Tronditet Napoli, Higuain pezullohet 4 javë

5 Prill 2016, 15:20Sport TEMA

Ambiciet e Napolit drejt titullit kampion në Itali marrin një goditje të fort. Sikur të mos mjaftonin 6 pikët distancë nga Juventusi kryesues, tashmë erdhi edhe vendimi i Disiplinorit, që pezulloi për 4 ndeshje Gonzalo Higuain. Golashënuesi më i mirë i Serisë A dhe njeriu që po udhëhiqte skuadrën e Sarrit drejt ëndrrës, u dënua për episodet në ndeshjen ku të kaltërit u mposhtën 3-1 nga Udinese. Pasi realizoi golin e barazimit të përkohëshëm, i 30-ti sezonal për të, në minutën e 75-të Higuain u ndëshkua me karton të kuq. Sulmuesi reagoi ashpër ndaj gjyqtarit Irrati dhe kundërshtarëve në fushë.

Ishte pikërisht sjellja e keqe sportive ajo që ndikoi të rriste pezullimin e lojtarit, që prej kartonit të kuq do të humbasë sfidën ndaj Veronas në San Paolo. Ndërkohë, prej sjelljes anti-sportive, Gonzalo Higuain nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Napolin në ndeshjet vendimtare në garën për titull kundër Bologna-s, Inter-it e Romës.

Një ndëshkim me përmasa Biblike për Napolin. Kjo edhe për faktin se në sfidën e kësaj fundjave ndaj Veronas, për të kaltërit i pezulluar është edhe trajneri Maurizio Sarri, që u largua nga fusha gjatë ndeshjes me Udinesen. Të tjera mungesa ndaj verdhebluve do të jenë edhe Koulibaly e Mertens që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

2 komente në “Tronditet Napoli, Higuain pezullohet 4 javë”

  1. TORTILLA DIREKT PRENOST says:

    Te gjithe u tronditem rende nga kjo njgjarje e paprecedent ne historine e futbollit.

  2. Totila says:

    Natyrisht qe po ferkon duar PEDERASTJA RONALDA ku padyshim Wagabondi PEREZ eshte me i kenaquri .
    Reali ,ndeshje me Ujqit ,me Wolfsburgun ,qe NALDA te dale shenuese me ekipet e “Krevatit ” .
    Topin e trete te arte e mori me koqet e fishkura te Baltes-Blater qe ferkoheshin me shalet e Shaikut .
    Po pse cfare doni ju me shume ,kjo eshte menyra qe te zhduk konkurencen .
    Do te thote ndonjeri qe ,c’pune ka Perezi me Serie A .
    Une do ti pergjgjesha : Hane shan ,hane Bagdat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje