Përplasje me Llallën për "Shullazin"? Vjen reagimi i Tahirit: Askush mbi ligjin

20 Prill 2016, 15:17Kronika TEMA
Përplasje me Llallën për "Shullazin"? Vjen reagimi i

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se lidhur me hetimin e çështjes së Shullazit dhe grupit të tij nuk ka patur përplasje me prokurorinë.

“Nuk di që të ketë një përplasje të policisë dhe prokurorisë dhe as anasjelltas. Prokuroria dhe policia kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që shkelin ligjin. Nuk është interesante se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes policisë dhe prokurorisë përsa kohë bashkëpunimi institucional dhe në nivel drejtuesish është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm deklaroi se as Shullazi dhe askush tjetër nuk do të jetë mbi ligjin.

“As Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin. Policia e Shtetit është e para që ka bërë detyrën një më një duke respektuar çdo kriter ligjor”, u shpreh ai.

Tahiri replikoi me akuzat e opozitës, teksa inaguroi zyrat e shërbimit unik në policinë e Kamzës.

“Përballë meje, rastësia e do që kemi kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Është një i pandëshkueshëm ekzemplar, i akuzuar për korrupsion i cili është dënuar nga shkalla e parë dhe nga shkalla e dytë. Pritet të merret një vendim por nuk besoj keni dëgjuar ndonjë fjalë nga SHQUP-i.

Kështu që me këta njerëz që nuk janë të dedikuar për ligjin, për shtetin ligjor, për sigurinë e qytetarëve, por kanë merak vetëm të bëjnë politikë me çfarë ua do mendja se mund të përtypin dhe meqë e përtypin ata, mund ta përtypin edhe qytetarët, unë nuk kam kohë të merrem”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje