Analiza / Kombëtarja kuqezi, ose Diaspora shqiptare e futbollit!

26 Mars 2016, 13:25Sport TEMA

Gjashtë ndeshje, gjashtë humbje, vetëm një gol ishënuar, përkundër 17 të pësuar. Statistika të përballjeve mes Austrisë dhe Shqipërisë ndër vite, çka tregon se kjo e fundit do ta humbasë përsëri ndeshjen. Megjithatë, këto duele janë zhvilluar në vitet 80-të të shekullit të kaluar.

Kombëtarja është kthyer, ndërkohë, për vendin me tre milionë banorë, si krenaria e kombit. Shumica e shqiptarëve nuk luajnë në Ballkanin Perëndimor, por në Itali, Gjermani, Francë dhe Zvicër, ku Federata Shqiptare e Futbollit ka edhe informatorët e saj. Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Janë fëmijët e Diasporës shqiptare, që janë rikthyer të krijojnë kombëtaren shqiptare të futbollit.

Me prindërit janë larguar nga kaosi që mbizotëronte në vendet e tyre, për t’u rritur më pas si futbollistë profesionistë. Mes tyre ka edhe lojtarë me origjinë nga Maqedonia dhe Kosova, si kapiteni Lorik Cana, (FC Nantes), i cili, si fëmijë është rritur në Zvicër.Taulant Xhaka, FC Basel, është lindur në republikën alpike, që përkundër vëllait të tij, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë.

Në kuadër të Grupit A të “Euro 2016”, Shqipëria, krahas Francës dhe Rumanisë, do të ketë edhe duelin vëllazëror me Zvicrën. Frederik Veseli, prurja më e re nga shqiptarët e Zvicrës “Shumë lojtarë titullarë janë shkolluar jashtë, – tregon Roland Gercaliu, – megjithatë akademia në vend zhvillohet çdo ditë e më tepër.” Tiranasi mori thirrjen nga FFSH-ja për përfaqësimin e Shqipërisë në moshën 17-vjeçare, por e refuzoi për Austrinë. Mes të tjerash ai luajti edhe në Salzburg, Austria dhe Ingolstadt.

Ngjashëm si Austria, edhe Shqipëria është ngritur mjaft me përfaqësuesen e saj. Për këtë, Gercaliu mendon: “Shqipëria ka shumë legjionarë, por jo të gjithë luajnë rregullisht, ndryshe nga austriakët, që janë vazhdimisht titullarë në formacionet e klubeve të tyre.”

Kombëtarja kuqezi ka bashkuar të gjithë shqiptarët, kudo ata jetojnë dhe luajnë futboll Prapëseprapë, Shqipëria fitoi në Portugali, nxori barazim në Danimarkë, duke u renditur e 22-ta në ranglistën e FIFA, në gusht 2016. Tani ndodhet në vendin e 35-të. Trajneri Gianni de Biassi, prej vitit 2011 është udhëheqës i kombëtares shqiptare të futbollit, duke u dekuruar me çmimin më të madh shqiptar, “Nderi i Kombit”.

“Ai është një hero kombëtar, duke krijuar një kombëtare të suksesshme dhe kompakte. Nuk është më e lehtë të fitohet ndaj Shqipërisë, kundërshtarët kanë fituar respekt,” – mendon Gercaliu. Trajneri e kishte të lehtë krijimin e mbrojtjes solide, pasi ka eksperiencë nga klube si Modena, Brescia, Torino, Levante dhe Udinese. Shqipëria mundi edhe Francën në “Elbasan Arena”, 1-0, ku trajneri i “Équipe Tricolore”, Didier Deschamps, u detyrua të thotë: “Me Shqipërinë nuk kemi eksperiencë të mirë.” Shkruan “Die Presse”/Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje