Mavraj sheshon polemikat për Austrinë: S’ka “xixa” mes meje dhe Lorikut

29 Mars 2016, 16:16Sport TEMA

Nuk ka krisje mes futbollistëve të Kombëtares kuq e zi.

Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj ka sheshuar aludimet pas tymnajës së hedhur në mbyllje të ndeshjes miqësore Shqipëri-Austri që përfundoi me humbjen e kuq e zinjve.

Shkak u bë një deklaratë e Mavraj për një nga golat e pësuar në portën tonë.

Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën.Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, është shprehur Mavraj.

Por  në një postim të bërë sot në FB, Mavraj është shprehur:

“Më shumë se asnjehere Vellezer!!!

Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë “xixa” mes nesh por as mes askujt në këtë familje të madhe!

Do doja që në të njëjtin nivel me këtë ekip kombëtar të jenë dhe gazetarët që shkruajnë për të!

Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, cdo fitore na gezon edhe cdo pësim na meson.

Më shumë se asnjehere Vellezer.

Forca Shqipëria.O sa mirë me qenë Shqiptar”

8 komente në “Mavraj sheshon polemikat për Austrinë: S’ka “xixa” mes meje dhe Lorikut”

  1. Klimax says:

    Ndoshta, por Cana perse kaq papritur, vetem dy dite mbas takimit me Austrine, deklaron se Europiani eshte edhe fundi i tij ne kombetare??!!
    Perse? Per te qene “vellezer” me shume se kurre?
    Edhe “vella”, edhe “xixa” apo “me gishtin ne b….” (te pakten per aq sa deklaroi Mavraj mbas ndeshjes) sikur nuk shkon!

    1. lelegu says:

      Mendjen tek ”gishti ne b…” e ke, o evgjit Yunani… Ç’ne?

  2. Maja says:

    Canaj po shet ndeshjet e kombtares!!!!!!!!!!!!!!!

    1. bonbon says:

      Shko mor thyej qafen ti. E kush po bleka keto ndeshjet qe shet Cana? Jane bere idioterit me kompjuter dhe nuk mbajne idiotesi te tyre pa ja treguar botes.

  3. Ben says:

    Respekte Mergim.Kujdes mos beni te tjera gabime ne mbrojtje

  4. nik says:

    Te lumte Mergim,je i madhsi lojtar por dhe si njeri megjithes i ri ne moshe je shembull diturie e force per te gjithe sportiste e sporte e sportedashesdhe mos e vra mendjen se perhere do kete shpifes e keqinterpretues fjalesh e krimba gazetare qe spyesin apo behen merak per mbarevajtjen e kombetares por presin nga casti ne cast te shpifin per te perfituar noj therrime nga shitja e lajmit genjeshter.

  5. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Mire qe nuk te tha Loriku “Bej gol ne porten tende” , se ka rrezik ta kishe bere.
    Tamam sjellje prej kalamajsh.
    Ne fillim nuk u morr vesh kush I tha cfare I tha , cfare degjoi e cfare beri.
    Tani u pajtuan se I keshilloi xhaxhi Ganiu.
    Kujdes ne evropian.
    Para se te futeni ne fushen e lojes , bini dakord me njeri tjetrin per fjalorin qe do perdorni ne fushe qe te mos keni me probleme.

  6. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ekip femijesh !
    Ne fillim hedhin akuza , jo me tha ky , jo po e degjova keshtu , jo po si thashe une…
    Mire qe nuk I ka thene Can “Beje gol ne porten tone” , se do e kishte bere .
    Pastaj si duket ka nderhyre xha Ganiu , u ka shkulur pak veshin dhe I ka pajtuar.
    Dhe pastaj perralla vazhdon ,…
    Te gjithe bashke u nisen per ne Luksemburg , per te luajtur me super-skuadren profesioniste te Bathores .
    Xha Ganiu , nuk I futi keta te dy ne loje , meqe ishin zene , dhe mund te shkaktonin probleme.
    Por shoket e tyre qe u futen ne fushe , u treguan heronj te vertete.
    Mirepo , deri nga fundi I pjeses se pare , vini verdalle ne fushe , dhe nuk po gjenin dot ku ishte porta.
    Por per kete mendoi arbitri , I cili me te drejte nxorri nje lojtar te Bathores me te kuqe , sepse ky ishte ai qe pengonte lojtaret tane te gjenin ku ishte porta.
    Pas kesaj ne pjesen e dyte , skudra jone qe beri nja 6-7 zevendesime , I mposhti me sukses “profesionistet” e Bathores dhe te gjithe u kenaqen .
    Ne fund xha Ganiu u bleu nga nje akullore te gjitheve , dhe u tha se tani jemi gati per ne evropian , deri ne gjysem finale e kemi rrugen e sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje