De Biazi i mbylli dyert, një tjetër shqiptar në kombëtaren e Zvicrës

12 Mars 2016, 12:11Sport TEMA

Mediat zvicerane bëjnë me dije se dy lojtarët e Grasshoppers, Philippe Senderos dhe Shani Tarashaj, mund të hipin në momentin e fundit në “trenin” e fazës finale të Kampionatit europian, që do të mbahet në Francë nga data 10 qershor deri më 10 korrik. Në këtë garë kontinentale për kombëtaret do të marrë pjesë për herë të parë edhe Shqipëria, e cila ka rënë në një grup me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Në radhët e kësaj të fundit luajnë disa shqiptarë, madje janë “pjesa e luanit” e “Nati”.

Por, sipas të gjitha gjasave, një tjetër futbollist shqiptar do të jetë në “llogoren” kundër kuqezinjve në fazën finale të “Euro 2016”, pikërisht Shani Tarashaj. Futbollisti shqiptar, Shani Tarashaj, tashmë në pronësi të Evertonit Sipas “Blick”, dy lojtarët e sipërcituar do të jenë në një skuadër të përkohëshme, pjesë e testit (miqësoreve) kundër Irlandës (25 mars, Dublin) dhe Bosnje Hercegovinës (29 mars, Cyrih). Senderos ka luajtur 55-herë me kombëtaren helvete, por nuk ishte pjesë e saj që nga 9 tetori 2014.

Në atë kohë, 31-vjeçari erdhi në ndeshjen kualifikuese kundër Sllovenisë. Për Tarashajn do të jetë hera e parë që bëhet pjesë e kombëtares së madhe zvicerane, ndonjëherë. Ai ka luajtur me të gjitha kombëtaren e moshave të shtetit helvet. Me një të rënë të lapsit, De Biazi i mbylli dyert edhe Besart Berishës, a thua Shqipëria ka talente me shumicë… Shani tarashaj ka shkëlqyer në kampionatin zviceran dhe tashmë ka firmosur kontratë me klubin anglez të Evertonit. Megjithatë, trajneri kuqezi, De Biazi, ia ka mbyllur dyert e kombëtares së Shqipërisë këtij futbollisti me mjaft vlera: “Përsa i përket çështjes “Tarashaj”, unë kam folur me të.

Ai më tha se nuk do të mendojë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua. Kështu që mund të them se dyert e kombëtares për atë lojtar janë të mbyllura, sa të jem unë trajner.” Shani Tarashaj, lojtari shqiptar i Grasshopper, i blerë nga Evertoni I menjëhershëm ishte reagimi i Tarashajt, që i tha De Biazit se s’mund të ishte më shqiptar se ai: “Në kohën kur më ka kontaktuar trajneri De Biazi, kam qenë shumë i angazhuar në klub, pasi më është dhënë rasti për të luajtur titullar dhe kam dashur të fokusohem vetëm në klub.

Gjithashtu, kanë qenë disa procedura të ushtrisë, që jam duke kryer, dhe kam qenë jashtëzakonisht i ngarkuar në ato kohë. Nuk është e vërtetë që i kam kthyer përgjigje negative De Biazit. Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë, por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian, De Biazi. Ai nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë, pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndalojë askush fanellën e Shqipërisë, ose të Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuajë një italian. Ai duhet të skuqet për ato fjalë të pavërteta që ka thënë, duhet t’i vijë turp nga vetja.”/Telesport

9 komente në “De Biazi i mbylli dyert, një tjetër shqiptar në kombëtaren e Zvicrës”

  1. albani says:

    Kombetarja nuk eshte stan qe te ti hape dhe mbylle dyert per tekat e tarashajt.

    1. Taulant/Tirane says:

      De Biazi,nuk eshte adoleshent dhe duhet te kete durim me talentet.Talentet nuk jane me shumice.Pefundimi I ndeshjes eshte me I rendesishem.
      Ne,te gjithe, duhet ti bejme presion De Biazit ti marri se atij nuk I behet shume vone.Sot eshte trajneri I yni ,neser nuk eshte.Edhe une po te isha ne vend te Berishes nuk do te vija nga Australia.Jane 6 ndeshje ne vit (minimumi).Nuk behet dot cdo dy muaj 18ore rruge me avion.Plus qe do tre dite te marresh veten mbas kaq oresh(ambientimi me ndryshimin e ores)…Tarashaj eshte 20 vjec ,e ke lojtar per 10 vjet,mund te jete sot I papjekur por piqet pas 2 vjetesh….

      1. raimond vlonjati says:

        Ai Trashaj esht hileqar , dhe DE BIAZI e kuptoi hilene e tij se gjasme ai nuk ishte akoma i pregatitur per te ardh ne Kombetaren tone

        Por ne fakt ai priste nese do e therriste Zvicra apo jo–ndaj edhe De Biazi ja mbylli dern dhe Bravo i qofte
        Ja beri shume mire .
        Ate e thiri Zvicra dhe ai vajti menejehre atje

        Ndaj Bravo De Biazi qe ja dhjeu turinjte atij miut Trashaj apo Tarashaj , si e ka llagapin

  2. Denis says:

    Berisha eshte mese e drejte te lihet jashte kombetares o idiot gazetar. A thua po shkon per te fituar ne France dhe te dhemb talenti i Berishes qe per mua nuk eshte me i mire se cunat qe kemi. Ne Eleminatore Berisha se tundi bythen se ishte larg, tani qe shkojme ne France do te vije per reklame falas. Larg Kombetares keta tipa …

  3. Ben says:

    Ky shkerdhat perdori shqiperin si dashnore te dyt sikur beri debat me De biasin per ta thirr zvicrra hhehe mor pick dhi tarashaj.

  4. Ben says:

    Ky shkerdhat perdori shqiperin si dashnore te dyt sikur beri debat me De biasin per ta thirr zvicrra hhehe mor pick dhi tarashaj.

  5. XhungëlHesapi says:

    Ke të drejtë o Shani, De Biazi nuk mund të bëhet më patriot se ty, sikurse nuk mund të bëhet më legen sesa ty, apo më interesaxhi se ty. Po ta kishe dash kaq shumë Kombëtaren kuqezi, do ta kishe pranu me të ardhë ftesa e parë. Ai që e don atë fanellë ashtu duhet të veprojë.
    Vazhdo rrugën që ke zgjedh me Kombëtaren e Zvicrës, se edhe atij shteti i detyrohesh moralisht për disa të mira që të ka ofruar dhe mos na bajatni me gërr-gërre nëpër media!

  6. Shqipe says:

    more gazetar…..nga kush e ke marre urdherin me goditur De Biazin????? Mund te behesh vegla e tjetrit por pak me shume dinjitet. Deri tani koha i ka dhene te drejte De Biazit dhe ai mund te vazhdoje te na beje krenare bashke me cunat….nese gazetaruce si puna jote nuk do te perdoren si neperka nga njerez te cileve i jane prekur interesat ose kane synim postin e tranjerit te kombetares…. Miku dhe shoku duket ne kohe te veshtire dhe jo kur je je mire….Keshtu eshte dhe puna e ketyre Tarushajve…Berishajve….

  7. Pelasgian says:

    Ishte i zene me pune Shani TurkArabi dhe natyrisht qe perfaqsimin e nje populli te tere (te cilit thote se i perket) mund ta linte menjane.

    O kokerr bastardi,ka lojtare qe bejne c’mos per te pasur sikur edhe nje fije shanc per fanellen e kombtares e nuk llapin si buce jo po sot do shkoj te parukjerja jo po neser do lyej thonjte o mashkullkurve!

    Loz me Zvicren e mos na e tesh ma rakin.

    Bastarde hipokrite pragmatiste si ti dhe Derrisha i Australise meritojne te pshtymen ne surrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje