Lukaku për 77 mln Euro te Real Madridi?

22 Mars 2016, 15:45Sport TEMA

Jo vetëm Robert Lewandowski për sulmin e Realit të Madridit. Los Blancos nuk po ndjekin më vëmendje vetëm bomberin polak të Bayernit, pasi sipas asaj që raportojnë mediat, drejtuesit e Realit pëlqejnë së tepërmi edhe shtalartin e Evertonit Romelu Lukaku.

Për të transferuar në Santiago Bernabeu sulmuesin belg klubi merengues është gati të derdhë në arkat e skuadrës angleze plot 60 milionë Paund, rreth 76,7 milionë Euro. Lukaku momentalisht ndihet mirë në Goodisoon Park, megjithatë ish lojtari i Chelsea-it dëshiron që në të ardhmen të luajë në një kompeticion si Uefa Champions League, dicka shumë e vështirë për tu realizuar nëse do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Evertonit. Drejtuesit e Realit, kanë nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit i cili është italiani Mino Raiola, për të përshpejtuar kalimin e Lukakut në Madrid.

Kartoni i  22-vjecarit të lindur në Antwerp i kushtoi Evertonit 35 milionë Euro disa vite më parë. Në këtë sezon Lukaku ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës 25 herë në 37 ndeshje me klubin nga Liverpooli dhe pritet të jetë ai qëndërsulmuesi i kombëtares belge në Euro 2016. Gjithsesi për të bërë të mundur transferimin e Lukakut te Los Blancos, presidenti i Realit, Florentino Perez po mendon të nxjerrë në shitje sulmuesin francez Karim Benzema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje