PROFILI/ Johan Krojf, nga cigaret, tek sfida që i bënte diktatorit Franko: Jeta e një legjende

24 Mars 2016, 18:21Sport TEMA

Johannes Hendrikus Cruyff (Johan Krojf) ka lindur dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 25 prill 1947, në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam.

Ai ndërroi jetë sot në moshën 68-vjeçare.

Holandezi, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, humbi betejën me kancerin.

Legjenda e futbollit, shkëlqeu me Ajaksin dhe Barcelonën, me të cilët fitoi 9 kampionate. Ai ishte tre herë fitues i Topit të Artë. Është konsideruar edhe një menaxher i shkëlqyer, duke fituar 9 kampionate në drejtimin e stolit të Barcelonës.

Që i vogël u mësua të dëgjojë fjalët “Ajaks” dhe futboll, pasi e ëma e tij, e cila punonte në lavanterinë e ekipit të Ajaksit të Amsterdamit, sillte të lante në shtëpi bluzat e futbollistëve. Do të mbetej pa babain e tij, i cili vdes nga një goditje në zemër, kur Johani sapo kishte mbushur 12 vjeç. Një vit më vonë e ëma do të terrorizohej, kur ai la shkollën dhe iu përkushtua tërësisht futbollit. Ishte trajneri legjendë Rinus Mishels ai që do ta shtynte Krojfin e talentuar në “skenë”. Por për një nga lojtarët më të mëdhenj të kohërave, “holandezin fluturues” Krojf, do të ishte relativisht një karrierë e shkurtër futbollistike. Një ditë, i vogli Johan do të merrte një nga dhuratat më të bukura: një top futbolli nga ekipi i Ajaksit, ç’është e vërteta pak i përdorur, por sidoqoftë një top i vërtetë futbolli. Në një kohë tepër të shkurtër Johan dhe topi i futbollit u bënë të pandarë.

Pa mbushur 22 vjeç, Krojf do të udhëhiqte ekipin e Ajaksit në premierën e finales së Kupës së Kampioneve, por Ajaksi ende nuk kishte arritur pjekurinë e duhur për këtë titull. Milani i Shnelingerit, me Riverën dhe Pratin, fituan thellë, 4-1. Ky nuk ishte vetëm preludi i ofensivës së madhe holandeze në fillim të viteve ’70. Pasi Fejnord i Van Hanigenit dhe Kindvallit, mori kupën në ’70, Ajaksi i dha një përgjigje të merituar rivalëve të tyre të qytetit-port, në ndeshjen e radhës. Në 1971, të kryesuar nga trajneri i hekurt, Rinus Mishels, dhe në terren nga Johan Krojf, Ajaks fitoi finalen e parë përballë Panathinaikosit. Në verën e vitit 1971 ndodhën dy gjëra të rëndësishme: Rinus Mishels do të merrte kombëtaren holandeze me një mision evident për të arritur në finalet e Kupës së Botës, ndërsa vendin e tij e zuri një trajner anonim nga Rumania, i quajtur Stefan Kovaç. Ky i fundit e kuptoi shpejt se nuk kishte se çfarë t’i mësonte Krojfit, Neskensit, Hanit, Krolit dhe Krajzerit, kështu që insistoi në aspektet edukative, duke i dhënë lojtarëve më shumë liri të shprehjes dhe mendimit, në terren dhe jashtë tij, gjë e cila nuk ishte “ndjekur” nga i paraardhësi i tij, Mishels. Kovaçi i dha besim edhe disa talenteve të tjerë të talentuar, të cilët e dinte që nuk do ta zhgënjenin: Rep, Geri dhe Muhren. Krojf udhëhoqi ekipin edhe përgjatë fitimit “të dyfishtë” të Kupës së Kampionëve. Sidoqoftë, me një vlerë simbolike, të dy finalet u fituan ndaj ekipeve të Interit dhe Juventusit. Ndërkohë Krojf u martua me të bijën e presidentit të Ajaksit, Van Praag. Midis viteve 1971 dhe 1973 ai fitoi Kupën e Europës me Ajaksin e Amsterdamit tri herë rresht.

Më 1973, Krojf dhe miku i tij më i ngushtë Neskens, “bien pre e insistimeve” të herë pas hershme të Barcelonës, të cilët xhelozë për famën që kishte marrë Ajaksi, i kishin blerë pa dijeninë e tyre. Barcelona, së bashku me ta, merr titullin e parë të ligës po atë sezon futbollistik. Holandezët vendosen “krah për krah” dhe e hedhin tutje këtë problem të krijuar nga mungesa e dy shtyllave kryesore të ekipit. Më 1974 do të ishte viti i “Weltmeisterschaft”-it, në të cilin Ajaksi do të thyej në luftën për titullin europian nga Bajerni i Mynihut. Ndërkohë, Johan sillej pranë ekipeve spanjolle dhe në kombëtare si një njeri që beson në të gjitha ato që flet, ndonëse mjedisi rrethues për të ishte shqetësues.

I lejonte vetes të sfidonte diktatorin Franko (tifozin e Realit), duke pagëzuar fëmijën e tij dhe madje duke i vënë një emër bask, Jordi, një procedurë e ndaluar në atë periudhë nga udhëheqja e atëhershme e Spanjës. Po ashtu, në kombëtare, ia lejonte vetes të pinte cigare në dhomën e zhveshjes, gjë e cila e nervozonte së tepërmi portierin Van Beveren. Ky i fundit, megjithëse ishte portieri më i mirë holandez, largohet nga kombëtarja vetëm nga presionet e Johanit, ndërsa në vendin e tij u shfaq Jongbloed.

Të gjitha këto nuk e ndaluan Holandën të sfidonte ekipin më të mirë në botë, duke e ulur në gjunjë dhe i shuar shpresat për fitimin sërish të titullit botëror, kampionëve në fuqi të Brazilit. Johan në rikthimin e tij pranë portokallinjve, u bë “drejtori i orkestrës”, i cili kishte arritur performancën për të shënuar që në minutën e parë të finales së Botërorit të Gjermanisë. Pas 12 pasimet konsekutive, pa arritur që ekipi kundërshtar, Gjermania, të kapte topin, tulipanët me anë të holandezit të tyre “fluturues” Johan Krojf kishte shënuar.

Atëherë, Berti Vogts, i thirrur ndryshe “qeni roje” i Evropës, mundi të shikonte vetëm numrin 14, i cili qëndronte pas shpinës së Johanit, dhe që në dëshpërim të plotë, shkaktoi një penallti. Por pas vendosjes së plotë në fushë, ekipi i Holandës ndahet në dysh: pragmatikët Gen Rensenbrink dhe Haan, të cilët donin të gjenin vetëm rezultatin në portën e gjermanëve, dhe romantikët në krye me Krojf dhe Van Hanegen vendosin të intensifikojnë sulmin, për t’i çuar gjermanët drejt ç’orientimit brenda në shtëpinë e tyre. Lëvizja e fundit në terren, prezantoi ekipin fitues, duke bërë që gjermanët të përfitojnë nga rasti dhe ta kapin Holandën të tërhequr në mbrojtje, duke goditur dy herë pamëshirshëm dhe njëkohësisht duke mbajtur kupën në Gjermani. Kjo ka qenë pika kulminante e karrierës së Krojfit si lojtar futbolli.

Vitet e kaluara pranë Barcelonës, nuk i sollën tituj europianë, ndërsa botërorin e Argjentinës e bojkoton në shenjë proteste ndaj vendit organizator që drejtohej nga një juntë ushtarake. Por disa syresh theksuan se ai nuk dëshironte të largohej nga familja e tij për shumë kohë. Krojfi paraqet “dorëheqjen” e tij si futbollist më 1978, por u shfaq në maj 1979 në Ligën Profesionale të Amerikës. Ai luajti edhe dy sezone të tjera për Amerikën përpara se të kthehej sërish në Amsterdam më 1981. Sakaq karrierën si lojtar e përfundon në 1983, ish-rivalen më të madhe të kohës, Fejnord, “ekipi bazë” i Bekenbauerit, ku ai do të provonte për herë të fundit shijen e fitores.

Johan Krojf fillon një karrierë tjetër, atë të trajnerit teknik të ekipit, pozicion i marrë në sezonin 1985-1986. Ai do të fitonte finalen e Kupës së Kupave me Ajaksin, e para në serinë e trofeve si trajner. Më 1987 Ajaks nën udhëheqjen e Johan Krojfit fiton Kupën e Kampioneve dhe nxjerr në skenë një sërë lojtarësh të rinj, si Denis Bergkamp, Aron Uinter, Brian Roj dhe vëllezërit Uitçge, Rob dhe Rishard. Jo fitimi i këtij titulli ishte interesant, por fakti që Ajaksi pas shumë vitesh do të ishte një ekip i vlefshëm dhe krejt i ri. Megjithëse Ajaksi humbi një vit më vonë finalen përballë belgëve të Meshelenit, kjo nuk pengoi Barcelonën ta risjellin pranë ekipit Johanin, kësaj rradhe në vendin trajnerit.

Pas mëse tetë vitesh marrëdhëniet Krojf-Barcelona u rikrijuan sërish për herë të dytë më 1996, në rolin e trajnerit dhe të drejtorit teknik. Ai rikonstruktoi skuadrën dhe solli mëse një dyzinë me futbollistë të rinj, ndër të cilëve edhe gjermanin Shuster. Nën përkujdesjen e Krojfit spanjollët fituan Kupën e Kupave, Kupën e Kampioneve dhe kupën e Spanjës për disa sezone, midis 1991 dhe 1994, kur në Spanjë, Barçës iu vu edhe epiteti “Ekipi i Ëndrrave”. Finalja e humbur si trajner, përballë ekipit të Milanit, u shoqërua me probleme mjekësore, çka e larguan Johanin nga stadiumet. Krojf, kishte lënë cigaren pas një operacioni “by-pass” të kryer në zemër më 1991 dhe rifillimit të problemeve të zemrës më 1997, vit në të cilin u largua nga futbolli përgjithmonë.

Në vitet që do të vinë Johan Krojf themelon fondacionin e tij, i cili siguron të ardhura për personat e paaftë sportistë dhe financon ato institucione mjekësore që zhvillojnë programe mjekësore. Po ashtu themelon Universitetin Ndërkombëtar “Johann Cruyff” më 1998, me objektiv dhënien e asistencës sportistëve, të cilët kanë qenë “të detyruar të japin dorëheqjen” nga sporti.

Epilog

Ka pasur shumë figura të shkëlqyera të futbollit ndër vite, por asnjë nuk ka qenë aq i rëndësishëm sa Johan Krojf. Si një lojtar me Ajax, Barcelonën dhe Holandën, ai e vuri veten e tij në panteon, së bashku me të mëdhenj të tillë si Pele, Diego Maradona, Ferenc Puskas, Lionel Messi dhe Zinedine Zidane. Si trajner tek Ajaks dhe Barcelona, ​​ai ndërtoi anët emocionuese, ushqeu një numër të shquar lojtarësh gjenial dhe ndikoi shumë në ekipet më të rëndësishme në botë. Spanja dhe Barcelona gjithëpushtuese e Xavi dhe Andres Iniesta, shkëlqimi i Bayern Mynih dhe Gjermanisë së sotme, Milani i viteve 1980 dhe shumë kampionë të tjerë të paharrueshëm do të kishin qenë të pamendueshëm pa Johan Krojf. Radikale dhe revolucionare, parimet e Johan Cruyff janë bërë standarde gjatë gjithë lojës moderne të futbollit.

Projekti i tij për zhvillimin e lojtarëve të rinj është kopjuar në të gjithë botën. Pas një periudhe 20-vjeçare, karriera e Johan Krojf përfundoi në vitin 1984. Ai nuk drejtoi ndonjë ekip të madh që nga viti 1996, kur e evidentoi veten si një guru, filantrop, komentator dhe fuqi prapa skenave.

Vitin e kaluar, në moshën 68-vjeçare, ai u diagnostikua me kancer të mushkërive dhe u tërhoq nga publiku për të luftuar me sëmundjen. Betejën e tij të fundit. Por ai nuk e fitoi këtë betejë, por ka fituar atë të përjetësisë.

Me largimin e Cruyff, futbolli humbet njërin nga yjet e vet më të ndritshëm, futbolli holandez “mbretin” e vet, Barcelona ideuesin e “tika-taka”.

5 komente në “PROFILI/ Johan Krojf, nga cigaret, tek sfida që i bënte diktatorit Franko: Jeta e një legjende”

  1. ledi says:

    Johan Kruif do te mbetet ne memorien boterore si krijuesi I futbollit atletik modern .Ai Ishte kaprolli flashuturues I fushave te gjelbra .

  2. Totila says:

    Ja si do ta perifrazonte CRUIFIN , Skifter Kellici .mbas perkthimit qe do tu bente korifejve Enrico Amerri dhe Sandro Cioti ,ne fundin e qershorit te 1974 ne nje shenim redaksional te Rubrikes se famshme Sportive te atyre koherave .
    – Cruif, sipas specialiste lot futbollin e viteve 2000 ku kemba e tij shkel cdo pellembe te fushes !
    Parashikim gjenial .
    Cruifi ishte i pari PIONER dhe GJENIAL qe na solli futbollin total me nje AJAX te jashtezakonshem ,per mua ,qe ,merita nuk i takonte Rinus Mishelsit por GJENIUT STEFAN KOVAC ,i cili ne stadium dhe ne stervitje ne Amsterdam shkonte me biciklete kurse Cruif ,Neskeense , Krol ,Resenbrink ,Keizer me shoke shkonin me makinat me te mira te kohes .
    Cruifi i dha fund Futbollit KLASIK ,me perfaqesues ate Latin e posacerisht Brazilian ,ku ekipi Brazilian , vinte ne kete Boteror pa skemat e se ardhmes ,por perdorte tekniken individuale te lojtareve te vet ,por Rivelinjo ,Alberto Jairzinho , Tostao , Brito ,Joel me shoke ishin larg shume larg korifejve te tille si Vellezerit Santos , Gerson ,Garinca ,Vidi ,Vava ,kurse Pele plotesonte kete kuader edhe pse Atij Peles i ishin dhene atribute qe NUK i MERITONTE .
    Ju prefte shpirti ne Paqe dhe i ngushelloj sinqerisht Tifozet e Ajaxit dhe te Hollandes magjike te dikurshme !

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Respekt dhe perulj per Krujfin e madh, krenari per brezin tone, qe e pame ne fushe.
    Por nje mireseardhje ne rubriken e sportit, talentit te komenteve sportive, TOTILES.
    Mire se erdhe. Totila.

  4. Totila says:

    “Horri i Bulevardit ” !
    Te pershendes gjithashtu dhe te ndjek TY ne blogje te tjera ,por se fundmi TEMA e ka ndryshuar formatin dhe te infiltrohesh per te komentuar eshte e veshtire .
    Cruifi ,ngelet ” GURI i THEMELIT ” ,QOSHELLIU sic thonin te paret tane .
    Ai ,pavarsisht se nuk ishja tifoz i tij ishte shpikesi i futbollit Modern te ashtuquajtur TOTAL .

  5. Myfit Hodo says:

    Ajax =Krujf. ju kujtohet ndeshja Tirona!(17Nentori) Ajax ne Tiirane ? ne 1970 krujf nuk ishte ne ndeshjen e tiranes 2me 2 por Ajaxi qe doli kampjon europe per here te pare ate vit ishte komplet edhe Beri Hulshov(i vetmi me mjeker) . tirona ishte Ajaxi i shqiperise ndersa Lym alla revulicjoni i futbollit Shqiptar Nderime dhe respekt per keta te medhej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje