De Biasi trondit Shqipërinë: Jam gati për stolin e Italisë!

13 Prill 2016, 14:51Sport TEMA

Gianni De Biasi i hap derën Kombëtares së Italisë. Madje, trajneri shprehet jo vetëm tejet i tërhequr nga ideja për të drejtuar stolin e të kaltërve, por edhe gati për një detyrë kaq të rëndësishme.

Pasi është cilësuar si një prej kandidatëve më të fort, trajneri i Shqipërisë u shpreh edhe personalisht rreth mundësisë për të zëvendësuar Antonio Conte-n, pas përfundimit të Euro 2016.

Me deklaratën e dhënë për “Quotidiano Sportivo” e më pas të publikuar me bujë në të gjitha mediat më të rëndësishme italiane, De Biasi e tha qartë se pret një telefonatë të mundshme nga kreu i Federatës, Tavecchio.

“Të qenurit trajner i Kombëtares së kaltër përbën një eksperiencë shumë tërheqëse, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete. Ndihem gati për këtë aventurë, e cili nuk do të ishte?”, tha De Biasi.

Në fjalët e tij, tekniku që udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit historik në një eveniment madhor, zbuloi edhe një detaj, që deri më tani ishte mbajtur kofidencial.

“Kontrata ime me Federatën Shqiptare përfundon në vitin 2017, por kam edhe një marrëveshje me presidentin, që në rast të një oferte shumë të rëndësishme për karrierën time, ai do të më linte të largohesha”, tha italiani.

Fjalët e De Biasit erdhën pak pak ditë pasi Marcello Lippi e cilësoi trajnerin italo-shqiptar si alternativën më logjike për stolin e Italisë. Ndërkohë, sipas mediave, 59-vjeçari do të emërohej në krye të përfaqësueses së kaltër, në rast se Fabio Capello nuk do ta marrë detyrën./SS

13 komente në “De Biasi trondit Shqipërinë: Jam gati për stolin e Italisë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    U be qameti..

  2. antonio says:

    Shume mire e ka!
    Kjo ishte pergjigja e duhur qe ai i jep DUKES SE KRIMIT per te gjitha ato maskaralliqe qe thane zagaret e tij per meritat e te tjereve e jo te De Biasit per kualifikimin ne europian!
    Me njerez kafshe e mosmirenjohes NUK PUNOHET!

  3. Totila says:

    Nje gje nuk kam arritur qe ta kuptoj sinqerisht .
    Ate qe ,kur nje X,Y apo Z-eta lojtar apo trajner arrin dicka momentale ,por pa i lene kohe per t’i provuar vlerat e tij ne vazhdimsi ,Menjehere ngrihet me katapulte ,ku ne me se 80 % te rasteve personi ne fjale ka deshtuar .
    Si mund te vihet ne krye te stolit te Azurreve ,njeres prej 3 perfaqesueseve me te mira te Botes per te gjithra koherat,nje person qe per mua ,pavarsisht asaj se cka arriti me Ne ,mua me duket se eshte figure e rrangut te ulet qe te ” VOZITE ” Azurret .

  4. bulldozery says:

    …dhe mos harro o Gano!
    fshi edhe bythen me passporten shqiptare qe t dha nishan sakati

  5. asd says:

    Duka i fitoi ndeshjet me pagese, nderkohe ky idioti po perfiton ne maksimum.
    Kjo eshte koha, dhe keta jane njerezit.

  6. Qe lala says:

    Ganio je 1shi falimners prej jush ne mos e prish terezin

  7. kendonjesi says:

    dun edhe nji tjeter tradhtar shqiptar!
    ca veni ters qe paska qen shqipnija mer!
    atje,vje robi I sakt e iken trathtar!
    veni I trathtarve.
    e kan me hymn kombtar trathtin shqiptart!

  8. england says:

    Nese rrezikon mund te humbasesh,por nese nuk rrezikon aspak,e sigurte qe je I humbur!
    De Biasi nisi nje aventure me perfaqesuesen shqiptare dhe ja doli,ne nje fare menyre ishte dhe ne rrezik per karrieren e tij nese do deshtonte,por puna e tij,kembengulja dhe gjithcka qe ai sakrifikoi I dha te drejten qe sot te jete nje nga emrat e listuar per te drejtuar kombetaren italiane.
    Ne jete nese e kap trenin ok,nese jo do te duhet te presesh ne stacion per shume kohe,nderkohe qe shansi I De Biasit I ka ardhur dhe ai do beje shume mire ta shfrytezoje kete moment,te gjithe trajneret e suksesshem nder vite kane trajnuar ekipe te dores se dyte deri sa kane arritur majat,duke filluar nga Lipi e Anceloti ne Itai,por dhe te tjere kudo neper bote,pra po them se suksesi nuk vjen Brenda dites,por me ane te punes dhe djerses,dhe kete beri dhe italiani I pankines shqiptare.
    I uroj te gjithe te mirat nese vjen dita qe De Biasi do drejtoje azurret,fundja me shaka ne mund te themi se I ofruam trajnerin tone ne nje nder kombetareve me te mira te botes,pavaresisht se ai vete eshte Italian.

    1. bonbon says:

      De Biasi ishte i pa pune kur mori drejtimin e Shqiperise. Nuk rrezikoi asgje. Te gjithe trainieret e tjere te Seria A jane shume here me kompetente se De Biasi per te marre kombetaren e Italise.

  9. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Shqiperia nuk po humbet absolutisht asgje nga largimi I De Biazit.
    Sepse Shqiperia asgje nuk fitoi nga De Biazi.
    Perkundrazi , ishte De Biazi qe fitoi shume nga te gjitha ato ngjarje rastesore dhe teatrale qe sollen kualifikimin e Shqiperise , nje kualifikim qe padrejtesisht u cilesua si nje arritje e De Biazit.
    Nese ne Beograd nuk do ishte ngritur droni , me siguri Shqiperia do kishte humbur , dhe pas kesaj as qe do behej fjale jo per kualifikim por as per vendin e parafundit.
    Gjithashtu nese nuk do luhej teatri I Armenise , as qe do te behej fjale per kualifikim.
    De biazi dhe as skuadra nuk pati as me te voglen merite ne keto 2 ngjarje qe sollen kualifikimin.
    Nuk e kuptoj pse eshte kaq e verber federate italiane , qe deshiron t’ia besoje stolin nje trajneri amator si De biazi.
    Le ti shikoje nje nga nje ndeshjet e luajtura nga Shqiperia dhe do ta kuptoje qe po ben gabim.
    -E cfare I dhet Italise nje trajner qe e udhezon skuadren te rrije e mbyllur ne mbrojtje ne 90% te kohes ?
    – E cfare I dhet Italise nje trajner qe per 2 ndeshje rresht ( me Portugaline dhe Serbine) beri te njejtin gabim duke humbur ne minutat shtese ?
    – E cfare I duhet Italise nje trajner qe nuk di te beje loje sulmuese , ku asnje lojtar nuk ishte golashenues , te gjithe golat u ben nga lojtare te ndryshem e vetem CAS-I beri 3 gola ne tavoline.
    – De biazi ndertoi nje skuader “sulmuese” vetem me Gjeorgjine ne miqesore ( ku desh u mund ) , me Armenine ne elbasan ( ku fitoi vetem pasi skuadra kundershtare mbeti me 10 lojtare ) , me Armenine ne Armeni ( ku teatri ishte I ndertuar qe me pare ) , Me Luksemburgun ne miqesore ( ku fitoi vetem kunder nje skuader amatore qe mbeti me 10 vete ) .
    Ah po se harrova , De Biazi mburret me fitoren kunder Frances ne miqesore , po harron se skuadrat e medha I perdorin miqesoret per kolaudim , kurse ne I perdorim per te shitur mend.
    ———
    Mjere Italia se cfare po ben , sepse ne nuk po humbasim gje.

  10. Tema says:

    Kemi vesh që kan vesh.

  11. bonbon says:

    Shko ore bushter serbe thyej qafen. Perserit te njejten idiotesi gjithmone.Na paskan dhene 3 pikeshin se u ngrit droni? Shko edhe shikoje videon edhe nje here. Ndeshja ishte e nderprere kur u shfaq droni dhe ishte e nderprere per here te dyte.

    1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Po a nuk mund te komentosh pa share e fyer ? Apo aq e ke kapacitetin e trurit ? Kujton qe behesh interesant me fyerje ?
      E kush tha qe na dhane 3-pikeshin se u ngrit droni ? Ngritja e dronit solli nje varg ngjarjesh qe cuan ne marrjen e 3-pikeshit ne tavoline. Por ai dron ishte pikenisja , dhe 3-pikeshi ishte I MERITUAR , por u morr jo me loje , por jashte fushe.
      Po ishte e vertete se ndeshja u nderpre perpara se te shfaqej droni , rreth 20 sekonda. Por a mendon se ai arbiter do ta kishte mbyllur ndeshjen ? A mendon se serbet do te ishin futur ne fushe dhe te benin gjithe ato veprime nese nuk do te dilte droni ?
      Ai arbiter , me ate menyre qe u soll dhe me ato deklarata qe beri me pas ne komisionet e disiplines , tregon se as nuk I shkonte ndermend ta nderpriste perfundimisht ndeshjen nese nuk do te ndodhnin ato gjera , madje edhe ne ato kushte donte te vazhdonte.
      Keshtu qe ngritja e dronit ishte nje “budallallek I domosdoshem” nga ana e Ballist Morines. Them “budallallek” sepse lojtaret tane rrezikuan edhe jeten , dhe jeta eshte me e rendesishme se ndeshja. Them “I domosdoshem” sepse rezultoi ne nje 3-pikesh te arte qe as nuk imagjinohej ta merrje brenda fushes me loje , dhe kete e treguam ne elbasan ku u mundem turpshem dhe deshtuam te pakten te “hakmerreshim” ne menyre sportive per ate qe na bene ne Beograd.
      Sa per ato etiketimet ” serb” e “grek” , jane qesharake. Ne cdo vend te botes njerezit , shtypi ..etj kritikojne ne menyra te ndryshme kombetaret e tyre , dhe kjo nuk do te thote qe jane kunder kombit. Eshte ndeshje futbolli , pune qejfi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje