VIDEO/ Gashi shënon golin e parë në Amerikë

14 Prill 2016, 08:56Sport TEMA

Do të duhet të vinte java e gjashtë në MLS që Shkëlzen Gashi të shënonte golin e parë në elitën e futbollit amerikan me Colorado Rapids, madje një gol me vlerën e tre pikëve në transfert ndaj Sporting Kansas, që kryeson aktualisht kampionatin.

Colorado shënoi në pjesën e parë, në minutën e 42 me anë të Solignac, ndërsa vendasit shtuan ndjeshëm presionin me fillimin e 45 minutave të dyta, por golin e barazimit arritën ta gjejnë vetëm në minutën e 78.

Por, sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk i la shumë kohë tifozëve në stadium t’i gëzoheshin golit të barazimit, pasi vetëm 4 minuta më pas, Gashi goditi saktë brenda zonës, duke mposhtur portierin vendas.

Tre pikësh mjaft i rëndësishëm për ekipin ku luan shqiptari, pasi aktualisht ata janë ngjitur në vendin e katërt në renditje, por janë vetëm dy pikë larg vendit të parë, i cili mbahet pikërisht nga Sporting Kansas.


Shkelzen Gashi Goal HD – Sporting Kansas City 1… by Pathmanathan_Cumanan

2 komente në “VIDEO/ Gashi shënon golin e parë në Amerikë”

  1. Aleksander says:

    BENZEMA ka deklaruar sot 14 ,04 , 16 qe NUK DO TE JETE NE FRANCE 2016 .Urime Gashit …vazhdo keshtu !

  2. Pelasgian says:

    Finale Kupa e Italise Primavera (Te Rinjte)

    Inter – Juve 2:1 Gol spektakular i Rei Manaj . Interi fiton Kupen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje