De Biasi: Kalimi i grupit do të ishte një arritje e jashtëzakonshme

8 Mars 2016, 20:55Sport TEMA
De Biasi: Kalimi i grupit do të ishte një arritje e

I shoqeruar nga nje kor duartrokitjesh nga trajnerët më të mirë në Itali, Gianni De Biasi pranoi në Coverciano çmimin special “Bankina e Artë”. Me kete rast ai ka folur edhe per synimet e tij ne kampionatin Europian 2016.

Një vlerësim për punën e bërë në krye të Kombëtares shqiptare, për kualifikimin historik në Euro 2016 dhe ngritjen e emrit të shkollës italiane në arenën ndërkombëtare.

“Këtë çmim të rëndësishëm i’a dedikoj djemve. Është vërtetë një nder për mua”, ka deklaruar strategu italian pasi mori këtë çmim.

Më tej, De Biasi foli për ambiciet në evenimentin më të rëndësishëm kontinental, ku Shqipëria do të jetë në Grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

“Në Europian luajmë pa presion. Nuk duhet të përmbushim ndonjë pritshmëri specifike dhe gjithçka që do të bëjmë do të jetë një plus”, ka deklaruar De Biasi.

“Gjithsesi, mendoj se do të provojmë shanset tona, ashtu si kemi bërë gjithmonë, edhe pse renditja tregon se jemi më mbrapa rivalëve. Mendoj se kalimi i grupit do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Sa i takon Italisë, mendoj se mund të klasifikohet mes katër të parave në Europian”, ka shtuar ai.

2 komente në “De Biasi: Kalimi i grupit do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”

  1. Lili says:

    Duam me shkue deri tek itali-shqiperi per nder te de biasi-se!

  2. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ti o xha Gani kujton se edhe ne evropian do te krijohen ato situata favorizuese jashte fushe , qe bene te mundur kualifikimin e pamerituar te Shqiperise ne Evropian.
    Duke patur kete shprese ben deklarat bombastike si :
    “Franca mund ta pesoje si Brazili ne boteror”
    “Mund te kalojme grupin”.
    “Skuadrat e medha nuk luajne me ne se kane frike se mos humbasin”
    …etj.
    Paske marre edhe cmimin “Bankina e Arte” ?????
    Mesa duket ne Itali qenkan teper dore-leshuar per te dhene cmime.
    Nese ti quhesh “Bankina e Arte” , atehere nuk e di se cfare cmimi duhet ti japin Lippit qe e nxorri Italine kampione bote ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje