Izet Haxhia: Berisha, plan për të rrëzuar avionin që udhëtonte Aleksandër Meksi në '92-n!

26 Mars 2016, 17:40Sport TEMA

Rrëfimet e ish-truprojës së Sali Berishës vijojnë të ngjallin mjaft interes për shkak fakteve tronditëse që ai sjellë.

Në një shënim të gjatë në Facebook ditën e sotme Izet Haxhia thotë se ka pasur një plan për eliminim fizik të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi nga Sali Berisha dhe Bashkim Kopliku.

Pas nj vizite në Itali, aeroportit të Rinasit i heqin dritat për të bërë të pamundur uljen e avionit, dhe Haxhia thotë se ishte mjeshtëria e pilotit italian që i shpëtoi jetën ish-kryeministrit dhe delegacionit shqiptarë.

Më poshtë rrëfimi i plotë i Izet Haxhisë…

 Po i kthehem një ngjarje që ka mbetur e panjohur për publikun në atë kohe të fillimit të sundimit të ‘Marshallit’. Nuk është përmendur as nga ai që ishte planifikuar të ishte viktimë e saj as nga askush tjetër,duke e lënë në harrese dhe duke hedhur fajin mbi ‘fshataret’ e zonës ,taktike kjo e përdorur më vonë në vjedhjen e floririt në Kërrabë…Ka qene viti ‘92 muaj Maj apo Qershor, kryeministri i asaj kohe Meksi kishte shkuar në një vizite zyrtare në Itali me ftesë të Andreotit. Meksi një eksponent i lartë i PD në dukje aleat i Berishës dhe i zgjedhuri i tij për kryeministër, ishte në krye të grupit që ishte kundër Marshallit dhe që muaj më vonë u përjashtuan nga PD për shkak të daljes hapur kundër marshallit, disa për parime e shumica ngaqë nuk morën postet që lakmonin në qeverisjen e parë të PD…

Marshalli tentoi të prishte ‘skemën’ e rënë dakord në mbledhjen e Kryesisë së PD pas fitores së 22 marsit, për moszgjedhjen e Meksit si kandidat për kryeministër të ardhshëm, me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.

Tentativa për nxjerrjen e Meksit jashtë ‘skemës’ së paracaktuar për ndarjen e posteve u bë në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PD në sallën e fakultetit të Ndertimit, ku Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. Por prishja e skemës nuk funksionoi për Meksin, që gëzonte një përkrahje dhe respekt në radhët e PD gjë që trembte Marshallin…Ajo funksionoi vetëm për ‘gjeneralin ‘e mëvonshëm Imamin që ngeli pa postin e premtuar të kryetarit të parlamentit duke humbur në votimin ndaj Arbnorit… Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, duke lënë jashtë skemës së qeverisjes Hajdarin që ëndrronte dhe kishte filluar biles të ndante postet e drejtorëve në këtë ministri…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.

Por, për t’u bërë kryeministër kishte një pengesë të madhe që ishte Meksi, me votim apo ndonjë komplot tjetër nuk mund ta hiqnin, duhej eleminimi i tij me ‘aksident’ dhe momenti i përshtashëm kishte ardhur. Në atë natë që Meksi po kthehej nga vizita në Itali me avionin qeveritar të Andreotit, kur ai ndodhej në fluturim, disa duar të padukshme prenë kabllon e energjisë elektrike që ndriçonte pistën e vetme të aeroportit të Rinasit. Është prerë kjo kabllo pikërisht në momentin kur avioni që transportonte Meksin as nuk mund të kthehej për Itali sepse nuk i mjaftonte karburanti, dhe as mund të ulej në një pistë pa ndriçim…

Gjatë këtyre minutave vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin dhe pastaj ‘çuditërisht’ Marshalli largohet më herët se çdo natë tjetër nga presidenca, duke më thënë duke dalë që mos merr as makinat as shoqëruesit e tjerë sepse do shkojmë me këmbë tek shtëpia e Mehmet Elezit. Pasi kemi shkuar me këmbë tek shtëpia e Mehmetit rreth orës dhjetë të natës, kemi qëndruar aty për rreth një orë e gjysëm, Marshalli më tha të mbyllja edhe radion që mbaja me vete që të mos bëja zhurme me të. Marshalli rrinte si në ankth të pritjes së një lajmi të rëndësishëm. Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.

Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…

27 komente në “Izet Haxhia: Berisha, plan për të rrëzuar avionin që udhëtonte Aleksandër Meksi në ’92-n!”

  1. Fakti says:

    Fakte i dashur Izet…ndryshe quhet shpifje. Nderkohe pa fakte, ne kete menyre vihen ne pikpyetje edhe shume nga historite e tua me doktorin.

    1. Ylli says:

      Kjo nuk eshte aspak e vertete. Megjithese Saliqin e urrej gazetari apo “folesi Izet” sajojne histori edhe akuzojne pa te drejte Saliun.
      Dritat e pistes nuk jane prere nga “dikush” para pak uljes se Avionit.
      Sistemi I ndricimit ka qene shkaterruar nga fshataret e zones qe hiqeshin edhe si pronar tokash brenda territorit te aeroportit.
      Saliu ka kusuret e veta por nuk ka gje gisht per kete, perkundrazi i mencuri Meksi dhe dhelpra Ruli urdheruan pilotin italian te ulej ne ato kushte, pavaresisht lajmerumit te vazhdueshem nga Air Traffic Control dhe kulla qe Avioni nuk duhet te ulet ne asnje menyre.

    2. E vertete says:

      Spiuni i SHIK-ut dhe UDB-es,Izet Haxhia don te behet interesante me genjrshtrat e tia te turpshme.Me mire eshte te merret me profesionin e trafikantit te droges ne Antalia se sa ti merre disa miera leke te komunistve dhe agjencive te huaja antishqiptare.Edhe Seria eshte bombarduar nga doktori,sepse ky kishte lidhje te ngushta me NATO-n.Trafikanti Haxhia,do vetem leket,qofshin ato fakte edhe palaco.Femijet kane mbetur pa leke dhe ata duhet financuar.Fjalet e spiunit dhe te droguarit Haxhia,jane si ato te Millosheviqit dikur:UCK,po vret popullin e vet,e jo militaret dhe cetniket serb.Edhe keta komentues qe perkrahin kriminelin,Haxhia jane edhe me te piste se ky vet.

    3. Fakti I gjalle says:

      Ai vrau para Kamerave 4 vete dhe tha qe i vrane me cadra pistolete,ky tipi do fakte,po Trebicken e shkrete,po deti qe u Shiti grekeve.ha do fakte.

  2. ALpini says:

    Akoma merreni me idiotin?

  3. Sali kari says:

    Si , fakte , po ky nuk eshte fakt ha , po Aleksander Meksi a eshte gjalle dhe ai duhet te pronancohet , Izeti tani nuk mundet te ktheje kohen mbrapsht per te dhe fakte ty se avioni do rrezohet sondte Idiot , apo mos mendon ti se Sali Serbi do te dale dhe ta pranoje tr thote po .

    1. tafa says:

      O sali kari e ka tomom fakti prova na cau karin ky izeti mu ka bo si cristiano rronaldo per dit n gazet edhe ta fusi n burg sal karin edvin bukuroshi boll me pallavra jo se o burri mir sala po edhe kshu u ka bo boz fare.vari karin

  4. ILIRIA UNITED says:

    CDOGJE ESHTE E MUNDUR KUR ESHTE NE MES PUSHTETI,BERISHA I KA MARE LEKSIONET NE MENYRE PROFESIONALE..NGA KOHA E ENVERIT PRANDAJ VDISTE TI RRINTE AFER ME CDO KUSHT!,,PAS KESAJ I BIE QE GRAMOS PASHKON TA KENE HEQUR QAFE PO ME KETE MENDJE!! ASGJE NUK ESHTE E PABESUESHME,,AZEM,I PASHKO, TREBICKAT,SOKOL OLLDASHI…DONI ME PER BELULIN??JEMI POPULL I MBARUAR…VRASIM NJERI TJETRIN PER NJE KARIGE..DHE JA MARRIM NE GOJE ,,,NE MES DITES,,,QEVERIVE FQINJE!,,VARRI..KA….IN

  5. lezha says:

    hollivudi ben film per vjedhjet e familjes dhe ne akoma kerkojme fakte,FBI i futi ne burg Devirollin per vjedhje,ne akoma merremi me Llallen dhe Blushin.Pak e kemi,mire na e bejne.

  6. Bushi says:

    Keto jane fakte ,madje koke forte.KETO JANE FAKTE SHUME TE BESUESHME.Ata qe nuk i quajne fakte,keto qe tregon IZET HAXHIA,jane bythelepiresite e Sali Berishes,ketij krimineli te nxire sterre.Po GRAMOZ PASHKON kushe e fudosi ne fund te detit?Saliu dhe vetem Saliu,i cili i dha urdher avionit luftarak ta godiste helikopterin qe po e çonte ne itali per kurim.IZET HXHIA,po tregon vehten se eshte nje shqipetare i vertete,sypatrembur,trim dhe po i sherben popullit shqipetare,duke nxier fakte te çuditeshme.Keto jane fakte edhe per prokurorin shqipetare,por meqense kjo prokurori eshte e shitur te Sali Berisha,nuk i mere si dokumenta te verteta,per ta vene Salin me shpatulla pas murit.Bravo zoti Izet Haxhia.Mirenjohje.

  7. tafa says:

    O sali kari e ka tomom fakti prova na cau karin ky izeti mu ka bo si cristiano rronaldo per dit n gazet edhe ta fusi n burg sal karin edvin bukuroshi boll me pallavra jo se o burri mir sala po edhe kshu u ka bo boz fare.vari karin

  8. uragan says:

    …Sali Berisha eshte “busulla” e “qyteterimit” dhe e vetedijes politike te shqiptareve ne keto 25 vite, te mbushura me deshperim, vuajtje, vrasjesh politike, komplotesh te rrezikshme ne kurriz te shtetit, te kombit shqiptar dhe te cdo shqiptari te thjeshte qe e votoi ose jo kete perbindesh.

  9. i ndodhuri aty... says:

    Izeti eshte korrekt lidhur me mbledhjen e Keshillit KKombetar te PD-se ku do votoheshin Presidenti, Kryetari i parlamentit dhe kryeministri:
    Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD, na vjen Ylli Vejsiu e na thote neve te rretheve se Doktori ka kerkuar që ne të votonim Koplikun dhe Arbnorin. Ne ishim skeptik në ato qe ai thoshte dhe hezituam. Pas kesaj, Vejsiu kembënguli tek katoliket qe te votonin per Arbnorin (te pakten) se me demek Doktori do zbatonte formulen e Regjences se Kongresit te Lushnjes (Musliman-Ortodoks-Katolik), dhe ashtu u bë. Nuk po zgjatem me shume se nuk eshte vendi por ne nje botim te veçante për ato kohë….!

  10. Thana says:

    Po z. Meksi pse ka kaq frike edhe sot. Turp. Fshehja e nje krimi eshte krim i ri.

  11. ylli says:

    Hahahaha ca gallate !?!?Por per vrasjen e Kenedit kur do shkruash z.Haxhia.Po shkruaj e na ndrico .Edhe po tje futesh kot ,ska problem.Te Tema kush eshte kunder Berishes eshte burre zotni.Po Sulo Gradeci ta merr.Ai shkruante per corapet qe arnonte vete Komandanti ,per byrek me hithra qe e kishte marre malli e qe ja bente Aneja.Ti vella nga ana kuzhines ,sna ke informuar fare.Edhe nje gje per te gjithe verioret.Jugu ka patur plot sherbetore politike nga Veriu ,E Veriu nga Jugu asnjehere as edhe nje here.Me Berishen vella erdhet ne pushtet mbas 45 viteve e dolet ne drite.Zbritet nga malet qe ju kishte gozhduar Enveri e rregulluat jeten.Dhe Berisha e pesoj prej jush.Bravo ,ju lumte.E di si ju therrasin ne Partine Socialiste o z.Haxhia…CECENE.Ju pelqeka me duket apo jam gabim !? Qe tu paraprij sharjeve jam gjirokastrit .Por mund te isha edhe nga Tropoja.Vetem komunist ,sdo doja te isha kurreee.Ai me lart me emrin ylli te gjej emer tjeter.Ylli jam une.Moderatori te nderhyje nese mundet.

  12. Na bashkoj kenga popullore says:

    O SHqiptar, kjo deshmi e zotit Haxhia nuk eshte kurrgja me ato tragjedira qe i ka krijuar vendit dhe popullit te vet Saleh kriminel Berisha ,jam i bindur 100%se deshmit e zotit Haxhia jan te verteta,dhe te jeni te bindur se prokuria nuk ka nevojen e deshmis te zotit Haxhia per provat e krimeve qe ka bere Salehi, sepse prokura i ka me thes provat me ze dhe figur per Saleh kriminel Berishen,por problemi eshte SHTETI qe nuk kemi dhe krimineli Saleh nuk do qe te kemi ndonjeher SHTET, dhe kjo sdo mend pse Salehi sdo SHTET,por kjo nuk do thot se deshmit e Zotit Haxhia nuk jan te dobishme perkundrazi deshmit e zotit Haxhia mund te ndihmojn shum ne ndergjegjen e do njerezve qe besojn akoma Saleh kriminelin.

  13. Zot na mbro nga qelbesirat says:

    Sa te neveritshem jane tipat si Izeti……….por me te neverishtem jane ata qe shkruajne ne emrin e tij ……………………..Nxeju en diell ne ishull aty ku je se ke qindra borxhe kendej nga atdheu e po te merr ndonje plumb bytheve…….se ti e di mire qe jo vetem ke vrare por dhe ke marre pjese ne grupe vrastare………………

  14. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    kjo gazete edhe pak do cuhet gazete e legenave socialiste

  15. Mysafiri says:

    Keto broçkollisje te Izet Haxhise, mund ti konsiderojne si fakte vetem ata qe mezi presin me syte nga qielli, te degjojne lajmin se u arrestua Sali Berisha. Nqs prisni qe Berisha te arrestohet me te tilla fakte(qe vetem fakte nuk mund te quhen), po ju them se Ai njeri do gezoje pensionin dhe pleqerine pa i hyre gjemb ne kembe. Mos u keqkuptoni se kjo nuk eshte deshire por eshte fakt. Me te tilla fakte te ketij idiotit Haxhia nuk futet ne burg as nje nepunes i thjeshte administrate, jo me Sali Berisha qe mbeshtetet nga nje numer relativisht i madh shqiptaresh. A ka llogjik qe personi qe ju be atentati per ti marre jeten, edhe sot e kesaj dite nuk e ka permendur nje here te vetme, del Izet Haxhia per inate personale njesoj siç ben Mero Baze, mbas 20 e ca vjetesh na tregon perralla me mbret. Te tilla “fakte” jepja kujtdo prekurorie ne bote, do te thote merri dhe fshij b*then. Nqs Sali Berisha do mendonte te zhdukte dike fizikisht, i pari do ishte Mero Baze per aresye se Ai di çdo gje qe ka thene dhe ka bere Berisha deri ne vitin 2008, ngaqe ishte njeriu me i besuar i i tij. Mero ishte i vetmi person qe hynte ne zyren e tij pa trokitur. Ju qe prisni pa durim arrestimin e Berishes, mos u merrni me “fakte” te tilla, sepse faktet e verteta per te arrestuar nje ish president, nje ish kryeminister, nuk shkruhen ne gazeten e Meros te thena nga idioti Izet Haxhia, por depozitohen ne prekurori.

  16. emigranti says:

    Ne mos qofshin te gjitha fakte ,edhe gjysmat e tyre mjaftojne qe te behet drejtesi. As mos e veni ne dyshim : G. Pashko , A. Hajdari, Gerdeci , Trebicka e ca te tjera … jane krime te sales. S’e shikoni si lufton me thonj e me dhembe ne parlament te sabotoje reformen ne drejtesi ? Sigurisht i trembet zbatimit te ligjit ai dhe zagaret e tij hajdute . Pa dyshim ka edhe pdista te mire po atyre ua ka zene koken me dare . O popull sa gjera behen ne emrin tend dhe bien pastaj ne koken tende !

  17. Izet Haxhia eshte [Kutia e Zeze] e mender , Sali Berishes !

    NO COMENT !

  18. Tarrasi says:

    Skerfyelli, cjapi plak serb, Vecidolisti Sali Ram Berisha, helm e bilbil nga goja, nga Kryetar Parti, nga President, nga Kryeminister dhe nga ferri.

  19. Dino says:

    Marrja e shtetit nga tropojanet ne periudhen 1992-1997 eshte pjesa me e erret ne historine e shqiperise pas asaj te enver hoxhes.
    E cnuk bene tropojanet nen udheheqjen e prijesit te tyre.
    Me mire se e njeh izeti salih bishen askush tjeter nuk e njeh.
    Te pakten izeti eshte penduar per mekatet e tij ndersa sali bisha eshte kriminel qe nuk pendohet kurre.

  20. Agostin says:

    Kure shoh keto komente shoh qe edukata dhe kultura jane mbyte ne dete. Po ka edhe te verteta o miqe se per ndyshe do ishim ndryshe!!!!!?

  21. stili says:

    Të nderuar puthadorë,e bythëlëpirës të Sali paçavures,,,,!
    Bëni mirë të mbyllni gojën,gjëja më e më çuar që mund të bëni,,,,,!
    Krimet e poshtërsitë e tij tani janë bërë sa një mal.Të tjera do të dëgjojmë.Ai ka qënë e mbetet një tiran i përmasave
    botërore një pervers makisvelisto-bajraktar i pa shoq,e ju guxoni ta mbroni.
    Qofshi ju që jeni,,,!

  22. Shaba says:

    Mangesi arsyetimi: Ne e shohim ball-per-ball ujkun Sali, ca na thone te analizojme gjurmet e tij ne kollofitjet e njerezve. keto ngjajne me shkrimet e disave qe ncjerrin fakte nga arkivi per te vertetuar krimet demonstrative te Enverit, ketij ujku me sjellje prej dhelpre plake.

  23. Bashkim Kopliku says:

    Përgjigjja e Bashkim Koplikut:

    Më thanë se z. Izet Haxhia më paska përmendur në një shkrim të tij, dhe vendosa të lexoj se çfarë shkruante. Po marr mundimin t’i përgjigjem, kjo në respekt të lexuesit.
    Sa shkruan z. Haxhia për mua, është në pjesën më të madhe krejt e pavërtetë dhe shpifje. Në vijim po ndaloj më në hollësi në ato pjesë të shkrimit të zoti Haxhia, të cilat lidhen direkt me emrin tim.

    Z. Haxhia shkruan:

    Marshalli tentoi […] me anën e mikut të tij, apo më saktë të dhëndrit të mikut te tij, e kam fjalën për Bashkim Koplikun vjehrri i të cilit, një sigurims famkeq ishte mik i ngushtë i Marshallit, që bëri edhe futjen e dhëndrit të tij Kopliku në PD nëpërmjet Berishës në një kohë kur Kopliku nuk kishte asnjë kontribut në PD.

    Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

    E para: nuk kam asnjë dijeni që z. Berisha të ketë qenë mik i vjehrit tim, bile nuk e di ta ketë njohur ndopak. Dyshoj se është thjesht një shpifje, sepse vjehri im, i Koplikut është përjashtuar nga Partia Komuniste (PPSH) që në vitin 1974, është dëbuar nga Tirana, dhe pastaj është internuar. Ai është liruar vetëm me ardhjen e demokracise. Nese z. Berisha do të kishte pasur miqësi me të, ky është një kompliment që z. Haxhia i bën z. Berisha që paska mbajtur miqësi me një njeri të dënuar nga regjimi komunist–donte guxim e karakter të fortë, që në kohën e komunizmit, të kishe miqësi me një të dënuar politik.
    E dyta, Koplikun nuk e ka futur ne PD z. Berisha, por demokratët e kolektivit të indërmarrjes ku ai punonte, Uzina e Radio e Televizorëve Durres (URT). Ishin demokratët e atij kolektivi, të cillët e zgjodhën Koplikun kryetar te seksionit të PD së Uzinës, me një votim të fshehte, që në shkurt 1991. Votimi u bë jo vetëm i fshehtë, por dhe me dy kandiatura, e me një pjesëmarrje prej rreth 100 demokratësh të Uzinës . Pastaj, Kopliku u zgjodh kandidat për deputet i PD Durres, në një përzgjedhje me një diskutim të hapur në Konferencën e PD Durrës. Pastaj u zgjodh nga populli deputet, ne mars 1991; u emruar edhe kryetar i Bashkise (atehere Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durres), në korrik 1991; pati një aktivitet shumë të spikatur si deputet në Parlamentin e parë jokomunist të Shqipërisë; u rizgjodh deputet në mars të vitit 1992 etj. Pas gjithë këtij kontributi, u emruar zevendëskryeministër e ministër i punëve të brendshme, në prill 1992.
    E treta, kontributi i Koplikut në PD, vërtetë që fillon nga shkurti i viti 1991, dhe jo dy muaj perpara, ne dhjetor 1991, kur u krijua PD. Kjo „vonesë“ prej dy muajsh, vjen si pasojë se Kopliku hezitonte në bashkimin e tij me PD, sepse konstatonte se një pjesë e madhe e elementëve të PD-se së „dhjetorit 1990“, ishin njerëz me lidhje shumë të ngushta me regjimin komunist shqiptar, gjë që e bënte të dyshonte për qëllimet reale të kësaj partie. Ishin punonjësit e Uzines (URT), jo vetëm demokratët, të cilët i kërkuan me ngulm Koplikut, kryeinxhinierit që ata sapo kishin zgjedhur vetëm para disa muajsh, të futej në PD, që „ mos t’u lihej në dorë PD-ja ca maskarenjve“, siç kishin merak ata. Sqaroj se Kopliku ishte dënuar që nga inxhinier të punonte punëtor, po në këtë uzine, vetëm disa vjet përpara, kur nuk pranoi të ndante gruan e tij, sepse i jati i saj u dënua politikisht nga komunizmi. Ishte po ky kolektiv, që e zgjodhi kryeinxhinier ne vitin 1990, kur komunizmi, në grahmat e fundit të jetës së tij, vendosi të eksperimentonte zgjedhjen e kryeinxhinierëve nga kolektivi.

    Z. Haxhia shkruan:

    Kopliku propozoi veten e tij për kandidat për kryeministër, kuptohet me porosi të Marshallit, i cili kur dëgjoi këtë vetëpropozim bëri sikur u ‘mërzit! edhe pse ishte vetë pas kësaj ,sepse po të donte mund ta ndalonte një votim të tillë. […] Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Koplikut të cilit ju dha nga Marshalli posti i Ministrit të Brendshëm, […]…Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj,dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër.

    Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:

    E para, ka pasur një votim në Këshillin Kombëtar të PD, për të përcaktuar se kush do të ishte kryeministër. Por ky votim nuk ishte parashikuar nga organizatorët e Këshillit. Votimi u detyrua nga anëtarët e Këshillit, që protestuan që të mos bëhesh votim vetëm me një kandidaturë, atë të Meksit, siç i ishte paraqitur Këshillit. Kërkesa në princip ishte demokratike dhe në përputhje me statutin e PD. Për votimin edhe të kandidaturës së Koplikut, propozimi erdhi nga një anëtar i Këshillit, dhe u miratua nga shumë anëtar të tij, saqë drejtuesit e mbledhjes u detyruan ta votojnë. Nuk ishte fare Kopliku që „propozoi veten“ siç shkruan z. Haxhia—Kopliku i përmbahej vendimit të Kryesisë së PD, që kishte paraqitur propozimet në Këshill. Edhe vetë Koplikut i erdhi fare i papritur ky propozim nga salla, pra nga Këshill. Nga ana tjetër, z.Berisha jo vetëm „u mërzit“, por ai protestoi rëndë kundër këtij propozmi, duke pretenduar , por edhe duke orientuar dhe influencuar anëtarët e Këshillit, që mos të zgjidhej Kopliku, sepse „po të zgjidhej Kopliku kryeministër, i gjithë drejtimi i shteti do të bëhej nga njerëz nga Veriu“; i thoshte se president ishte z. Berisha (nga Tropoja), se kryetar i Kuvendit ishte z. Arbnori (nga Shkodra) të cilëve do t’u shtohej edhe Kopliku (që sipas z. Berisha ishte nga Shkodra). Në atë kohë, 1992, akoma nuk ishte instaluar diktatura në PD, dhe nuk e kishte në dorë të mos e respektonete kërkesën e Këshillit, as z. Berisha. Megjithëatë, z. Berisha arriti që të pranohet që të bëhet votimi më antidemokratik i kohëve moderne: u votua duke thirrur emrin e çdo votuesi, dhe duke regjistruar votën e tij, që duhet të ishte shkoqur e me zë të lartë përkatësisht „Meksi“ ose „Kopliku“. Në këtë votim, është shënuar vota e Koplikut, që ishte „Meksi“, dhe vota e z. Meksit, që ishte „Meksi“. Pra Kopliku ka votuar kundër vetes së vet. Votimi përfundoj në favor të favoritit të z. Berisha, z. Meksi, ku për Koplikun gjithsesi votuan rreth 12% e anëtarëve të Këshillit, pra me gjithëse votimi ishte i hapur dhe nominal, me gjithë orientimin e udhëheqësit, z. Berisha, për mos të votuar për Koplikun.
    E dyta, vërtetë që Kopliku nuk e donte postin e ministrit të brendshëm, vërtetë që kishte kërkuar që të rrinte në këtë post vetëm „gjashtë muaj“, kjo me që eksperienca dhe vokacioni i tij nuk ishte për t’u marrë me policinë. Por jo që pastaj „të bëhej kryeministër“, siç shkruan z. Haxhia. Dëshira e Koplikut, por edhe premtimi që iu dha atij nga kryesia e Partisë, kur anëtarët e kryesisë insistuan të pranonte postin e ministritt ë brendshëm, ishte që ai të kalonte më vonë në një post që merrej me problemet ekonomike, me të cilat kishte dëshirë të kontribuonte dhe ku kishte 24 vjet eksperiencë.

    Z. Haxhia shkruan:

    … vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin […] Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit.
    Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur […], duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër.

    Unë, Kopliku, ju them se e vërteta është si vijon:
    E para, vërtetë që Kopliku, në atë periudhë, deri sa ishte në fuqi „ligji themeltar“ (që zëvendësonte Kushtetutën e vendit), thirrej shpesh nga Presidenti, z. Berisha, ditën dhe natën, sepse me ligj presidenti e kishte të drejtën të thirrte në raport ministrat. Por në asnjë moment, as z. Berisha, por as dhe Kopliku, nuk kishin ndër mend të vrisnim njeri, as kryeministrtin dhe as ministra, siç shkruan z. Haxhia, e siç fatkeqësisht po rishkruhet në masmedia shqiptare. Diskutimet tona me z. Berisha, ishin të përqendruara në qeverisjen sa më efikase të vendit.
    E dyta, me të vërtetë që Kopliku dhe z. Meksi kishin mendime të ndryshme për zgjidhjen e shumë problemeve të qeverisjes së vendit. Por këto ishin qëndrime të dy personave që të dy mendonin sesi të shkonte puna sa më mirë, paçka se mënyrat e zgjidhjeve të secilit, shpesh nuk përputheshin, çka dhe është krejt normale në demokraci. Gjithsesi, kjo mospërputhje qe shkaku kryesor që bëri që dhe Kopliku të hiqesh nga Qeveria, më 1 janar 1995

    Në mbyllje

    Në ndryshim me shumë kolegë të tjerë, kam dhënë përgjigje publike, kur është gënjyer e shpifur publikisht ndaj meje, si në këtë rastin me z. Haxhia. Bile shpesh edhe kur është shpifur për të tjerë, e jo vetëm për mua. Shumë njerëz më kanë këshilluar të mos humb kohë me shpifësit, por unë kam vendosur ta humb këtë kohë, në respekt të lexuesit, në repekt të popullit tim që e dua, me gjithë se ka të metën e madhe: i pëlqen shpesh të dëgjojë shpifje e gënjeshtra.
    Jam përpjekur disa herë që për shërimin e kësaj sëmundje të shoqërisë shqiptare, tolerimin e shpifjes dhe gënjeshtrës. Përpjekja ka konsistuar në shkrimet e mia, por edhe duke iu drejtuar drejtësisë, që shpifësit të dënohen, siç do ta dëshiroja ta bëja edhe kësaj here, kundër z. Haxhia, bile të dënohet edhe masmedia që bëhet ortake me shpifësit në shpërndarjen e shpifjes. Por shoqëria jonë shqiptare nuk ka qenë deri tani në gjendje të krijojë një shtet të së drejtës, ku sitemi i Drejtësisë të ishte pushteti më pak i korruptuar, e as të krijojë së paku një opinion mbarëpopullor mbytës kundër shpifjes dhe përkrahësve të saj.
    Le të shpresojmë se populli ynë do të shkëputet nga kultura e shpifjes dhe gënjeshtrës, duke përvetësuar me kohë kulturën e së vërtetës dhe të së drejtës. Elita reale e popullit tonë ka rastin të kontribuojë, së paku duke dëshmuar ato që di, edhe kur bëhet fjalë si tani, thjesht për shpifjet e z. Haxhia.

    Bashkim Kopliku
    Zëvendëskryeministër i Shqipërisë në vitet 1992-1994.
    Mynih, Gjermani, më 27.03.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje