Juventusi, me mungesa të rëndësishme ndaj Bajern

15 Mars 2016, 15:59Sport TEMA

Paulo Dybala dhe Claudio Marchisio do të mungojnë në ndeshjen e kthimit e 1/16 të Champions League ndaj Bayern Munich pasi kanë pësuar dëmtim gjatë stërvitjes.

Juve u rikthye pas 2-0 të Bayern gjatë ndeshje së parë duke i marrë bavarezëve një barazim në shkurt, por me sa duket ‘Zonja e Vjetër’ do të udhëtojë të martën drejt Allianz Arena pa disa lojtarë kyç.

Marchisio nuk arriti të mbyllë stërvitjen e fundit pasi pësoi një dëmtim një pulpë, ndërsa Dybala ka pësuar një problem në këmbë dhe të dy do ti bashkohen qendërmbrojtësit Giorgio Chiellini si spektatorë, teksa djemtë e Massimiliano Allegri shkojnë në kërkim të një fitoreje thuajse të pamundur.

Chiellini po vuan një dëmtim në pulpë gjatë javëve të fundit dhe i shuajti të gjitha mundësitë për të luajtur ndaj Bayern Munich pasi u stërvit vetëm të hënën, ndërsa Mandzukic u dëmtua gjatë fitores 1-0 ndaj Sassuolo të premten.

Kroati është në dyshim serioz për takimin e mesjavës, megjithatë ai është grumbulluar, pasi paraditen e sotme u stërvit me ekipin.

Juventus aktualisht kryeson kampionatin italian me një diferencë prej tre pikësh nga Napoli i vendit të dytë. ‘Zonja e Vjetër’ gjithashtu ka siguruar një vend në finalen e 21 majit të ‘Coppa Italia’ ku do të përballet me ekipin e Milan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje