Shuhet ish-futbollisti i Milanit, Cesare Maldini

3 Prill 2016, 09:50Sport TEMA
Shuhet ish-futbollisti i Milanit, Cesare Maldini

Është ndarë nga jeta ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit, Cesare Maldini.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare në Milano.

Cesare, babai i kapitenit legjendar Paolo Maldini, gjatë karrierës së tij ka qenë lojtar i Triestinës, dhe më pas për shumë vite i Milanit.

Ai luajti për Milaninin 11 sezone, 347 ndeshje, duke fituar 4 kampionate italianë, dhe një Kupë Kampionësh.

Ka qenë pikërisht ai që ngriti Kupën e parë të Kampionëve për Milanin në 1963 ku mundën Benfikën e Euzebios.

Veç Milanit, Maldini ka qenë edhe trajner i kombëtares italiane të futbollit.

“Ndarja nga jeta e Cesare Maldinit, është largimi i një pjesë të rëndësishme të historisë së Milanit, Kapiteni i parë që ngriti një Kupë Kampionësh me ngjyrat kuqezi”, shkruan Milani në faqen zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje