasie dhe frakture. Fenomeni i radikalizmit është shumë kompleks. Ai e ka të pamundur të gjejë shpjegim vetëm në një fenomen si varfëria apo përjashtimi social, pasi shembujt tregojnë një aktivizim edhe të shtresave të mesme, siç edhe nuk mund të shërbejë feja, si pista e vetme për orientimin e këtij shpjegimi. Faktorët mund të gjejnë shpjegim sa në kontekstin ndërkombëtar të konflikteve dhe luftërave, por po aq edhe në hendekun e madh, që tashmë është krijuar mes dy palëve, mes klasave të ndryshme sociale dhe origjinave të ndryshme kulturore. Mungesa e komunikimit, e një dialogu të vërtetë social, përfshirja reale dhe jo formale, në një mjedis të njëjtë, ku duhet të ndahen vlera të përbashkëta, dhe të ofrohen mundësi për gjithpërfshirje, për të çuar drejt një identiteti dhe përkatësie të nevojshme, janë sfidat reale, që kërkojnë përballje të pashmangshme. Që Molenbeku të thyejë përfundimisht modelin e simbolit si geto e radikalizmit, varfërisë dhe e mizerjes, në mesin e një Evrope të civilizua. / Dita- im.ta  

 

20 komente në “FOTO/ Molenbek, aty ku terroristët ndjehen si në shtëpinë e tyre!”

  1. undefined says:

    undefined sunitus I toni dhe I gjoni

    1. adri says:

      Rrace e poshter arabe jane mbledhur nga Europa e gjitha rraca e ndyre Arabe. E felliqen Europen kata leshko e plehra. Europa duhet ti shporre dhe ti ktheje te gjithe pa perjashtim atje ku e kane vendin. Ose te heqin mjekrat dhe shamiat. Ja keta qelbesira plellin monstra qe po behen kercenim per cdo qytetar te lire Europian. shporrini dhe kthejini atje ne asfrike te gjithe pa perjashtim keta Kellira te qelbura.

      1. e di si eshte puna says:

        Duhet vendosur nje linje treni Molenbek-Gaziantep,vetem me nje drejtim,vajtje! Sa me shpejt dhe sa me shpesh duhet te funksionoje linja hekurudhore.Treni te jete ekspres,te mos ndaloje ne asnje stacion ndermjetes por vetem ne fillim dhe fund te linjes.Natyrisht me kushte komode dhe sanduice hallal falas ?

    2. e di si eshte puna says:

      Ej shifni ate fotografine nr 5! Shi sa e bukur eshte ajo femra ne mes,o zot o zot! Edhe ajo majtas e mire eshte,po ajo djathtas sa simpatike mor!
      Perndeshe e bukurise me je…

  2. kuli says:

    e ca pasaj se su integrun, te shkojn e te vrasin te pafajshem…..vetem feja e paqes i ben keta njerez te sillen keshtu, pse svrasin latiot, edhe ata ashtu ne geto jetojn…

  3. rrem tirono says:

    Mos e bo t omel se osht i frikshem.jo interesant

  4. ak bari says:

    infeksion jashteqitjesh njerezore

  5. Himara says:

    Ca i kini keto budallalleqe…ca do me thene se ka padrejtesi e racizem nga ana e europianeve?a mos valle te tere ne qe kemi perjetuar racizem e padrejtesi duhet te hedhim veten ne ere apo te nisemi per xhihad?jeni ne vete ore?per te gjitha fajin e paskan europianet?jo po tani se ka racizem ne europe e o burra te behemi xhihadist

  6. Tomorri says:

    Ja ku del ne mes te djellit krejte zbuluare politika e ka hershme shume e gabuare e politikaneve Europiane dhe konkretishte Belgjiane.Keto lloj integrimesh duheshin bere qysh ne fillim,por politikanet si ne te gjithe kete sistem te kalbur nuk punon kurre per tere shoqerine njerzore por merret me sekleksionime dhe ja se ku i çoi ky seleksionim.PO ç far faji kane njerzit e thjeshte nga kjo politike e felliqur dhe e interesave te pakices????????????????????????????

    1. ay qy says:

      O Tommorr o derdimen,njeriu i thjeshte shkon ne shkolle,punon,gezon jeten (dhe nuk mbulon grate dhe fshin qyrret me mjeker).Nese nuk te pelqen vendi ku ke vajtur,shko beje jeten si te duash ne vendin nga ke ardhur.A more vesh o DEBIL ?

  7. Iliria says:

    Q… robt çfare i paskan bere Europes keta egersirat,.. Po fajin e ka vete Europa..

    1. E vertete says:

      E vertete Iliria,Europa kurve sipas Fishtes,pasi i la keta jocivilizues te prishin ajrin e saje dhe te ndotin ambijentin e bukur euoropian.Ne Molenbek nevojitetn disa bomba dhe u kry puna.Terrori do pastrohet si ajri i Alaskes.

  8. A says:

    Kemi qene dy cifte shqiptaresh, ku meshkujt ishi ne menyre te dukeshme me simbole kombetare, kurse femrat me minifunde, ku ne bluzat kishin simbolet kombetare shqiponjen e zeze dy krenore dhe te shkruar ne menyre te qarte ALBANIA dhe Portretin e GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEU.
    Per cudi na shikonin me bishte syri dhe me ze te ulet thonin ARNAUT. Si perfundim beme nje pazar te vogel dhe hyme – dolem pa problem. Dihej qe kur ngacmon shqiptaret te tregonin vendin.
    Rrofte Feja e Shqiptaret eshte Shqiptaria.
    Ne lidhje me belget dhe qeverine belge kane gabime fatale ne trajtimin e tyre me tolerance te tejskashme ne lidhje me te drejtat njerezore, kur keto lloj vemjesh duan shume Dajen Jak= Dajak dhe me i perzene kur nuk nuk integrohen dhe sjellin ngaterresa.

    1. xxx says:

      Edhe nball me vu xhorxhin,ne Itali me shum pi respektojshin gabelt se juve “shqiptarve”,ni Italjan i vjeter me tha qe ksi shtaze qe 85 vite nuk kam pare,qfar kriminela hajna,vrases ishin kta te shiprise,i thash po ju pasketi edhe Marokan,aj me tha ooooooo zt kta ishin lul,krahasim me kta gabelt e shqiprise,

      1. Jeronim de Rada says:

        “Xhorxhi” ta ladrofte ate ma te miren qe e ke ne shtepi more mbeturine!

      2. ta hyp xhixhi says:

        Breshkaxhinjte na kane frike se jemi trima dhe e dine fort mire se nuk e rrujm per fe! Frika e ruan vreshtin ?
        Ndersa ju arabet xxx jeni felliqesira me sy dinake dhe zemer te zeze,por frikacake qe merreni me gra e femije ?

  9. A says:

    Gjate sistemit komunist te “muslimani”, ateisti ENVER HOXHES, sollen per ti ndihmuar dhe per ti sistemuar me jetu, me banuar dhe punuar disa PALESTINEZ, qe e hiqnin vehten per te majte, marksista-leninista.
    Te cilet pasi u sistemune, filluan te bejne propagande fetare dhe xhihadiste dhe me i hudhe ndonje romuze ndonje femre shqiptare. Per kete i thirren organet kompetente te kohes dhe i hoqen vrejtje, por ata nuk i perfillen fjalet dhe vretjet e bera dhe vazhduan. Me kete rast sistemi ose regjimi ne fuqi mund ti kishte sistemuar si “duhet”. Por nje nate, pas mesit te nates, i shkuan neper banesat ku flinin i kapi prej bythesh dhe i dergoj ne Aeroportin e Rinasit dhe me nje aeroplan i dergoj per ne Palestine. Per kete i beri nje informim edhe udheheqesit palestinez JASER ARAFAT, i cili kerkoj edhe falje per shqetesimin. Keni ndonje vrejtje??!! Tung.

    1. I RIU KOMUNIST says:

      Atehere kishte shtet kombetar shqiptar ?
      Sot jemi republike bananesh ?

  10. Arber says:

    Po na iportretizojne sikur e ka fajin Evropa.Keta jane qelbesira dhe parazite,pjellin nga 10 femije dhe tere me ndihma sociale.Jetojne,me,vjedhje prostitucion,dhe,shitje droge.Edhe ketu ne Amerike te njejten gje bejne por ngaqe nuk ka shume ndihma sociale dhe,nuk ja u zgjasinin shume ketyre qelbesirave arabe dhe keshtu arabet rrijne te te terhequr.Kjo,gazeta tema,ti hape syte dhe mos botoje budallalleqe.

  11. shqiptar says:

    xxx te qifsha robt turk kosove ose serb kosove qe hyn ne gazeta shqiptare apo rrjete cociale dhe shan cdo gje shqipatre apo mundohesh ta ulesh….. njerez si xxx jane agjente serb apo kosovar turq ose dhe shqiptar kosove ku me shume ne rrjete sociale me adersa fallco bejne propagande islame sikur gjoja shqiptaret jane turq apo duke ufenduar cdo gje shqiptare synimi i ketij grupi njerezish qe organizohen nga serbi edhe turku eshte te fusin percarje ne mes shqiptarve te te armqisojne shqiptaret me perendimin dhe pastaj serbia duke armiqsuar shqiptaret me perendimin ta kene me te lehte ne kosoven qe humben dhe perendimi ti leje te bejne cfare te duan

    dihet duan kosoven mbrapsht dhe e vetmja menyre per ta marre eshte islamizmi radikal i shqiptarve dhe armiqsimi i perendimit me shqiptaret duke nxjerre ser bet sikur kane te drejte se shqiptaret jane islamik te rrezikshem dhe nuk e mertiojne shtetin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje