Flasin statistikat, Ranieri ia kaloj për një vit Mourinhos

8 Prill 2016, 16:28Sport TEMA

Claudio Ranieri krahas sukseseve me skuadrën e Leicester Cityn, edhe në aspektin individual po shpërblehet.

Italian është shpallur trajner i muajit në Ligën Premier pas rezultateve pozitive me “Dhelprat”.

Njëherazi është edhe hera e katërt për Ranierin që shpallet me i miri në ligën elitare angleze, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se me këtë rast, 64-vjeçari tashmë ka lënë pas sa i përket kësaj statistike, Jose Mourinhon, i cili në karrierën prej trajneri të skuadrave angleze e ka fituar tre herë.

Mbetet të shihet nëse edhe do ta fiton edhe dy herë këtë shpërblim italiani, pasi që deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe gjashtë javë.

1 komente në “Flasin statistikat, Ranieri ia kaloj për një vit Mourinhos”

  1. Aleksander says:

    Gazetari nga Kosova(miqesisht) !- Nese merrni persiper te beni gazetarin duhet edhe te beni mundimin te hapni ndonje liber te gjuhes letrare shqipe .Nga i pari tek i fundit ,edhe presidente e figura publike te shquara te Kosoves kane probleme kryesisht me zgjedhimin(kohet e menyrat) e foljeve.Ne kete rast folja FITOJ .Pa u zgjatur shume, une fitoj …ti fiton …ai (ajo)fiton. Une do te fitoj…ti do te fitosh…ai (ajo) do te FITOJE….dhe jo si e perdorni ju kosovaret …ai do te fiton !-Kjo vjen nga mos studimi i gjuhes shqipe ne shkolle dhe jo si arsye e dialektit …ABSOLUTISHT JO !-Nga mossiguria (kur se ke mesuar mire ne shkolle,ose se ke mesuar fare) i bihet shkurt.Pra KOHET dhe MENYRAT e FOLJEVE , VETA E TRETE NJEJES sidomos eshte problemi juaj .Libra te gjuhes ka,mjafton ti hapni,keshtu edhe femijet shqiptare ne Kosove te fillojne te pakten ta degjojne e mesojne sakte shqipen…e perseris dialekti ketu NUK HYN FARE !-Gjithmone miqesisht e shqiptarisht …tung !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje