Zgjedhja që bëri Angela Merkel në rastin kur Presidenti arrogant i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Gjermanisë që të niste hetimet ndaj një komediani, ishte një variant i dilemës së bërë nga një pengmarrës: Ti plotësosh kërkesën zgjedh problemin imediat, por vendos dhe një precedent të rrezikshëm.
Kancelarja Merkel duhet të vendoste mes përmbushjes së kërkesës së guximshme të z. Erdogan ose me shumë mundësi të humbiste marrëveshjen me Turqinë, e cila premtoi disa lehtësira për krizën e refugjatëve. Në marrëveshjen mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, Ankaraja ka rënë dakord që në këmbim të më shumë ndihmave dhe rihapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, të pranojë rikthimin e refugjatëve sirianë nga Greqia.
Znj. Merkel lejoi që çështja në fjalë të proçedohej. Tani shtrohet pyetja se çfarë z. Erdogan – apo të tjerë potencialë të zemëruar -mund të kërkojnë më pas.
Znj. Merkel mund të argumentojë se ajo zgjodhi politikën pak djallëzore nga dyja, që vala e pafund e refugjatëve po e zbehnin Bashkimin Europian dhe gjithçka që ajo bëri ishte hapja e rrugës për gjykatat Gjermane që të përcaktonin nëse duhej proçeduar satiristi, Jan Böhmermann, bazuar në një ligj arkaik kundër ofendimit të liderëve të huaj. Z. Böhmermann, një komedian dhe drejtues i një talk show të orëve të vona e bëri këtë, në 31 Mars kur transmetoi poemën që jepte z. Erdogan duke bërë seks me kafshët dhe “dëbonte kurdët dhe rrihte kristianët, ndërkohë që shikonte porno me fëmijë”.
Shqetësimi që ngrihet është se z. Erdogan nuk po shkon pas një komediani të panjohur; ai kërkon që kreu i qeverisë gjermane të njohë publikisht ankesën e tij që është gabim të tallesh me të. Satira nuk është për të qeshur për z. Erdogan; sipas Ministrisë Turke të Drejtësisë janë rreth 1,845 raste të rregjistruara në gjykatë kundër personave të akuzuar për shkeljen e ligjit që ndalon fyerjen e Presidentit. Masat drastike kanë qenë në qendër të drejtimit autoritar të z. Erdogan dhe ai tani mund të kërkojë që perëndimi të pranojë legjitimitetin e qëndrimit të tij.
Liderët si z. Erdogan, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping i Kinës gjithnjë e më tepër po kërkojnë që rregullat e tyre autokratike të shihen jo vetëm si legjitime, por edhe si efektive – kërkesa që vetëm sa do të rriten, ndërsa ata bëhën më të pushtetshëm.
Por liria për të satirizuar liderët politikë – ose fetë, si në rastin e Charlie Hebdosë – është një nga diferencat kryesore ndërmjet demokracive liberale dhe shteteve autoritare. Liria e shprehjes thjesht nuk mund të negociohet me autokratët, diktatorët apo me të fortët. Znj. Merkel është vlerësuar me të drejtë për gatishmërinë e saj për të lejuar një numër të madh refugjatësh në Gjermani. Ajo ka të drejtë të kërkojë ndihmën e Turqisë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve, duke qënë se pa Turqinë nuk ka zgjidhje, por ajo duhet t´ia kishte bërë të qartë z. Erdogan që me liritë e perëndimit nuk mund të bëhet pazar.
The New York Times
Nje gjerman,nje shqiptar dhe nje turk shkojn ne Bordello ne Frankfurt.
Hyn gjermani brenda dhe pyetja e pare qe ai i ben femnes eshte:
A mos ke ndonje shishe birre??
Kur hyn shqiptari pyetja e pare qe i ben femres eshte:
Per ke punon ti ketu??
Ndersa kur hyn turku te paren pyetje i ben kete:
Ku eshte dhija ?
wo ist die Ziege??
Keshtu dhe puna e Erdoganit eshte specialist , Piçk dhije,
Shpesh here i lexoj lajmet gjermane ne anglisht , ajo qe me ben me shume pershtypje eshte frika e madhe qe kane gjermanet per te thene te verteten . Gazeta opozitare me qeverine zor se gjen , ate qe eshte kunder e therasin nazist ose racist . E gjithe gjermania zjen kunder refugjateve dhe asnje TV nuk trasmeton te verteten . Gazetat jane mbushur me shkrime pro refugjateve , pro xhamive apo mbulimit te plote te grave muslimane . Nuk po e kuptoj dot kete vend . Kisha idene se ishte i zhvilluar demokratikisht , Jo, Jo frika mes gjermaneve qenka e madhe
Mendoj qe pergjigjja e Kancelares Merkel ishte shume e drejte dhe precize. “Me shkeljet e ligjit meren gjykatat e Landeve dhe jo Qeveria Gjermane, prandaj ceshtja do i kaloje gjykates dhe ato do e gjykojne”. Lind pyetja: pse e sterhollojne kete ceshtje kaq shume? Eshte shume e thjeshte.
NJERIU ESHTE QENJE SHOQERORE,DHE SI I TILLE DUHET T”JU BINDET LIGJEVE SHOQERORE,DUHET TE RESPEKTOJ FAMILJEN,FQINJIN,LAGJEN,SHTETIN ,KRYEMINISTRIN,PRESIDENTIN ,POLICIN,ZYRTARIN…….NDRYSHE SMUND TE BASHKEJETOJE NE SHOQERI,DUHET TE SHKOJE TE JETOJEE ME KAFSHET NE XHUNGEL! ASKUSH NUK MUND TE MENDOJE SE MEDIA ESHTE 100% E LIRE!TE SHGKRUAJ CFARE TE DOJE DHE PER KE TE DOJE,PA FAKTE,PA ARGUMENTA,TE PA VERTETA,SHPIFJE,FANTAZIRA….JO ABSOLUTISHT JO!