TVSH nuk do e transmetojë Europianin (edhe pse shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për të)

14 Prill 2016, 21:49Sport TEMA

Televizioni Publik Shqiptar nuk do ta transmetojë Europianin e Francës, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit Martin Leka, në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Megjithatë, ai është justifikuar, duke thënë se kjo gjë ka ndodhur edhe në vitet 2006 dhe 2008, kur TVSH nuk ka transmetuar kompeticionet e futbollit.

Leka tha se TVSH nuk mund të konkurronte me Dixhital, pasi ka ofruar dyfishin e çmimit për ta blerë atë.

Dhe ndërkohë, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo muaj për TVSH-në, edhe pse shumica nuk e sheh asnjëherë.

Me përjashtim kur ka ndonjë Europian dhe Botëror, të cilët tashmë as ata nuk do i shohim dot.

14 komente në “TVSH nuk do e transmetojë Europianin (edhe pse shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për të)”

  1. freespace says:

    Po jepeni pra ju! Mediat e online…Cfare prisni? Gjeni nja dy tre servera dhe jepeni free online. Dhijani dixhitalbit lojen. Ose atehere mos beni gam gam.

  2. Sadik Stavaleci says:

    Po as Shqiperine nuk ka drejte te shohe Shqiptari i shkrete edhe pse paguan TVSH-ne sa here paguan dritat?!!! Turp Martin hajdutit

  3. O gazetar trap, kur tjetri jep dyfishin e parave tek uefa normal qe ka edhe te drejten per ta transmetuar eventin. Cfare faji ka RTSH ne kete mes? Sa per parate ajo eshte takse per aparatin televiziv (e ka e gjithe bota) qe shikon cfare do kanali qe te duash nuk eshte takse per RTSH.

    1. the Punisher says:

      Ngadale Loqifo, ngadale. Kur behet fjale per ndeshjet qe luan Ekipi i Kombetares eshte ndryshe puna. Ai varet direkt nga FSHF, pra kryesponsori le te themi eshte FSHF. Tani Federata nuk eshte Nderrmarje Private, merr para edhe nga buxheti shteteror, pra nga taksapaguesit. Si rrjedhoje ndeshjet e kombetares jo vetem ne Shqiperi por edhe ne te gjithe boten transmetohen nga tv publike.

    2. Myzeqeja says:

      Eshte e sakte qe e drejta televizive blihet nga ai qe ofron me shume, ne kete rast nga DigitAlb. Por nuk eshte e sakte qe taksa qe paguhet eshte per aparatin televiziv, kjo takse paguhet, sikurse p.sh. edhe ne vendet e tjera te Europes, per informimin e publikut permes televizionit shteteror, ne Shqiperi me kete takse fianancohet TVSH. Eshte pastaj vendimi i bordit drejtues te TVSH nese pjesen derrmuese te kesaj takse ta perdori per te blere te drejten televizive per transmetimin e finaleve te Euros, apo per te blere p.sh. te drejten per transmetimin e kampionatit te pavlere te futbollit shqiptar. Une do te preferoja qe meqenese ne keto finale merr pjese per here te pare edhe Shqiperia, TVSH ndoshta edhe me nje ndihme plus nga fondi shteteror ta blinte te drejten e transmetimit, me justifikimin qe eshte nje rast shume i vecante qe ndoshta nuk do te perseritet me per shume vite. Por jam i vetedijshem qe korrupsioni ne Shqiperi eshte i vetmi burim qe nuk shteron kurre.

  4. gegetoske te gjithe says:

    Ai burri sonte, kur e pashe se si fliste, e nderrova kanalin!
    Ai ishte TAPE, tamam Ristan!
    AQ i varfer ishte ne llogjoke dhe komunikim sa mendova…….
    Ja cdo te thote te kesh mik atje LART……!
    TURP !!!!

  5. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    – Ne te gjithe Evropen , kur luan Kombetarja , me ligj ndeshjet transmetohen nga televizioni publik , ose nese e merr nje privat duhet ta transmetoje falas dhe mund te fitoje leke vetem permes reklamave.
    Vetem ne Shqiperi , ku shumica e popullsise mezi sigurojne buken , edhe nje argetim te tille duhet ta paguajne tek Dixhitalb-I.
    Sa turp !!!! Kesaj i thone te nxjerresh dhjame nga pleshti.
    —————
    – Dixhitalb e quan veten “Platforma e gjithe shqiptareve”. Po edhe ndeshjet e kombetares , apo qofte edhe gjithe ndeshjet e Evropianit qe 1 here ne 4 vjet zhvillohet , do t’ua shese me leke shqiptareve. Po normal , kur askush nuk e ngre zerin , sepse gjithe politikanet kane aksione tek Dixhitalb-I si te majtet edhe te djathtet. Turp !!!
    ——————-
    -Dritan Hoxhen qe krijoi Dixhitalb-in ne gati e beme hero kombetar. Madje edhe nje rruge I vume emrin e tij. Per gjithe kete nderim qe I beme ( megjithese te pamerituar ) Dixhitalb-I duhet qe ndonje kompeticion te tille ta jape falas , se besoj edhe Tani keshtu do te vepronte. Megjithese keto trashegimtaret e rinj te Tanit e kane mendjen per pushime miliarderesh neper ishuj , dhe normal ku do I nxjerrin leket ?????
    ————-
    Nuk e di kryeministri a e ka marre vesh kete gje ? Gjithe ajo feste e madhe per kualifikimin e Kombetares , gjithe ai popull qe mbushi sheshin dhe priti me ore te tera kombetaren per ta pershendetur , dhe tani u thone qe vetem ndeshjet kualifikuese i pate falas , por per Evropianin duhet te paguani. Shpresoj te beje kryeministri ndonje gje , sepse shyqyr qe u kualifikuam njehere me shqelma e me paterica , ta shohim falas se kur te kualifikohemi prape kushedi do jemi a s’do jemi ? Ah po harrova , Media private eshte pushtet i ndare nga qeveria , keshtu qe edhe kryeministri s’ben dot gje.
    ————–
    -E megjithate edhe populli nuk eshte budalla. Do te gjeje menyren qe kete kompeticion ta shikoje falas. Jane shume kanale satelitore qe e japin falas Evropianin : ARD/ZDF ne Gjermani , RAI ne Itali , TFI ne France…etj. Do na mungojne vetem komentet dhe thirrjet e cmendura te Shakohoxhes , po pune e madhe. Dime edhe vete te therrasim po te jete nevoja.

  6. Ciku says:

    Hahahahahaaaaaaaaa

  7. Flash says:

    O popull! Ky eshte nje lajm gjysme i vertete. Mos u shqetesoni! Europianin e jep Top Channel dhe falas.

  8. Te drejtat pr transmetim nuk i ka fshf po uefa. Dhe ajo ia shet ofruesit qe jep me shume. Eventi shitet i gjithi dhe jo me kombetare. Kur nuk merrni vesh mos flisnin kot. Keto komentet jo hajdut jo turp kombetar jane ca idiotsira sa per te genjyer njerezit e trashe si puna juaj.

  9. Pelasgian says:

    C’pret nga nji vend bordello . Harrut skandalin me ndeshjet miqesore qe i transmetoi TV BERISHA

    Prisni prisni se skeni pare gje akoma o shqipKARAMOTRATEDHUNUME !

  10. Pelasgian says:

    Mezi pres antarsimin e Kosoves ne UEFA E FIFA !

    shqipKAARISE mutin dhe shurren ti besh , dhe e ka pak .

  11. Niko says:

    Po pse, kot u be sponsori kryesor i kombetares Digitalbi?

  12. I komanduar per te vjedhur says:

    Nuk ish problemi i cmimit qe Martini nuk e bleu te drejten e Europianit,por ata te UEFA-s,nuk i dhane 15% te cmimit Martinit.
    Martini u perpoq,por ata nuk deshen.
    Te poshter keta te UEFE-s!Te gjitha per vehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje