Franca, Kombëtarja e “tradhtarve” zhgënjen Deschamps

16 Mars 2016, 15:54Sport TEMA

Franca është një prej kombëtareve më të forta të planeitit. Kombëtarja e “Gjelave” ka arritur të krijojë një tjetër imazh që prej suksesit në Botërorin e vitit 1998, duke arritur të qëndrojë në nivele të larta edhe pse ulje-ngritjet dhe krizat e brendshme e kanë dëmtuar disi. Një skuadër që përfaqëson një shtet, por jo domosdoshmërisht një komb pasi themelet e kësaj kombëtareje prej vitesh janë ndërtuar mbi punën e bërë për të afruar sa më shumë lojtarë të talentuar me kombësi të ndryshme.

Zinedine Zidane është vetëm maja e ajsbergut sepse dhjetra të tjera janë dhënë kontributin për ta ngritur sa më lart emrin e “Bluve”. Gjithsesi, kjo kombëtare mund të ishte edhe më e fortë e konkurruese nëse gjatë rrugës nuk do të kishte humbur pjesë të çmuara. Bëhet fjalë për lojtarët që ndryshe nga shumë të tjera, kanë refuzuar ofertat e Federatës Franceze pasi mbeten të lidhur me vendet e tyre të origjinës. Ata kanë lindur në Francë, por zemra e tyre rreh për vendet nga kanë prejardhjen.

Nëse i grumbullon të gjithë, ata mund të ndërtojnë një skuadër që mund të vendosë në vështirësi çdo kundërshtar sepse brenda këtij grupi ka cilësi, fuqi, talent dhe pasion. Ata janë brezi i dytë ose i tretë i gjeneratave me origjinë afrikane që shpesh herë madje kanë krijuar edhe debate politike. I fundit në radhën e tyre që pati kurajon për t’i thënë “jo” trajnerit Deschamps ishte sulmuesi i Lille, Boufal, im cili zgjodhi Marokun, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Benzia zgjodhi Algjerinë.

E përditshmja “L’Equipe” ka ndërtuar formacionin e 11 “bluve” të mbetur në tentativë ku bie në sy qëndërmbrojtësi i Lyon, Umtiti që zgjodhi Kamerunin, apo mesfushori i talentuar Tolisso, i cili preferoi ofertën e Togos. Në radhët e të ashtuquajturve “tradhtarë” qëndron edhe portieri Lopes që preferon të qëndrojë në pritje të një ftese nga Portugalia, ndërsa Kulibaly i Napolit i ka thënë “po” Senegalit.

Një emër shumë i lakuar është edhe Mehdi Benatia që rreshtihet në radhët e Marokut, ndërsa algjeriani Mandi i Reims është një tjetër emër që nuk ka preferuar Francën. Në mesfushë bie në sy ganezi Andre Ayew, ndërsa sulmuesi Mahrez mbetet keqardhja më e madhe e Deschamps, i cili nuk do ta ketë në dispozicion të Francës për Euro 2016 pasi lojtari i talentuar ka zgjedhur Algjerinë.

Dy emra të tjerë që do të joshnin çdo kombëtare janë edhe algjeriani i Portos, Brahimi dhe Aubameyang i Borussia Dortmund. Një listë e gjatë që pasurohet edhe me emrat e stolit, por ndoshta është vonë që Deschamps të mendojë për ata që nuk janë sepse shumë të tjerë kanë vendosur të këndojnë “Marsejezën” dhe ky është grupi ku tyrajneri i “gjelave” duhet të këtkojë formulën e suksesit./ SS

1 komente në “Franca, Kombëtarja e “tradhtarve” zhgënjen Deschamps”

  1. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    BRAVO U QOFTE JO SI ATA SUNIT QE NUK DUAN FLAMURIN SHQIPTAR….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje