Shpërthejnë serbët ndaj Kaçes, e akuzojnë për ‘krim’

1 Prill 2016, 15:32Sport TEMA

Gjatë një ndeshjeje futbolli mund të ketë edhe përplasje të ashpra mes lojtarëve.

Në ndeshjen me Austrinë, Ergys Kaçe u largua me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrjeje ndaj njërit prej austriakëve, që gjithsesi nuk mund të konsiderohet e tillë.

Por ajo shkelje e këmbës që Kaçe i ka bërë Aleksandër Dragoviçit, për shkak të një ndërhyrjeje në kohë vonesë të shqiptarit, ka bërë që “Kurir” të publikojë fantazinë e radhës.

Media serbe ka nisur të bëjë aludime dhe lidhje që as në skenarët e një filmi të trilluar nuk do të përfshiheshin. Kjo media e ka etiketuar si kasap mesfushorin e PAOK, për atë ndërhyrje.

Trillimi

Kohë më parë, Ergys Kaçe u shfaq në një foto me një mikun e tij, ku shqiptari mbante të veshur një bluzë me logon e “UÇK”-së.

“Kurir” ka bërë lidhjen e asaj fotoje, me momentin gjatë ndeshjes Austri-Shqipëri. Media serbe ka shkruar se Kaçe e ka bërë atë ndërhyrje makabre, për shkak se është një futbollist që i urren serbët.

Sipas këtij shkrimi, Kaçe e ka bërë ndërhyrjen e rëndë për shkak se Dragoviç është një lojtar, mbiemri i të cilit vjen nga rrënjë serbe.

Ata mundohen ta përforcojnë idenë e tyre me faktin që shqiptari nuk kërkoi ndjesë për veprimin e bërë në fushën e lojës.

Mesfushori i Kombëtares ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës në atë takim dhe ndërhyrja e tij, ishte e ndëshkueshme, ama aspak jashtë normave sportive, por kjo nuk është hera e parë që serbët… “e shfrenojnë fantazinë”.

2 komente në “Shpërthejnë serbët ndaj Kaçes, e akuzojnë për ‘krim’”

  1. Ben says:

    Keta serbet Jane popull trap fare

  2. tralala zura nje gale says:

    U dhime tu qesh ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje