FOTOT dhe skeda e rrallë, kur Edi Rama luante basketboll në Shkodër

3 Mars 2016, 17:03Sport TEMA
FOTOT dhe skeda e rrallë, kur Edi Rama luante basketboll në

Të gjithë e dinë që kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, në rininë e tij ka luajtur basketboll. Megjithatë, ka pak foto dhe video të publikuara të asaj periudhe. Nga Shkodra diçka “zbulohet”. Veteranë të këtij sporti na kanë servirur një foto të vitit 1986, e bërë para ndeshjes Vllaznia-Dinamo, luajtur në pallatin e vjetër të sportit në Shkodër (sot Katedralja e qytetit). Kryeministri aktual është i pari, nga e majta, lart, dhe mban numrin 11, ndërkohë që lojtarët e tjerë të ekipit dinamovit në këtë takim ishin edhe Arben Dedej (nr.14), Sokol Bellova (nr.4), Fatmir Cuka (nr.9) dhe Ilir Trebicka (ndërtuesi i stadiumit “Loro Boriçi”, aktualisht), me numrin 13.

Ndërkohë, Vllaznia do të luante në atë takim me Sokol Kalajn (nr.10), Avenir Kalajën (nr.12), Astrit Zaganjorin (nr.4), Marin Shestanin (nr.7) dhe Korab Llazanin (nr.5). Gjyqtarë të takimit ishin Sulejman Kazazi dhe Faruk Rizvanolli. Por, nga Shkodra vjen edhe një kujtim tjetër i Edi Ramës, kundërshtar i skuadrës së këtij qyteti në basketboll. Veterani i sportit, Angjelin Deda, ka ruajtur disa blloqe shënimesh të ndeshjeve të ndryshme, në disa lloje sportesh. Eshtë data 29 mars 1987. Vllaznia pret në Shkodër Dinamon dhe mundet prej saj me rezultatin e ngushtë 75-74. Edi Rama është sërish në fushë për ekipin fitues, madje këtë herë ka përkrah edhe ministrin aktual të shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në formacionin shkodran, ndërkohë, janë edhe dy prej drejtuesve aktualë të sportit në Shkodër, inspektori i sportit në bashki, Benjamin Idrizi, dhe inspektori i sporteve në klubin shumësportësh “Vllaznia”, Astrit Zaganjori. Me këtë të fundit thuhet se ende ruan raporte shumë të mira. Kryeministri Rama duket se për Shkodrën ruan respekt të veçantë. Jo më kot, bëri të mundur një investim shumë të madh për të përfunduar stadiumin “Loro Boriçi”. Madje, burime të ndryshme bëjnë të ditur se ai u ka premtuar miqve të tij ish-basketbollistë edhe një pallat sporti të ri, sepse aktuali është thjesht një sallë sportive./Telesport

15 komente në “FOTOT dhe skeda e rrallë, kur Edi Rama luante basketboll në Shkodër”

  1. Pilo Lala says:

    Qytetari ngelet Qytetar.
    Respekt per Shkodren e Qyteteruar.

    1. Pilo Zaka says:

      Kurse idioti byrhelepires mbete prape idiot!

      1. ? says:

        Rrofte Sali Berisha.

  2. FixYa says:

    Prandaj e beri minister shendetesie kete debilin hajdut

  3. © KENDVERSHTRIM TJETER © says:

    Nostalgjia sportive gjithmon eshte e bukur !
    Mosha e rinise e shoqeruar me ambicjet sportive,ka mbajtur larte cilesine sportive,duke mos haruar se sporti behej fal pasionit te te rinjeve dhe te rejave,pa kur fare interesi monetar.
    Fotot ne ate periudhe,beheshin kryesisht nga klubet sportive,nga drejtuesit e tyre.

    1. bredhi says:

      I mbaj mend kur isha femi lojtaret e Vllaznise, Zaganjorin, Shestanin, Llazanin, Kalaj. Te jashtezakonshem.
      Shto Dinamon e Ela Tase, Babuli etj, them ai brez i mrekullueshem i lojrave me dore nuk i vjen me Shqiperise.

  4. Emigranti says:

    Ndjeva nje kenaqesi te veçante kur pashe dialoshin 2metrosh i rjeshtuar ne ekipin e Dinamos por edhe si lojtar i Kombetares se Basketbollit Shqipetar Z Edi Rama.Ajo seder ,ajo ambicje pozitive per ti dhuruar gjithe sportdashesve shqipetare kenaqesi per lojen e Tij e ka shoqeruar gjithenje.Me kete ambicje Ai si Kryebashkiak drejtoi Tiranen tone te dashur ku per punen e kryer vleresohet nga bota si nder Kryebashkiaket me te mire ne bote.Si Kryeminister sot Ai me po ate ambicie po drejton vendin te cilin Saliu na i shkateroi.Vendi me reformat qe po behen ka ndryshuar,ka marre tjeter pamje Ky njeri si punetor i pa lodhur dhe shume i kompletuar shume i talentuar ne gjendjen qe e gjeti vendin, i duhet ketij vendi.Me shume te drejte Edi Rama mund te quhet NDER I KOMBIT.

    1. vaso says:

      kurre nuk ishte ne 5-shen kryesore apo baze te themi.Me perjashtim te ndonje rasti.Ai si lojtar nuk ka treguar gje,pavarsisht deshires per sport si gjithe te rinjte.

  5. Brian says:

    Sa per basketbollist, pyet Gaz Cacin. Ai e njeh mire se i mbante cantat. Gjithe Tirana e di kur Gazi e detyroi Ramen te lahesh tek shatervani para Universitetit. Nduja ishte shume me i mire se E. Rama, por me qe ishte malok nuk e mblidhte kombetarja, ashtu si edhe Sokol Kalajn. Ne ndeshjet ne Shqiperi nuk u grumbullonte E. Rama. Kur ishte puna per jashte, po, se kishte biografine e mire.

  6. lacjani says:

    a doni me per belul manuelen a!?

  7. Mici says:

    Shoket e skuadres kollosa, Jo vetem nga shtati por dhe nga mençuria …. .

  8. x''''''' says:

    po si duket xhaxhi i njihte mir maloket. prandaj dhe nuk e conte jashte…..

  9. bredhi says:

    Kalaj, Zaganjori, Shestani, Llazani !!
    Cfare basketbollistesh ka pas Vllaznia! Te jashtezakonshem. Vetem me keto e plotesoje Kombetaren e basketbollit.
    Nuk i vjen me Shkodres dhe gjithe Shqiperise ai brez lojtaresh.

  10. Lymi says:

    Si ne basketboll e si ne pikture medioker e i deshtuar. Shtoji dhe problemet psiqike siper e ky popull te ben kryeminister qe ta shkelesh me kembe. Kemi gjetur idiotin perfekt! Bravo cuna!

  11. naim says:

    Miq te nderuar mos harroni se te dy kto si Edi(nip i te madhit Kol Indromeno) si dhe Ilir Beqja(djali i profesorit te nderuar H.Beqja)apo P.llazani e leon Peja jane thjeshte perfaqsues te familjeve qytetare shkodrane te cilet per arsye te ndryshme kan luajtur kunder shkodres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje