VIDEO/ Kukësi-Laçi finalja e Kupës së Shqipërisë

20 Prill 2016, 17:41Sociale TEMA

Kukësi-Laci do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Kuksianët eleminuan në fazën gjysmë finale skuadrën e Flamurtarin duke fituar në të dyja përballjet.

Sfidën e parë veriorët e fituan me rezultatin 0-2, ndërsa në ndeshjen e sotme nënkampionët e shqipërisë fituan me të njëjtat shifra 2-0 me golat e shënuar nga Emini dhe  Flores.

Ndërkohë dhe në ndeshjen tjetër nuk pati surpriza me Lacin që eleminon kampionët e Shqipërisë, Skëndërbeun. Korcarët nuk arritën dot që të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë, pavarsisht fitores së sotme 2-1.

Ashtu si vjet dhe këtë vit finalja do të jetë e njëjtë, nderkohe qe sezonin e shkuar fitues dolën kurbinasit. Finalja e kupës do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Qemal Stafa”. /f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje