Derbi është i kuq, Partizani fiton sërish ndaj Tiranës

4 Mars 2016, 20:10Sport TEMA

Ka përfunduar supersfida e javës së 24 në Superligën Shqiptare e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Partizani ka arritur të mposhti Tiranën me rezultatin 2-0, një fitore mjaft e rëndësishme për demat e kuq të cilët i afrohen kryesuesve të Skënderbeut.

Takimi u vendos herët ku golat u shënuan në fillimin e pjesës së parë të ndeshjes. Goli i parë erdhi nga Xhevahir Sukaj në minutën e 5-të ndërsa në të 12-ën Partizani ndëshkon sërisht me autor Arbnor Fejzullahu.

Ndërkohë në pjesën e dytë në minutën e 55-të te skuadra e Tiranës u ndëshkua me karton të kuq lojtari Elis Bakaj.

Pas ndeshjes së sotme Partizani mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, 1 pikë larg kryesuesve, ndërsa Tirana në vendin e tretë me 39 pikë.

3 komente në “Derbi është i kuq, Partizani fiton sërish ndaj Tiranës”

  1. Arturi says:

    Forca PARTIZANI! ? ?

  2. Elio Gora says:

    Se pari mendoj se lojtaret mbrojtes te Tiranes ne rastet e te dy golave u treguan te fjetur,gje qe kursesi nuk duhet te ndodhe as ne nje ndeshje me kundershtar te dobet dhe jo me ne nje ndeshje derbi.Goli i pare nuk do te ishte realizuar nese gjyqtari do te shikonte me kujdes para se topi te krosohej.Autori i pasit,lojtari i partizanit me pare shkaktoi faull ndaj lojtarit te Tiranes gje qe gjyqtari e toleroi.Kjo do te shihet me qarte gjate movioles.

  3. tifozi says:

    Edhe neaten e rreh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje