Për faj të “xhihadistëve” shtyhet masa e sigurisë për Shullazin

19 Prill 2016, 11:28Kronika TEMA

Eshte shtyre per neser seanca gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit.

Shkak është bërë seanca gjyqësore të cilësuarve si xhihadistë.

Prokurorja që do mbronte akuzën tek Emiljano Shullazi është dhe prokurore tek gjyqi i xhihadistëve

Prokuroria do të kërkojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda burg pa afat për Emiljano Shullazin dhe dy të ndaluarit  e tjerë, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin mbi të cilët rëndojnë të njëjta akuza.

Në pritje të masës së sigurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjeruar rrethin e hetimeve edhe për persona të tjerë.

Avokati Altin Qafa tha se do të kërkoj lirimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.

“Do kërkoj arrest shtëpie dhe mbikëqyrje për Blerim Shullazin. Do të kërkojmë aktet procedurale që janë kryer nga prokuroria”

Emiljano Shullazi akuzohet për kërcënim të biznesmenit Arjan Zika.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

1 komente në “Për faj të “xhihadistëve” shtyhet masa e sigurisë për Shullazin”

  1. unbelievable says:

    Amano nxireni sa me shpejte nga burgu kete engjell,a i nuk ka faj ,cdo gje e ka vene me djersen e ballit dhe me ndihemen e shokeve. Sa gjynah qe ky pronari i Vollges te rri ne burg dhe biznezi po i rrezikohet.
    O God, o God beje thirrje qe gjithe turistet nga e gjithe bota te vene ne shqiperi dhe te flene nje nate ne hotel vollga dhe do te shikojne se sa perpara ka ecur ky vend, sa e sigurte eshte jeta dhe sa e lehte eshte te behesh pronar.
    Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni me origjinalitetin e ketij vendi, ku nuk te merr ne qafe as dhe nje njeri ,qe te gjithe shikoje punet e tyre dhe gjykatat dhe prokurorit nuk duhen fare pasi as dhe nje njeri nuk te bie ne hak,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje