E rrallë, bie nga kategoria dy herë brenda një ore

19 Prill 2016, 16:25Sport TEMA

Ai detyrën e tij e ka bërë, sepse ndeshja mes Kidderminster dhe Barrow është mbyllur 0-0. Një ndeshje pa pësuar gol, edhe pse je një mbrojtës i huazuar, është gjithmonë një arsye për t’u ndier i kënaqur. Por  fatkeqësisht për Lewis Kinsella barazimi i marrë në shtëpi ka vulosur matematikisht rënien e skuadrës së tij nga National League, divizioni i pestë anglez. Ku është lajmi? E thjeshtë: ajo e Kidderminster ka qenë skuadra e dytë e Kinsella që ka rënë nga kategoria në harkun e një ore.

Po, sepse 60 minuta më parë, në “Old Trafford”, është luajtura ndeshja mes United dhe Aston Villa-s, ekipi që zotëron kartonin e lojtarit. Dhe humbja 1-0 ka detyruar Villa-n t’i thotë lamtumirë Premier League-ës në këtë sezon. “Two relegations in one day” (Dy rënie nga kategoria në një ditë), ka shkruar në Twitter Kinsella, duke treguar një dozë të madhe auto-ironie. Dhe ata që dinë të qeshin me veten, në fund, nuk humbasin kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje