Shqiptarët e Serie A, të “keqpaguar”

10 Mars 2016, 18:16Sport TEMA

Elseid Hysaj ka arritur të thyejë gjithë paragjykimet pas transferimit të tij nga Empoli te Napoli gjatë muajve të verës.

Mbrojtësi shqiptar është një emër i padiskutueshëm në 11 e Maurizio Sarrit duke i rrëmbyer vendin Cristian Maggios, por ai nuk është mjaftuar me kaq pasi shpesh herë është cilësuar si mbrojtësi i djathtë më i mirë i Serie A.

Gjatë verës ai nënshkroi një kontratë fitimprurëse për xhepat e tij me 600 mijë euro në sezon, por krahasuar me atë të lojtarëve të tjerë të skuadrës së kaltër, Hysaj nuk “luan titullar” në fushën e financave.

Sipas një klasifikimi të publikuar nga e përditshmja “Corriere Dello Sport”, mbrojtësi kuqezi mban vendin e 20 në këtë klasifikim me pak më shumë se gjysmë milionë euro në sezon, që gjithsesi është një shumë disa herë më e madhe se ajo që ai përfitonte te Empoli.

Përpara shqiptarit renditen edhe emra të tillë si Strinic, Gabriel, El Kaddouri apo Rafael, që në formacionin titullar eklipsohen nga lojtari i lindur në Shkodër.

Klasifikimi kryesohet nga bomberi argjentinas i skuadrës së Napolit, Gonzalo Higuain, i cili përfiton pothuajse 10 fishin e pagës së Hysajt, i ndjekur nga Hamsik, Callejon e Reina.

Ndërkohë, në Romë, Etrit Berisha arkëton 100 mijë euro më pak se Hysaj, me saktësisht 500 mijë euro në sezon.

Një shumë e vogël për atë që gardiani shqiptar ka treguar gjatë këtyre tre sezoneve te klubi i presidentit Lottito.

Pas portierit shqiptar në hierarkinë e pagave të Lacios renditen vetëm 4 lojtarë.

Një tjetër shqiptar, ai i Milanos, Rey Manaj mbyll listën e pagave të Interit me 80 mijë euro në sezon, duke u bërë lojtari më pak i paguar në të gjithë grupin e drejtuar nga Mancini, ku Kondogbia mban vendin e parë me 3.5 milionë.

Në krye të listës së lojtarëve më të paguar të Serie A figuron një italian.

Ai është zv/kapiteni i Romës, Daniele De Rossi me 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa Paul Pogba mbyll treshen e parë me 4.5 milionë./ SS

1 komente në “Shqiptarët e Serie A, të “keqpaguar””

  1. fredi napoletani says:

    ky esht nje mbrojts bythe. ter golat nga krahu atij i ha napoli b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje