Me titullin e 5-t kampion radhazi thuajse të arikivuar, në shtëpinë e Juventusit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Për të fituar edhe në Europë bardhezinjtë duhet të ruajnë grupin aktual dhe të përforcohen me të tjerë elementë cilësorë, edhe pse më e rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”, aktualisht është të mbajë në skuadër xhevahirët e saj.
Duke filluar nga Paul Pogba për të vazhduar me Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratën.
Për këtë të fundit po flitet shumë se Reali i Madridit do të riblejë kartonin e tij për shumën e 30 milionëve Euro sic është përcaktuar në kontratë, megjithatë te Juventusi nuk dorëzohen dhe pas 20 milionë eurove fillestare janë gati ti ofrojnë klubit Blanco, 25 milionë Euro të tjera për të bërë përfundimisht të tyrin sulmuesin spanjoll.
Pavarsisht ofertave edhe Paulo Dybala do të qëndrojë.
Një objektiv i bardhezinjëve për sulmin është edhe Edinson Cavani por uruguaiani kushton me të vërtetë shumë.
Përsa i përket francezit Paul Pogba drejtuesit e Juventusit me kërkesë edhe të trajnerit Massimiliano Allegri mund të refuzojnë edhe shumën e cmendur që kap shifrën e 100 milionë eurove për të mbajtur në skuadër 23-vjecarin.
Për mesfushën Juventusi pëlqen disa lojtarë si Isco, Mkhitarayn e Kante por kjo nuk do të thotë se kampionët e Italisë do të heqin dorë nga Pogba.
Në mbrojtje objektivi i klubit bardhezi është ti blindojë të gjithë përfshirë këtu edhe Leonardo Bonuccin, ndërsa drejtuesit kanë hedhur sytë nga Benatia dhe Hummels./ SS