Pas arritjes së marrëveshjes me Allegrin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2018, drejtuesit e Juventusit janë përqëndruar në merkato, ku synohen goditje të mëdha.
Klubi italian ka parashikuar një takim me Realin e Madridit, për të siguruar vazhdimësinë e Alvaro Moratas në Torino si dhe për të nisur biedimet me Los Blancos për shërbimet e Iscos dhe Danilos.
Sipas Tuttosport, Juventusi është gati të paguajë 90 mlionë euro për t’i mbyllur mes sukses këto marrëveshje.
Sigursht që primare për bardhezinjtë mbetet qëndrimi i Moratas në “Juventus Stadium”.
Në Spanjë raportojnë se Reali ka ndërmend të shfrytëzojë klauzolën për ta riblerë sulmuesin për 30 milionë euro dhe më pas ta shesë 50 milionë euro.
Juventusi ndërkojë është gati t’i ofrojë klubit spanjoll 25 milionë euro për ta shfuqizuar këtë klauzolë.
Përvecse të sigurojë Moratan, Juventusi ka synin edhe transferojë në Serinë a Iscon, për të cilin mund ta rrisë ofertën deri në 40 milionë euro.
Objektivi i tretë i Juves në radhët e Los Blancos, është Danilo.
“Zonja e Vjetër” për shërbimet brazilian, që në asnjë moment nuk bindi te Reali është gati të shpenzojë 25 milionë euro.
Topi është në fushën e Florentino Perez, që duhet t’u kthejë një përgjigje bardhezinjve për këto propozime.
Shyqyr zotit Marotta nuk ka rrjedhur akoma ………..