Man. City, pas Gungogan është radha e Moratas

17 Prill 2016, 13:10Sport TEMA

Akord i përfunduar për Gundogan dhe një shifër e cmendur për Alvaro Moratën. Janë këto të rejat në lidhje me Manchester Cityn e ardhshëm të Pep Guardiolës. Mediat gjermane dhe ato angleze e japin të kryer transferimin e Gyndogan që ka arritur dakordësinë me Citizens e madje japin edhe detajet megjithëse dy klubet vijojnë të mbeten në heshtje.

Sipas The Sun dhe Bild, futbollisti i kombëtares gjermane ka nënshkruar tashmë një kontratë 5 vjecare me Manchester City-n. Mungojnë ndërkohë detajet për bisedime mes klubit anglez me Borusian e Dortmundit me Gyndogan që ja ka bërë të qartë verdhezinjve se nuk do të rinovojë kontratën me ta. Gjithsesi akordi mes klubeve duhet të arrihet për rreth 30 milionë euro sipas Bild, ndërsa për The Sun shuma e saktë është 37 milionë euro. Kontrata e Gyndogan skadon në 2017 dhe vetëm verën e ardhshme Dortmundi mund të arkëtojë një shumë të mirë për 25 vjecarin. Guardiola planifikon që me Gyndogan të plotësojë boshllëkun që do të krijohet pas largimit të Yaya Toure, ndërkohë që trajneri spanjoll ka vënë në shënjestër dhe Alvaro Morattën.

Teknikë, shpejtësi, driblim, vizion loje dhe gola. Vetë Morata pret të mësojë se ku do të luajë, dhe Guardiola me Manchester Cityn, sic raporton Daily Mail janë gati të vënë në pjatë për kartonin e tij plot 80 milionë euro. Me Agueron do të formonte një dyshe fantastike sulmi për Manchesterin. Reali i Madridit në dijeni të gjithckaje është gati të ushtrojë të drejtën e riblerjes prej 30 milionë eurosh që ka në kontratën me Juventusin, për ta shitur më pas me një përfitim prej plot 50 milionë eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje