Gjyqi ndaj xhihadistëve/ "Imamët"- gjyqtarëve: Po na dënoni t’u bëni qejfin amerikanëve, por s’u japin viza. Po i bëni gropën vetes

19 Prill 2016, 11:06Kronika TEMA

Në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda po mbahet seanca e dytë e mbrojtjes për një pjesë të xhihadistëve, pas pretencës së dhënë seancën e kaluar ndaj të pandehurve.

I akuzuar si organizator i rekrutimit të shqiptarëve në Siri, Gerti Pashja deklaroi në seancë se çështja në ngarkim të tij dhe të të pandehurve të tjerë është e paragjykuar që pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane, raporton Ora News.

Pashja: “Çështja jonë e paragjykuar që pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane. Ambasada e SHBA ka bërë deklaratë për gjyqin tonë, pse duhet të ndërhyjë?Gjykata s’ka prova, po na dënon se i ka dhënë besën amerikanëve”.

“Ç’i duhet Ambasades te nderhyje ne gjyqet shqiptare?” pyeti sërish Pashja, ndërsa iu drejtua gjyqtarëve duke ju thënë: “Ju na dënoni që t’i bëni qejfin ambasadës, por ajo nuk u jep viza.Kjo është çështje e manipuluar që nga Kryeministri, që po e përdor çështjen tonë për t’u mburrur se po lufton terrorizmin”. 

Gerti Pashja: Ne akuzohemi se jemi myslimanë.E gjithë propaganda bëhet që myslimanët të bëhen të krishterë. Prokuroria ka manipuluar me provat për ti bërë qejfin Ambasades. Nuk na ka ardhur te na marre asnjehere ne pyetje ne paraburgim. Askush nuk ka ardhur të na marrë në pyetje. Prokuroria nuk na komunikuar asnjëherë zgjatjen e afateve. Të gjitha materialet do t’i publikoj ne internet. Me çështjen tone po i beni gropen vetes se thone se Shqiperia ka numrin me te madh te xhihadisteve.

Ai kërkoi që të rihapet procesi dhe të ftohet dëshmitari Artur Balla.

Ndërsa i pandehuri tjetër Bujar Hysa iu drejtua gjyqtarëve me këtë paralajmërim: “Ne do dalim krenarë nga gjyqi, por ju po i bëni gropën vetes”

2 komente në “Gjyqi ndaj xhihadistëve/ “Imamët”- gjyqtarëve: Po na dënoni t’u bëni qejfin amerikanëve, por s’u japin viza. Po i bëni gropën vetes”

  1. Dyrrakym says:

    A plehraaa jo ne burg se aty e keni pak po ju meritoni litarin

  2. Illyrians says:

    Ende nuk arrij ta kuptoj perse harxhojne kohe, pare dhe nerva me keta krimba te ndyre arabe, perse nuk i djegin me benzine..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje