Ranieri shikon vetëm Leicester: Qëndroj edhe 8 vite te tjera

16 Prill 2016, 13:19Sport TEMA

Claudio Ranieri i dashuruar me Leicester. Trajneri i dhelprave është rrëfyer për të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen. Ai shprehet se është i gatshëm të qëndroj tek skuadra e Leicester edhe për 8 vitet e ardhshme pavaresisht se interesi per te eshte i madh si pasoje e sezonit te mrekullueshem me Leicester, me Ranierin qe eshte nje nder kandidatet e stolit te Kombetares italiane, por vete tekniku i premton besnikeri skuadres angleze:

“Jam i gatshëm të qëndroj tek Leicester edhe për 8 vite të tjera. Dëshiroj që karrieren time si trajner ta mbyll këtu. Gjatë kohës kur unë drejtoja Interin, e vetmja gjë që bënë drejtuesit zikatër ishte që më shitën lojtarët më të mirë. Përsa i përket stolit të kombëtares nuk jam ende i gatshëm të marr mbi super një mision të tillë”, tha italiani.

Me tej Ranieri ka folur dhe për marrdhëniet mes tij dhe futbollistëve. Ai shprehet se ka një raport të shumë të mirë me ta:

“Djemte janë duke përjetuar një moment fantastik. Jemi afër të bërit histori. Ky i joni është një tren që duhet të kalojë tani ose kurrë më. Kam një raport të shkëlqyer me futbollistët i dua ata njësoj si të ishin djemt e mi”, tha ai.

1 komente në “Ranieri shikon vetëm Leicester: Qëndroj edhe 8 vite te tjera”

  1. feniks says:

    Bravo u qofte!
    Jeni ekip i mrekullueshem,qe po i tregoni Anglise se nuk luftohet me emra lojtaresh dikur te famshem ,por me vullnet dhe shpirt gare!
    LEICESTER DO JETE KAMPIONI I RI I ANGLISE 100%!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje