Agjenti i Elseid Hysaj: E kërkojnë Atl. Madrid e Leverkusen

25 Mars 2016, 17:34Sport TEMA

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giufreddi konfirmon zërat që kanë dalë së fundmi në media, se për mbrojtësin shqiptar interesohen disa klube të mëdha europiane. Paraqitjet e shkëlqyera të 22-vjecarit nga Shkodra me fanellën e Napolit në këtë sezon, nuk kanë mbetur pa rënë në sy, me Atleticon e Madridit e Bayer Leverkusen që i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës për të marrë shërbimet e Hysajt. Gjithsesi është e vështirë të mendosh që ish lojtari i Empolit mund të largohet nga skuadra e kaltër pas vetëm një sezoni, kjo për vetë faktin se drejtuesit e Napolit dhe trajneri Sarri besojnë shumë te aftësitë e talentit shqipëtar.

Në një intervistë për “Radio Crc”, agjenti i lojtari Mario Giuffredi, theksoi se është e vërtetë që ai ka marrë dy oferta nga dy klube jashtë Italisë për Hysajn, por nga ana tjetër shtoi se është gjithashtu në kontakte me Napolin për rinovimin e kontratës së futbollistit. Hysaj u transferua nga Empoli te klubi jugor në verën e vitit të kaluar për shumën e 5 milionë Euro-ve, ndërkohë që tashmë kartoni i tij vlen rreht 20 milionë Euro, shifër të cilën drejtuesit e Atleticos së Madridit janë të gatshëm të paguajnë për të bërë tyrin një lojtar si 22-vjecari nga Shkodra.

1 komente në “Agjenti i Elseid Hysaj: E kërkojnë Atl. Madrid e Leverkusen”

  1. Loni says:

    Hysaj kujdes, nuk e di sa para mer te Napoli por mjafton nje levizje e gabuar e del jashte çdo gjeje, kujdes se luan ne nje squader te madhe dhe me nje president te madh, mos hith ne kosh te plehrave besimin qe te ka dhene trajneri yt Sari, parate vijne me pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje