Agbonlahor, ylli që u shua në “qiellin” e Aston Villa-s

20 Prill 2016, 16:38Sport TEMA

Gabriel Agbonlahor, një sulmues i kompletuar që arriti të shpërthente në radhët e skuadrës së Aston Villas ku nisi karrierën që në ekipet zinxhir. 29-vjeçari i lindur në Birmingham, vetëm pak vite më parë ishte një nga emrat më të lakuar në merkato pasi shumë skuadra të joshura nga instikti i tij vrasës përpara porte, kishin dërguar sinjale drejt “Villans”.

Gjithsesi, Aston Villa nuk pranoi të largonte një sulmues me peshë dhe për më tepër, idhull i tifozerisë vendase. Më pak fjalë, e gjithë bota ishte në këmbët e tij. Gjithsesi, me kalimin e viteve, emri i tij nisi të lakohej shumë shpesh për atë që bënte jashtë fushës dhe jo brenda fushës, duke prekur fundin edhe pse kishte përpara një të ardhme të ndritur.

Nga idhull në Birmingham, tashmë ai është shpallur i padëshirueshëm nga klubi që ka nisur punën për të zbradhur gjithë të vërtetat e pathëna për 29-vjeçarin. Ditët e fundit, fotoja e tij në një festë të shfrenuar me alkool dhe femra është publikuar në tabloidin “The Sun”.

Agbonlahor në gjendje të dehur nuk e ka aspak problem të pozojë për aparatin fotografik edhe pse skuadra e tij po kalon një moment kritik. Klubi ka vepruar menjëherë duke e pezulluar lojtarin duke publikuar edhe një komunikatë, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë njoftim tjetër deri në zbardhjen e plotë të hetimeve. Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur vetëm 15 ndeshje me vetëm një gol të shënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje