Atletico Madrid përgatit ofertën për Hysajn

20 Mars 2016, 11:26Sport TEMA

Elseid Hysaj në radarin e Atletico Madrid. Diego Simeone kërkon mbrojtësin shqiptar te skuadra e tij për të forcuar repartin e mbrojtjes në sezonin e ardhshëm, duke dhënë sinjale në drejtim të Napolit. Vetëm një sezon pas transferimit të shkodranit te Napoli, niveli i lartë i shfaqur me të kaltërit nuk ka kaluar pa rënë në sy dhe janë pikërisht spanjollët që kërkojnë ta shkëpusin mbrojtësin kuqezi nga Napoli.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, Atletico Madrid po përgatit një ofertë për t’ia prezantuar presidentit De Laurentiis, i cili do të thotë fjalën e fundit. Në Napoli do të marrin gjithë kohën e duhur për të vlerësuar ofertën e “Los Colchoneros” pasi drejtuesit e skuadrës nuk dëshirojnë të trazojnë ambjentin në kulmin e sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri vazhdon të mbetet në luftën për titullin kampion dhe një vendim përpara fundit të sezonit mund të krijojë probleme në grup pasi Hysaj është titullari i krahut të djathtë të mbrojtjes ku gjatë këtij sezoni ka ulur në stol një emër të spikatur si Christian Maggio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje