Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi duhet të ndihet me fat që ka në skuadër dy mbrojtës si Elseid Hysaj dhe Arlind Ajeti, dy futbollistë që po vazhdojnë të bindin me paraqitjet e tyre në Serinë A italiane dhe që me siguri do të jenë vlera e shtuar e përfaqësueses kuqezi në Euro 2016. Në një kampionat si ai italian ku fazës mbrojtse i kushtohet një rëndësi e vecantë, Hysaj dhe Ajeti po shkëlqejnë dhe meritojnë të gjitha vlerësimet e mundshme. Ashtu si në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni, 22-vjecari nga Shkodra ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren që Napoli arriti me shifrat 0-1 përballë Palermos në transfertën siciliane.
Faqja e specializuar Tuttomercatoëeb, në përfundim të takimit që u zhvillua në Renzo Barbera e vlerësoi me notën 6,5 paraqitjen e Elseid Hysajt, vetëm Gonzalo Higuain autori i golit që i dha tre pikët Napolit dhe Jorginho morën një notë më të lartë se mbrojtësi shqiptar. Në pragrafin dedikuar Hysajt, Tuttomercatoweb shkruan: Shkëputet përpara rrallë, por prova e tij në mbrojtje është e cmuar. Në pjesën e dytë i vendosur mirë në fushë në disa raste si lojtar i fundit shpëton skuadrën nga shumë situata të rrezikshme. Me këto fjalë Tuttomercatoweb mbyll shkrimin e saj në lidhje me 22-vjecarin nga Shkodra. Falë paraqitjeve të tij me fanellën e Napolit në këtë sezon cmimi i Hysajt në merkato tashmë thuajse është 4 fishuar. Përsa i përket Arlind Ajetit edhe pse Frosinone u mund 2-1 nga Carpi në një duel të drejtëpërdrejtë për mbijetesën, mbrojtësi shqiptar ishte gjithashtu një nga më të mirët në fushë në rradhët e të tijëve. Tuttomercatoweb e vlerëson paraqitjen e ish lojtarit të Baselit me notën 6-të, duke nënvizuar se Ajeti kontrolloi lehtësisht sulmuesin kryesor të Carpit, Mancosu dhe nuk vuajti për asnjë cast./ SS