Messi, mesatare të frikshme golash edhe në 2016

4 Mars 2016, 16:19Sport TEMA

Pas fitimit të Topit të 5-të të Artë në karrierë nga Lionel Messi shumë mund të kenë menduar se ky trofe në 2016-tën nuk do të shkojë më as në duart e argjentinasit e as në ato të Cristiano Ronaldos, dy fituesve të vetëm në 8 vitet e fundit.

Por duke parë ecurinë e deritanishme të yllit të Barcelonës gjatë këtij viti gjasat janë që Topin e Artë ta fitojë sërish Leo Messi.

28-vjecari e ka hedhur plotësisht pas shpatullave atë dëmtim që pësoi në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe në 2016-tën ngjason më shumë një tigër të uritur sesa me një futbollist që ka fituar gjithcka në karrierë në nivel klubesh.

Me tregolëshin që realizoi në sfidën të La Ligas ndaj Rayo Vallecanos argjentinasi arriti kuotën e 20 finalizimeve gjatë këtij viti, një shifër mbresëlënse kjo edhe për një lojtar të jashtëzakonshëm si Messi.

Asnjë si Leo në 2016-tën, madje ai qe mund ti afrohet disi është vetëm shoku i skuadrës Luis Suarez i cili ka shënuar 15 gola në të gjithë kompeticionet.

Ritmi i golave të Messit në 2016-tën është me të vërtetë fantastik dhe nëse vazhdon me këto ritme ai mund të thyejë edhe rekordin personal përsa i përket finalizimeve në një vit kalendarik.

Me 20 gola të realizuar në vetëm 63 ditët e para të këtij viti Messi ka bërë më mirë edhe se në 2012-tën kur me 91 gola personalë theu rekordin e gjermanit Gerd Myler me 85 finalizime që rezistoi për plot 40 vite.

Në 2012-tën deri në datën 4 Mars, Messi kishte shënuar vetëm 17 gola, 3 më pak se këtë vit.

Statistika këto që të bëjnë të mendosh se 28-vjecari është një futbollist i një tjetër planeti./ SS

1 komente në “Messi, mesatare të frikshme golash edhe në 2016”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    MESSI e di edhe vete qe nuk mund ta mare perseri TOPIN e ARTE edhe sikur te mar ato trofe qe mori ne 2015 ,kurse per Ronaldon as qe behet fjale per Top te Arte ,sepse ai sic e kam cekur edhe sot qe eshte 31 vjec dhe KURRE nuk u poq si lojtar dhe te mar mbi shpine rolin e nje Lideri .
    MESSI ,kush ka qene i vemendeshem ne kete vit po perpiqet qe “Kepucen e Arte ” si ne SPANJE dhe ne Bote ta mare SUAREZI ,por Suarezi pos fuqise fizike dhe kembenguljes ekstreme nuk ka gje tjeter .
    MESSI e ka ndihmuar ket sezon Suarezin ,por duke pare se Suarezi nuk po shenon ne 3 ndeshje t e fundit MESSI me veprimin qe beri me “Ekipin e Krevatit ” ,VALLECANON , PO U JEP NJE SINJAL TE FORTE RIVALEVE se Ai , MESSI eshte aty duke vigjeluar dhe MESSI po na tregon qe nuk don qe ta lere gjithcka ne dore te Suarezit dhe MESSI me cdo kusht kerkon qe ta hedh Nock-down Ronaldon ,jo vete MESSI sepse ai nje gje te tille nuk e ka problem ,por kerkon qe ta beje kete me ane te bashkelojtareve te vet , ne se ata do te jene te afte ,perndryshe MESSI e udheheq vete ket fushate .
    Jo, as qe behet fjale qe duke u nisur mga statistikat e tij ket fillim viti , ai te thyeje ate rekord mbreselenes qe vendosi ne harkun e 2012 me 91 gola ne te gjitha garat .
    Eshte e pamundur do te thoja une per arsyen se MESSI nuk eshte obsesiv tek ky tregues dhe ai ,kush po e ve re ,po RUAN shume energji qe ti akumuloje per te ardhmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje