Rumunët e marrin seriozisht Shqipërinë

28 Mars 2016, 16:10Sport TEMA

Në miqësoren ku Shqipëria u mposht 2-1 nga Austria, mes mijëra tifozëve në Ernst Happel Stadion të Vjenës ndodhej edhe Daniel Isaila. Bëhet fjalët për vëzhguesin e dërguar nga trajneri i Rumanisë, Iordanescu, kundërshtarëve të Shqipërisë në Grupin A të Euro 2016.

Pasi ndoqi nga afër paraqitjen e Kombëtares, ish-tekniku i Brașov-it, Targu Mures dhe Astra Giurgiu dha edhe vlerësimet për kuqezinjtë. Në shpejgimin për atë që kishte parë gjatë miqësores së të shtunës, asistenti i përfaqësueses romune deklaroi se Shqipëria është një skuadër që duhet të merret seriozisht.

“Gjysma e parë e ndeshjes u kontrollua nga austriakët, të cilët shënuan edhe dy gola të shpejtë pas gabimeve të mëdha në mbrojtjen e Shqipërisë”, tha Daniel Isaila.

Më tej, vëzhguesi i trekolorëve theksoi se tabloja në pjesën e dytë të ndeshjes ishte krejt e kundërt. “Shqiptarët u shfaqën më të organizuar dhe kalonin mirë në fazën sulmuese”, theksoi Isaila, i cili shtoi se “shqiptarët kanë lojtarë teknikë, mesfushorë shtatshkurtër dhe eksplozivë në fushë, si edhe e bazojnë lojën te pasimet e shkurtra”.

Sipas pjesëtarit të stafit teknik të Rumanisë, mesfusha dhe autori i golit në Vjenë, Ermir Lenjani janë padyshim pikat e forta të ekipit kuqezi. “Shqipëria është një ekip që duhet të merret shumë seriozisht”, ishte përfundimi i Daniel Isailas.

1 komente në “Rumunët e marrin seriozisht Shqipërinë”

  1. Raimond vlonjati says:

    Ne e rafim Rumanine , jemi me mure se ata
    Rumania esht e rezikeshme ne gjuajtjet nga larg , ndersa ne sulme me depertime esht kot fare se mbrojtja jone esht shum e mire , pavaresisht atyre gafave ne Vjene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje