Të gjithë në ndjekje të Paul Pogba

17 Mars 2016, 16:08Sport TEMA

Të gjithë në ndjekje të Paul Pogba. Mesfushori i skuadrës së Juventusit, falë talentit të tij prej kohësh është vënë në qëndër të vëmëndjes nga shumë klube europiane. Konkretisht Man.United, Paris Saint Germain, Barcelona, Man.City dhe Reali i Madridit, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë shuma marramëndëse për të pasur në dispozicion shërbimet e 23-vjecarit. Në disa raste drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë shprehur se francezi nuk do të largohet pavarësisht ofertave që do të shkojnë në drejtim të tij, por duket se pas eliminit nga Championos League, kësaj here lamtumira është e pashmangshme, pasi Pogba nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të arritur shumë në karrierën e tij futbollistike.

Nisur nga kjo drejtuesit e Juventusit do ti duhet t’ofrojnë  lojtarit  garanci jo vetëm në aspektin financiar por edhe  mbi projektet e së ardhmes që kanë bardhezinjtë. Man.City, Barcelona dhe PSG, janë klubet që kanë insistuar më shumë për lojtarin, por një fakt  tjetër interesant që mund të ndikojë në të ardhmen e Pogba është dhe sponsori i tij Adidas. Me markën e njohur të veshjeve sportive ka një marrëveshje  dhe skuadra e Realit të Madridit, e cila falë kësaj mund të favorizohet për të  transferuar Pogba në “Santiago Bernabeu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje