De Biasi nderohet në Itali, merr Çmimin Special nga shoqata e trajnerëve

7 Mars 2016, 15:43Sport TEMA

Jehona e kualifikimit të kuqezinjve në Europian vazhdon ende. Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi është nderuar sot me Itali, De Biasi fiton Çmimin Special nga shoqata e trajnerëve, me president Renzo Ulivierin.

De Biasi ka marrë një çmim special të cilin e kanë fituar më parë vetëm Marcelo Lippi, Giovanni Trapattoni dhe Fabio Capello.

“Pankina e Artë” është një çmim që akordohet për trajnerët në Serinë A, për ata në Serinë B, në Lega Pro dhe një çmim shkon për trajnerin/en në futbollin e femrave.

Gjithashtu, në këtë ceremoni ka edhe vlerësim për trajnerë italianë në veprimtarinë e tyre. Për çmimin e “Pankinës së Artë” në Serinë A ka edhe një vend të dytë, përveç fituesit.

Sipas procedurave, për këto çmime do të votojnë trajnerët italianë që janë pjesë e shoqatës së trajnerëve./Panorama Sport

1 komente në “De Biasi nderohet në Itali, merr Çmimin Special nga shoqata e trajnerëve”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    E ben kete De Biazin sikur ka meritat e nje gjeniu !
    Turp kur e krahasoni me Lipin , Trapatonin apo Capellon ( meqe kane marre te njejtin cmim)
    Keta qe japn cmime , a bejne nje analize se cila ishte merita e De Biazit ne kualifikimin e Shqiperise ne Evropian ?
    Kualifikimi = Loje + Fat + Gjykate + Pazare ne Armeni.
    Ne 3 komponentet e fundit ( Fat , Gjykate dhe Armeni) , De Biazi kishte 0 merite. dhe keto 3 komponente perbejne gati 80% te kualifikimit.
    Le te flasim per lojen.
    Loja= 90% mbyllje ne mbrojtje ne kufijte e zones + 10% loje sulmuese.
    A shikoni ndonje merite te De Biazit ne kete menyre loje ?
    Mjere Lipi , Trapatoni dhe Capello se me ke e kane krahasuar.
    Personalisht mendoj se me kete kontigjent lojtaresh qe kishim ne keto eleminatore , dhe me rrethanat teper favorizuese qe u krijuan , edhe nje trajner shqiptar si Hafizi apo Bajko apo ndonje tjeter , te njejten gje do te kishte arritur.
    De Biazi pati fatin qe u ndodh ne vendin e duhur ne momentin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje