Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pritet të ndodhë në Maj të këtij viti. Kjo do t’ia mundësoj të gjithë futbollistëve shqiptarë që luajnë nëpër kombëtare tjera ti bashkohen Kosovës. Qysh tash përfaqësueset ku ka shqiptarë nga Kosova kanë filluar të shqetsohen për largimin e mundshëm të futbollistëve. Njëra ndër kombëtaret me më së shumti shqiptar është Zvicra.
Mediat nga ky vend kanë shfrytëzuar grumbullimin e tyre për dy miqësoret e ardhshme të helvetikëve për të marrë opinionin e shqiptarëve rreth braktisjes së mundshme të kësaj përfaqësueseje.
Valon Behrami është ndër të parët që ka mohuar se do të largohet nga Zvicra drejt Kosovës.
“Për mua është njëmijë përqind e sigurt, sepse jam 30 vjeçar. Gjithashtu luaj me kënaqësi me Zvicrën. Por edhe të tjerët nuk do ndryshojnë përfaqësuesen. Ata janë lindur në Zvicër dhe qëllimi i tyre ka qenë të përfaqësojnë këtë kombëtare” theksoi Behrami në një intervistë për mediumin zviceran 20min.ch.
Sidoqoftë 30 vjeçari ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar Kosovën në procesin për të ndërtuar një skuadër me baza të forta, qoftë duke përkrahur atë edhe financiarisht.
Ky asnjeher sme ka pelqyer , asnjeher nuk e ka dashur kombin e vet , asnjeher ska folur mire ose me nostalgji, Ne cdo interviste qe ben do te vej ne dukje qe vdessss per zvicren dhe eshte zviceran.
Kete jevgun asnjehere se kam pelqyer.