Cristiano Ronaldo sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester United. Të paktën kështu pretendojnë mediat angleze, të cilat sigurojnë se mes klubit merengues dhe “Djajve të Kuq” është arritur marrëveshje për kthimin të sulmuesit portugez në Premier League.
Kontrata e 31-vjecarit me “Los Blancos” skadon në vitin 2018 dhe drejtuesit e Realit preferojnë të përfitojnë sa më shumë para nga kartoni i tij gjatë merkatos së verës sesa ta lejojnë të largohet si lojtar i lirë.
Mësohet se klubi spanjoll ka kërkuar 48 milionë paund për Ronaldon, që me kursin e sotëm të këmbimit konvertohen në 60 milionë euro, shifër të cilën United është gati ta paguajë.
Në Anglia raportojnë gjithashtu se Ronaldo është pro kësaj lëvizjeje, për të siguruar kontratën më të mirë të mundshme, duke marrë në kosnideratë edhe moshën e tij. Edhe pse ai bën gjithcka për të ruajtur formën fizike, do të vijë një moment që do të tërhiqet nga futbolli.
Ronaldo ka kërkuar 16 milionë paund në vit, shumë e përballueshme për “Djajtë e Kuq”, që duhet të bëjnë shumë kujdes, sepse në momentin e fundit mund të dalë në skenë Paris Saint Germmain me një ofertëtë parezistueshme.
Nuk besoj se Ronaldo do te largohet nga Reali deri ne vitin 2018 ,kur mendon se ka ende llogari te pambullura me MIJUSHIMN-MESSI ,sipas tij .
Reali do te bveje ceshte e mundur ,duke tundur SHUKUN e EUROVE qe ta siguroje edhe 1 titull ne Kupen e Kampioneve ( Ch-L) kete sezon .
Deri me tash Reali ja ka dale mbane duke e selektuar ne cdo raund apo xhiro nje short shume -shume te lehte ,jo vetem kete vit ,por dhe per 3-4 vitet e mepareshme .
Perpos kesaj nuk mendoj se aftesite e Ronaldos jane ne renie ,por nderrimet e shpeshta te trajnereve dhe largimi i disa lojtareve cilesore do te thosha nga Reali ne keto 3-4 vitet e fundit ,ka ndikuar ne paraqitjet shterpe te Realit duke ngelur pa trofete KRYESORE qe per mua NUMRI 1 eshte LA–LIGA ,nga te cilat Ronaldo per te Shtate vitet qysh se ka ardhur ne Madrid ,ka mare vetem 1 La-Liga ((( nuk besoj se Reali pretendon qe ta fitoje La-Ligen ket sezon ,pavarsisht asaj fitoreje qe moren kunder nje Barce te lodhur dhe pa gjak 2-1 dhe te cilen ne fund te takimit e festuan me Histeri brenda Zhveshtores ,a thua se fituan trofeun ))) ,perkundrejt 5 La-Liga te Barces dhe MESSIT per 2010 : 2011 :2013 : 2015 dhe 2016 !
Jam i mendimit se Reali pasi te eleminoje ne kete turn Wolfsburgun ,do te kete perballe ,njerin sosh nga cifti P.S.G- M City ,kurse cifti Bayern-Benfika dhe Barca -A .Madrid ,fitueset e ketyre 2 cifteve do te ndeshen nder veti .
Keshtu mendon “Totila ” dhe sic dikush shkruan nen nickun tim ,por te keq-perdorur ” TORTILLA DIREKT PRENOS ” .