Trajneri portugez, Jose Mourinho, pranon se “Messi e ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me tre trajnerë të ndryshëm, ndaj mendoj se është më e lehtë për ta fituar këtë trofe me të se kundër tij”.
“Special One” është dorëzuar, kësisoji, para provave, që flasin më shumë se asgjë tjetër, edhe retorika e tij agresive kundër yllit argjentinas dhe skuadrës katalanase, kur drejtonte Real Madridin në La Liga.
Pavarësisht se disa herë përdori sarkazmën për të diskredituar sulmuesin e Barcelonës, Leo Messi, të cilin e akuzonte se bënte teatër gjatë kohës së tij në “Bernabeu”, pavarësisht se kurrë nuk u lodh së shpalluri patriotin, Cristiano Ronaldo, se ishte shumë më i mirë se argjentinasi, në fund të fundit nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç se të pranonte realitetin. Madje, ta pranojnë atë publikisht. Në një intervistë me “BT Sport”, Mourinho tha për herë të parë se “në futboll ka lojtarë individualë. Për shembull, Messi ka fituar Ligën e Kampionëve me tre trajnerë të ndryshëm. Unë mendoj se është më e lehtë për ta fituar këtë trofe me të në skuadër se sa kundër tij.
Unë jam trajner dhe e di se ndonjëherë njerëzit mendojnë që individët janë më të rëndësishëm se ekipi.
Personalisht besoj ende se kolektivi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, edhe pse është e qartë se ka lojtarë që mund të bëjnë ndryshimin.”
Trajneri portugez nuk e konfirmoi lëvizjen e tij tek Manchester United, por thjesht deklaroi:
“Kam qenë me fat për zgjedhjen e mirë që bëra, duke e lënë Chelsea dhjetorin e kaluar. E prita shkarkimin me qetësi. E vërteta është se duaa të punoj në zanatin tim. Në mes të korrikut, para nisjes së sezonit të ri, duan të jem atje, në krye të një ekipi.”
s’kishte ma ku me levrit .
ka kene i detyrum me e pranu .