Ai ishte një ndër mafiozët më gjakatarë në Amerikë dhe Nju Jork në vitet ’40 dhe ’50.
Albert Anastasia njihej me nofkën “Ekzekutuesi” dhe ishte kreu i bandës famëkeqe “Murder Inc”.
Prej vitit 1940 deri në 1957, në momentin e vrasjes së tij ai jetoi në këtë vilë që do dalë në ankand pas dy muajsh për një shifër rreth 5,5 mln dollarë.
Anastasia përhapi panik dhe terror në Harlem, Staten Island dhe Brooklyn gjatë viteve të fuqisë së tij.
Njihej për metodat brutale të vrasjes dhe në shtëpinë e tij ku tani është një vaskë me hidromasazh, gjendej dikur “thertorja” e tij, ku therte armiqtë.
Ai u vra nga rivalët në një berberhanë në 1957.